E diele, 28.04.2024, 10:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Ramiz Lushaj: Pikëllimë

E hene, 02.11.2015, 08:22 PM


Ramiz LUSHAJ

 

PIKËLLIMË...

 

1.

Vendlindja jote ka një mal me emnin Pikëllimë.

Kjo ditë po vjen me një mal dhimbjeje pikëllimë.

Bajaziti ynë.

 

Të erdhën vargjet lisnajë - në kolonë

Valët e Dy Drinave të përcjellin me jehonë.

Poet i Bytyçit e i Botës.

Poet i Hasit, Kukësit, Tiranës…i Qiellit e i Tokës.

 

Ti - disa gjëra i more sot me vete.

Ti - për të nesërmen plot të tjera i le për Ne.

 

Ende po mbetemi me pak Shqipëri.

Ende po kemi shumë At-Dhe…

 

2.

Bajazit nuk duhej të ikje kaq shpejt.

Sa të shkonim në Kukës edhe sivjet.

Të pinim kafe e folnim gjatë si në vitet ’90.

Kur ishe gazetar i vjetër e mbete mësues i ri,

Kur ishe politikan e mbete poet…

 

Kur më thoje n'ato vite se e keqja e Demokracisë,

Nuk jemi as ti dhe as unë

Po kur të vijnë të tjerët e t’i hanë frutat tanë

Kur Asaj t’i kacavirren majmunë…

 

3.

Ne, i lamë vendlindjet tona, morëm rrugët e botës

Ti ike afër e larg nga Kukësi,

Unë ika afër e larg Tropojës.

Ka kohë pa pi kafe bashkë

Breg Valbonës së kaltër. Nën hijet e Zabelit…

 

Shpesh pimë kafe tek kolonat e Teatrit të Operas e Baletit

Në piskamen e kangëve moderne.

Në zhurmat e makinave. Në smogun e kryeqytetit.

 

Në Rrugën e Madhe: poezitë, kafet, fjala, malli…

Do kenë dhe emnin e mbiemnin tand: Bajazit Cahani!

 

-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, 31 Tetor 2015-



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora