E enjte, 29.07.2021, 08:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Si po prishet kënga shqipe

E hene, 22.06.2015, 07:13 PM


Demir Krasniqi

 

SI PO PRISHET KËNGA SHQIPE

 

N’ trojet tona mbarëkombëtare –

Mbushë këngëtarë edhe këngëtare ,

Që me këngë s’ kanë lidhje fare ,

Por, këndojnë ma shumë për pare !...

 

Ata s’ çajnë kokën për vlera –

Veç me i  kapë diqysh kamera !

Veç me dalë n’ televizione –

Me shitë mend e iluzione !

 

Ca këngëtarë pa fije kripe –

Po na i prishin këngët shqipe !

Këngëve tradicionale –

Po u  japin ngjyra banale !

 

Ua ndërrojnë tekstet dhe burimin ,

Meloditë, ritmet , kuptimin !...

Me to dalin n’ festivale ,

I publikojnë në shumë kanale !...

 

Gjëmë po banë televizori –

Këto këngë këqyren prej zori ,

Iu mungon krejt redaktori ,

Koreografi e regjisori !...

 

Për këto këngë kur bahen  spotet –

Grup valltarësh shihen si koten !

Disa tjerë nisin t’ përkunden ,

Ca përgjumen , ca kruajnë hundën !...

 

Ca valltare  luftojnë krizat –

Këngëtarëve ua presin mizat !

Ca shamitë i sallaisin –

Këngëtarët i flladisin !...

 

Këta valltarë duhet t’ studiohen –

Vallëzojnë këngë që nuk vallëzohën              ?!

Ndërsa këngët që vallëzohën –

Nga valltaret po injorohen ?!

 

Ca këngëtarë janë çaraveshë –

Qeshën n’ këngë –  kur s’ duhet qeshë ?!

Këngëve t’ vajit e t’ pikëllimit –

U japin pamje t’ gëzimit ?!

Këngëve t’ dasmës e t’ gëzimit –

U japin pamje t’ pikëllimit ?!

Rreth tangarit , rreth gjyveçi –

Burrat këndojnë këngë konagjeçi  ?!

 

Burrat këndojnë këngë nusërie ,

Femrat këndojnë këngë  burrërie  ?!

Burrat këndojnë  këngët  rreth  gurrave ,

Femrat këndojnë në odë të burrave ?!

 

Femrat këndojnë edhe vallëzojnë –

Pjesët e trupit i reklamojnë !

Burrat haptas  i ngacmojnë –

Para kamerave i pickojnë ?!...



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora