E premte, 26.04.2024, 03:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Si janë poetët

E merkure, 24.06.2015, 07:48 PM


Neki Lulaj

 

NOSTALGJI

 

Mendja sonte me dremiti përgjumshëm leqeve të shpirtit

Shkoi poshtë e lart mbi disa kalldrëme ne disa kthesa jete

Në odat me një llampë gazi si pasqyrë eca nëpër kate kujtimi

Në ato qilare pa  dritë,  në dritë hëne  gjeja dashurinë si rreze.

 

Tingujt bashkë me erën  me përcjellin hapat e opingave të çara

Mbi gurë baltë e në një llohë vjeshte fytyrën ma pickonte

Hijet i mbaja fort e më fort me dorë si disa lule bore të bardha

Si një shkop magjik që e mbajnë pleqtë kur u ikin vitet në hone

 

U zgjua zogu bukurisht nga kjo nostalgji e çukisur  rinore

Duke i fshehur në cergën e territ netët na rritën në ikje.

Me dorën e ngrohtë përkdheli ballin  sit ë ishte  leqe baritore

Janë vargmalet e dashurisë plot përrenj lumej gurra freskie.

 

U ngjitëm kaltërsive mes rreshtave te bjeshkës së gjelbëruar

Hojet rinore ushqehen  me mjaltë, me fjalë  e fllad dashurie

A do të di edhe unë ta kem kur u duhej  dashuria  si e munguar

Fjalët janë atllarë të pashaluar ,hapa e javë në  kalendarin në ikje.

 

Fjalët  mëndafsh,  janë copëza  dashuri që sinorët përvëlojnë

Fjalët janë  kuaj të pashaluar  për shkallët e shpirtit të uritur

Nuk plaken e janë lumë që ujin e vrullshëm nuk e shteron.

Fjalët janë hoje mjalti, nostalgji për të mirin  e njeriun e ditur

 

 

SI JANË POETËT

 

Poetët janë si një pyll plot me bore, si një agim

Si një fushë me ullinj plot gjethe e me kokrra.

Degët iu lakohen nga pesha  e rëndë e begatisë

Kanë bukurinë që ua njeh guri, lulja dhe shqota.

 

Poetët jaë  erë behari apo dhe vjeshtë pa gjethe në tufane

I zbardhëron edhe bora e parë i zbukuron urimi

Poetet janë aktitektë urash mbi detra e oqeane

Që lidhin botën me magjinë e vargut dritërrëzëllimi.

 

Ata janë si kështjella madhore katallanësh si përralla.

Me plot shkallë, rrasa, tjegulla,  bedena, gur e mure.

Portat i kanë shumë te mëdha te gjëra e të gjata.

Janë kala me mure, frëngji apo petale në  lule.

 

Janë bletarë që shpërndajnë hojin e fjalëve të ëmbla

Janë poleni i lules ku bleta e thith dhe e bën mjaltë

Bukuri e botës dhe gurë margaritari si në ëndrra

Dashuron të dashurit e  shlodh në udhë  çdo shtegtar

 

Poetet janë dritë që fle në prehërin e hënës

E në gurrat e  fjalës së tij  shuhet  etja dhe uria.

Ata janë edhe engjëj që rrinë në mjegullën e dendur.

Kanë kalanë e fjalëve me shkallë ku preket gjithësia.

 

Janë engjëj dhe bujq duarartë që krasisin vargje

Strofat ua u kafshojnë zanorët rrallë e më rrallë..

Bashkëtingëlloret ju rrëshqasin valët  e Bunës në harqe

Janë gryka burimi plot shkumb e  ujë që duket si ujëvarë.

 

Vegon ylli tek ta ku etjen e shuajmë brez pas brezi

Tek ta janë Migjeni, Naimi, Noli, Mjeda,   Çajupi e Poradeci.



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora