Kulturë
Mustafë Rugova: Ti besojmë vetes e vatanit
E enjte, 18.06.2015, 07:11 PM
Mustafë Rugova
TI BESOJME VETES E VATANIT
-KJO ESHTE LUTJA IME NE KETE MUAJ TE RAMAZANIT-
Shqiptarë:
O ju v'llaznitë e mi të gjuhes e të gjakut
Ne që i mbijetuam gjithqysh vitet e shekujt
Ti lëm mënjanë perrallat e gjyshes e të plakut
E të mos ndegjojmë gjindët dhe sojin e dreqit!
Pash njat Zot e pash Tokë e Qiell
Mos të bahemi te mjerë e idhujtarë
E ta duani me shume Turqine e Arabine
Se sa te bekuemin tonë Djepin Shqiptar.
Mosni, mosni e mos të bahem budallë
(me u kapë per lesh e per shkum deti)
Vet Zoti plot bindje na fali shqiptarë
Të mbushemi njeherë mend, a ta haj dreqi!
Bashkë túa kthejme shpinden bidateve te huaja
(e ta begatojme traditen tone pash Perendine)
Ç'na duhen zakonet , perrallat e hallehuajat
Kur kemi tonat që na e rritin lavdinë.
Per fund per respekt e per fjalen e art
ndiqeni At Irakli Pyllin, njat zemerbardhë:
"Unë besoj ne Zot, ne Abetare dhe ne Komb.
Keto jane, Ati, Biri dhe Shpirti i shejte".
-Per ZemraShqiptare, nga Hollanda, mesqershori 2015-