E diele, 28.04.2024, 11:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Antologji e poezisë matjane

E diele, 01.11.2015, 05:31 PM


ANTOLOGJI E POEZISË MATJANE, NJË FLUKS LIRIKASH TË FRESKËTA

NGA QAZIM SHEHU

Poeti Hamdi Hysuka na dha  kohët e fundit një përmbledhje antologjike të poezisë matjane duke dëshmuar dashamirësi dhe guxim krijues. Në të përfshihen poetë të Matit dhe poetë që e kanë kaluar jetën në Matdhe janë “matjanizuar”në krijimtari. Kjo antologji vlerash,  e freskët , dëshmon për shijen e hollë të Hysukës , sepse ai  ka mundur të sugjerojë autorët çfarë t`i  sillinin, të konsultohet me ta dhe të pranojë krijimtarinë e tyre më të mirë. Gjithashtu edhe me poetët që nuk ka mundur të kontaktojë, ai vetë u ka përzgjedhur poezitë më të mira. Qëllimi ka qenë,  dhe ia ka dalë të na japë një libër të bukur i cili duke u lexuar si i tërë dëshmon faktin se poezia matjane ndodhet në majat e lirikës shqiptare me një sugjestion ndjenjash dhe përjetimesh të larmishme. Kjo është përshtypja e parë pasi e lexon librin dhe ndjehesh i privilegjuar , kur në këtë mori botimesh lexove një libër të bukur i cili të dha impresione të forta , një libër që nuk mund ta lësh në një lexim por  ke dëshirë     t`i rikthehesh sa herë dhe kjo ndodh me librat e mirë. Një antologji nuk mund t`i shmanget kriterit arbitrar , po Hysuka i a ka dalë që t`i rrijë larg këtij kriteri me dashamirësinë dhe profesionalizmin e vet , çka dëshmon për një punë serioze që i jep atij reputacionine njeriut dhe poetit të harmonizuar , këto dy tregues në  një vlerëtë vërtetë. Antologjia ta jep përshtypjen sesi mund të hartohet si etillë kur pranohet vetëm vlera, jashtë miqësive dhe egoizmave të ulta apo hatërmbetjeve të poetëve. Kështu,  ky libër krahas vlerave artistike të padiskutueshme arrinë të na përçojë vlera  sociale,  psikologjike të ingranuara në rrafshin e një serioziteti pranues. Poezia matjane dallohe tsi tipologji për detajin jetësor, verbin komunikues, minifabulën e gjetur,  ngrohtësinë dhe forcën e përjetimit jetësor. Ajo ka në strukturën e vet mendimin filozofik  për krenarinë e historisë, dashurinë për trollin dhe kjo strukturë ngrihet me një arkitekturë të shpirtit. Lirizmi njerëzor ngrihet në lirizëm fluid. Në të gjithë ciklet e përzgjedhura ndodhet Mati, që nga Ati i Madh i poezisë shqipe,  Pjetër Budi, gjeografia dhe relieve me peizazhin e mrekullueshëm, e,  në këtë bërthamë çel bisk jeta njerëzore merr gjethnajën e kohës dhe shkrimon e dëshmon forcën e kësaj lidhjeje midis poetit dhe truallit, një lidhje që vitalizon thelbin e ekzistencës dhe krenarisë së njeriut shqiptar. Të bën përshtypje që edhe poetët matjanë që janë larguar në emigracion , edhe pse me kohë jetojnë në metropolet e Europës, ku natyrshëm ndihet pesha e trysnisë dhe tjetërsimit , poezitë e tyre më të bukura i kanë tek kjo lidhje , çka dëhmon edhe një herë mbi atë raport të njeriut dhe vendlindjes një raport që  zbërthehet natyrshëm vetëm përmes dashurisë, mallit nostalgjisë , dhimbjes dhe deshifrimit të atyre kodeve të fshehta që mund kuptohen vetëm brenda këtij raporti. Në poezinë matjane është Ulza e Shkopeti, Deja e Gur i Bardhë, Uraka e Burreli, Klosi Suçi e Burgajeti, pra një toponomastikë poetike që shkrihet,  ndërtohet përmes pejzave të një shpirti të hollë e të ndjeshëm. Poetët matjanë nuk janë poetë që i tërheq moda e vargut “interesant”, po bëhen interesantë përmes origjinalitetit e freskisë së fjalës,  përmes të kënduarit vetjak, duke u frymëzuar në ideodigramën e të  perceptuarit të jetës përmes shqetësimit të tyre. Kjo e sjell vetiu një varg të punuar dhe një fluks figurash të cilat të mbeten në mendje. Gjithashtu ky varg i kulturuar dëshmon për aftësitë imagjinative dhe hapjen e kësaj poezie për të thithur   përvojë nga poetët më të mirë shqiptarë dhe të huaj. Por mbi të gjitha  në poezi është e rëndësishme të njihet vetvetja dhe tëj epet ajo siç është. Sharmi dhe elokuenca e poezisë matjane fillon nga Budii cili ende sikur thotë:”ku janë ata letëror, / të urtë e dijes të ndëgjuom…” e kjo elokuncë vjen më pas në këngët popullore, traditat, zakonet legjendat për Skënderbeun për të cilat aq bukur ka shkruar mësuesi përmetar Dhosi Liperi në librin e tij”Mitologjia Skënderjane”;për të ardhë pastaj në kohrat moderne si një vijimësi etnokulturore e këtij shpirti dhe e fjalës së bukur.

LIRIKA E PASTËR

Një numër poetëshl irikë matjanë si Basir Bushkashi, Hysni Milloshi, Hamdi Hysuka,  Bajram Canameti,  Fatmir Gjestila, Qemal Cenaj, Kujtim Stana, Simon Kasa, Rakip Lasku  , Halit Çitozi etj, poezinë e tyre e shtjellojnë përmes  një ndjenje të hollë e të fuqishme. Basir Bushkashi dallohet për vërtetësinë e ndjenjës dhe tronditjen që jep ajo. Ndjenja tek Basiri merr konotacionet e një thellësie njerëzore drejt së përjetshmes duke iu drejtuar njerëzve të dashur, vendeve qyeteteve, aspekti njerëzor i poezisë së tij të trondit me detajet që kap. Ndërsa Hysni Milloshi ka një lirikë  që synonon agjitimin e ideve duke ndërthururu sfondin kohor me shpirtin e njeriut. Nëse Basiri është quajtur Esenin i Matit Hamdi Hysuka është një Hajne i Matit. Poeziae tij është një frymë lirike e ngrohtë që zbërthen çaste njerëzore të cilat të përkundur me delikatesë në shtratin e ndjenjës përkunden me hove të qeta lirike. Bajram Canameti nga Rremulli synon lirikën patriotike, sociale dhe filozofike. Lirika e tij mbështillet me një tis të ngrohtëtë shpirtit njerëzor, larg dilemave me një mendim të përcaktuar fiozofik.  Këtë tendencë me një varg të kulturuar e mbart edhe Fatmir Alimani. Kujtim Stana synon peizazhin ndërsa Qemal Cenaj peizazhin e përzien me nuanca dhe intonime filozofike.  Poetesha mjaft e ndjeshme Adivije Hoxha shton një tjetër nivel artistik në poezinë matjane  duke sjellë në poezinë e saj një botë inkadeshente femërore , ku thjeshtësia dhe bukuria e vargut hap një horizont të mirëfilltë lirik plot ndjeshmëri. Me të drejtë autori ka sjellë edhe poetët më të hershëm si Isuf Meta, Dali Terziu, Ymer Toçi, Kolë Ndreka, poetë të teksteve, që thurën këngë për vatanin dhe trimëritë e Skënderbeut. Duke lexuar mjaft tekste të tyre  për të ardhë gjer tek poeti i fundit bindemi për modernitetin dhe verbin e kulturuar të njerëzve krijues të kësaj treve. Në periskopin e kësaj ideje na del qartë koha dhe rritja e krijuesit përmes saj.

POETËT E MËRGIMIT

Poetët matjanë që kanë mërguar, për arsye të ndryshme nuk e kanë humbur këtë identitet, ata janë matjanë , sepse Matin e mbartin në shpirtin e tyre, përmes kujtimeve,  nostalgjive, mallit,  brengave dhe dëshirës së patundur që Mati dhe Atdheu i tyre të ecë përpara. Këta poetë si Xhavit Gasa, Naim Berisha, Kujtim Porja, Riza Doda, Gëzim Buna, Albert Nikolla, Elsa Koçi etj, paraqiten në antologji me një përzgjedhje të mirë të poezive. Nëse ata janë të ndarë një antologji i bashkon , sepse Hysuka nuk ka lënë poet që njeh pa ia dhënë vendin që i takon. Në poezinë e tyre ndihet shenja e mërgimit , distanca që krijon malli , largësia , pengjet shpirtërore dhe dashuria e madhe për njerëzit e tyre. Poezia e tyre plotëson një dimension të ri tematik në poezinë e sotme. Ajo është poezi e shtruar,  e qetë e mallshme plot ndjenja dhe hove shpirtërore që konturohet përmes një vargu të çlirët , plot bukuri dhe ku gëlojnë figura të bukura letrare. Poezia e tyre është një dritare për të parë siluetën e njeriut të  sotëm që tretet në horizontet e pamata të Perëndimit,  ajo sjell në refleks domethënie të reja mbi kuptimet e sotme, që zgjatohen në infinit. Ja si shprehet Xhavit Gasa:”Kur u largova nga vendlindja, /Kur mora rrugët e kurbetit, /Përmbi ballë ç`mu shtuan thinjat, /shpirt e zemër prapa më mbetën…”Ndërsa Riza Doda:”Njeriu nuk vlen fare, /në të huajin dhe, /nuk ka forcë fjale, /me vete s`ka atdhe…”Vargje të tilla mund të sillen plot çka dëshmon për fuqinë shpirtërore të këtyre poetëve të cilët vërtet janë larguar nga vendlindja,  po jo nga dashuria ndaj saj.

POETËT E MODERNITETIT

Ky term mund të shihet në një përkufizim të vështruar ngushtë brenda një kuadri tematik , pasi çdo poezi e shkruar mire,  pavarësisht nga koha,  është moderne. Gjithësesi,  vështruar për nga drejtimi i këndelljes ndaj objektit poetik, nga fjalori dhe prirja ekzistenciale dhe arratia e ëndrrës në një botë të amullt, kaotike ku individi nuk e gjen veten dhe kërkon kuptime të reja të qenies , mund të shprehemi brenda një termi të tillë. Poetë të tillë sjellin kohrat e reja,  errësojnë figurën,  absatragojnë dhe tentojnë të shpërthejnë minibotën e tyre në kërkim të kuptimeve dhe zgjerimeve të frymës. Ata rrinë më afër qenies si të tillë dhe nuk e shpërpjestojnë atë në tema kombëtare apo të një socializimi të hapur. Duke lexuar antologjinë krijova bindjen se një varg poeteshash të reja e mbartin këtë përmasë të menduari. AnilaXhekaliu, shprehet:Funddhomë, arka prej arre, vjeshtat, /rrobat përherë të reja të udhës, /mjegull të fshehtash…”, ndërsa Ermira Kazhani:jetoj e tembur, /zhytur në hingëllima fjalësh…”ose:”vëlla,  buzëqeshjen mos ma vetmo…”Erina Çoku, Roza Hysuka, Jolanda Lila, Adriatik Doçi, Ervisa Ruka, Elisabeta Kurti etj, sjellin temën e vetmisë, ankesës, arratisë së ëndrrës,  pasqyrojnë dhe heshtojnë në retiçencë kontekste të cilat mund të zbërthehen në deshifrime ndjenjash të fshehta.

NJË ANTOLOGJI SI PASHAPORTË

Një antologji është një pashaportë , një lejekalimi për të hyrë në atmosferën e përgjegjshmërisë kohore. Ajo sjell një reliev të përcaktuar vlerash që mund të luhatet nga shijet e njërit apo tjetrit.  Gjithësesi rrëfen për kontinuitet dhe zbërthen kohën poetike të njeriut që ngrihet  mbi kohën reale. Ajo i bën nder kulturës matjane ,  sepse tregon një pashaportë shpirtërore,  diçka nga mund të njihesh përmes shpirtit. Gjithashtu brenda spektrit të poezisë shqipe hedh dhe mban rrezen e saj me dritën që i takon. Por sillet edhe si një libër i mirë,  i këndashëm, një libër shijehollë, plot ritëm me një fluks të butë ngjyrash dhe mendimesh,  ku njeriu ka dëshirë të gjendet në shoqërinëe tyre. Ajo është njëkohësisht dhurata më e bukur që mund t`i jepet njëtë huaji nga Bashkia Mat, dhe Hysuka arriti t`ua bëjë dhuratë jo vetëm poetëve këtë, lexuesve dhe dashamirësve të poezisë,  por edhe kësaj bashkie,  njëherit të lartësojë edhe  punën e vet duke treguar seriozitetin e një poeti dashamirës, të përkushtuar dhe të drejtëme kriteret e përzgjedhjes dhe vendin e pasqyrimit në të.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora