| E hene, 22.06.2015, 07:13 PM |
Demir Krasniqi
SI
N’ trojet tona mbarëkombëtare –
Mbushë këngëtarë edhe këngëtare ,
Që me këngë s’ kanë lidhje fare ,
Por, këndojnë ma shumë për pare !...
Ata s’ çajnë kokën për vlera –
Veç me i kapë diqysh kamera !
Veç me dalë n’ televizione –
Me shitë mend e iluzione !
Ca këngëtarë pa fije kripe –
Këngëve tradicionale –
Ua ndërrojnë tekstet dhe burimin ,
Meloditë, ritmet , kuptimin !...
Me to dalin n’ festivale ,
I publikojnë në shumë kanale !...
Gjëmë po banë televizori –
Këto këngë këqyren prej zori ,
Iu mungon krejt redaktori ,
Koreografi e regjisori !...
Për këto këngë kur bahen spotet –
Grup valltarësh shihen si koten !
Disa tjerë nisin t’ përkunden ,
Ca përgjumen , ca kruajnë hundën !...
Ca valltare luftojnë krizat –
Këngëtarëve ua presin mizat !
Ca shamitë i sallaisin –
Këngëtarët i flladisin !...
Këta valltarë duhet t’ studiohen –
Vallëzojnë këngë që nuk vallëzohën ?!
Ndërsa këngët që vallëzohën –
Nga valltaret po injorohen ?!
Ca këngëtarë janë çaraveshë –
Qeshën n’ këngë – kur s’ duhet qeshë ?!
Këngëve t’ vajit e t’ pikëllimit –
U japin pamje t’ gëzimit ?!
Këngëve t’ dasmës e t’ gëzimit –
U japin pamje t’ pikëllimit ?!
Rreth tangarit , rreth gjyveçi –
Burrat këndojnë këngë konagjeçi ?!
Burrat këndojnë këngë nusërie ,
Femrat këndojnë këngë burrërie ?!
Burrat këndojnë këngët rreth gurrave ,
Femrat këndojnë në odë të burrave ?!
Femrat këndojnë edhe vallëzojnë –
Pjesët e trupit i reklamojnë !
Burrat haptas i ngacmojnë –