Kulturë
Sejdi Berisha: Nga dritarja ime
E hene, 22.06.2015, 07:17 PM
Sejdi BERISHA:
NGA DRITARJA IME...
(
Nga dritarja ime
Sa shikimet më janë përvjedhur
Dëshirat
Në ëndrra më janë shndërruar
Nga kjo dritare
Zogun e lumturisë e kam thirr
Bukurisë së tokës lutur iu kam
Në fllad vere jam shndërruar
Qershizat për t’i pjekur
Nga dritarja ime
Me përrallat e gjyshes
Rritën e shtatit e kam mashtruar
Në vapë vere kur mbyste vetmia
Me zukatje mizash bëja histori
Nga dritarja ime
Gjithçka kam parë
Tinëz e kam parë
Përcjelljen e gjyshit për në varr
Edhe qyqen duke kënduar
Nga kjo dritare
Me sytë dhe zemrën time
E kam parë vdekjen e poetit
Që kullonte plagë atdheu
Nga dritarja ime
Ndoshta do ta shihni
Atë djallin
Që unë edhe sot e kërkoj...
Komentoni
Artikuj te tjere
Demir Krasniqi: Si po prishet kënga shqipe
Adem Zaplluzha: Shkojnë pas ëndrrave të kaltra
Agim Gashi: Çka po thue o gjyshi plak?
Albana Lifschin: Profesor Gashi dhe ne nxënësit e tij
Hamit Taka: Nr.1…Partia ABCDEFGGJ
Dibran Demaku: Lamtumirë mik!
Sejdi Berisha: Heshtja si kryevepër...!
Dibran Demaku: E rende qenka ikja
Mustafë Rugova: Ti besojmë vetes e vatanit
Adem Zaplluzha: Duke ecur udhëve asnjanëse
Rrustem Geci: Himni blu
Shefik Shkodra: Faktografi e gjerë
Dhimitër Pojanaku: Gurabija e Mihallaqkës
Shahin Ibrahimi: Nexhmiu
Libri "Thesari Kombëtar 4", doli nga shtypi
Përparim Hysi: Dasma kob- roman nga Faslli Canaj
Hajrullah Mustafa: Opusi Krijues i Bedri Tahirit
Albert Zholi: Një promovim mbresëlënës
Poezi nga Ioan Romeo Rosiianu
Skënder Hoxha: Nënës sime