Kulturë
Hajrullah Mustafa: Opusi Krijues i Bedri Tahirit
E marte, 16.06.2015, 07:32 PM
Opusi Krijues i Bedri Tahirit- Gërshetim i mrekullueshëm i së vërtetës me artistiken
Fjalë rasti në ekspozitën e 30 librave të Bedri Tahirit, e cila u hap në kuadër të përurimit të monografisë së tij “Jashar Jashari- Komandant DURAKU”, organizuar nga Biblioteka “Naim Frashëri” në Vushtrri, gjegjësisht nga drejtoresha Advie Maxhuni, më 11 qershor 2015
Nga Mr.sc. Hajrullah Mustafa
Prandaj, është e pamundur që tërë këtë veprimtari te shkëlqyeshme krijuese te këtij shkrimtari të palodhshëm të sublimosh për pak minuta. Ndoshta vetëm tryezat dhe simpoziumet shkencore, të organizuera enkas për këtë veprimtari, do te kryenin deri diku obligimin ndaj këtij krijuesi te denje dhe mjaft te fryteshëm, për krijimtarinë e tij, te shkruar me një stil te qartë, dhe me fjalen e tij te gjallë e plot kalorit.
Të nderuar të pranishëm,
Për mua, është nder i veçantë, por edhe përgjegjësi e madhe, që të shpreh opinionin tim për veprimtarinë krijuese, të një pedagogu, të një intelektuali, të një publicisti dhe të një shkrimtari, i cili në çdo vepër të tij, e ato siç po shihet nuk jane nje e dy, por mbi tridhjetë, reflektojnë shkëlqyeshëm rreze drite në rrugëtimin e gjatë historik te popullit tonë liridashës. Sepse prof. Bedri Tahiri, në asnjë çast nuk di të ndalet duke gjurmuar si ”meteor” nëpër këtë rrugëtim historik, duke gjurmuar faqet e lavdishme të qëndresës dhe sakrificës se popullit shqiptar, tribunët, ideatorët e personalitetet me te ngritura te kësaj historie, sado me plagëdhimbje, megjithate krenare, nga se sakrificat dhe gjaku i tyre janë vetë liria që ne gezojmë sot.
Bedri Tahiri, u lind me 1956 ne Galicën e Azem Galicës, vendin e njohur te besës, e trimërisë, sakrificës e atdhedashurisë. Aty i mori edhe Bedriu, tani ky krijues i fryshem, mësimet e para për të vazhduar pastaj në Gjimnazin e Skenderajt, ndersa studimet Universitare, në degën e gjuhës dhe letërsisë ne Universitetn e Prishtines. Që nga viti 1980, ligjeron gjuhën dhe letërsinë shqipe në gjimnazin ”Eqrem Çabej“ te Vushtrrisë. Paralel me punen edukativo-mesimore, fillon heret te merret me artin letrar, dhe ja tani shkrmet, letrare-historike, dokuementare publicistike te Bedri Tahirit mund te gjejmë kudo nëpër revista dhe gazeta shqipe në terë gjeografinë shqiptare, por edhe në mërgatë.
Pena e Bedri Tahirit është pena që përjetëson lavdinë, është penë që nderon dhe lartëson herontë e kombit , te cilët i dolë zot, fateve te tokës që i lindi dhe i rriti.
Prandaj, është e pamundur që tërë këtë veprimtari te shkëlqyeshme krijuese te këtij shkrimtari të palodhshëm të sublimosh për pak minuta. Ndoshta vetëm tryezat dhe simpoziumet shkencore, të organizuera enkas për këtë veprimtari, do te kryenin deri diku obligimin ndaj këtij krijuesi te denje dhe mjaft te fryteshëm, për krijimtarinë e tij, te shkruar me një stil te qartë, dhe me fjalen e tij te gjallë e plot kalorit.
“Ndonëse me profesion jam letrar, historinë e mbaj përherë thellë në gjirmë te zemrës.Tek e fundit, letersia dhe historia jane si motra te një nëne. Që nga fëmijëria e hershme kam lakmuar berësit e historisë, heronjtë dhe dëshmorët. Kjo kersheri e pashuar me cyt vazhdimisht për të qenë, aq sa di e mundem në shërbim te asaj qe quhet kujtese historike”- thekson shkrimtari Bedri Tahiri në Prafjalë te veprës se tij ”HASAN PRISHTINA, Truri i Levizjes Kombetare Shqiptare” (2008).
Prandaj, studimi, hulumtimi, dhe dokumentimi i tij nëpër faqe te historisë sonë, u ben heret, preokupim, inspirim dhe punë e palodhur e shkrimtarit, Bedri Tahiri. Pikërisht këtu gjendet forca dhe fuqia e shpirtit te shkrimtarit Bedri Tahiri, kur shkruan për faqet e historisë, kur shpalos betejat e përgjakeshme, qëndresat dhe figurat me madhore, heronjtë e kombit, që bën historinë e këtij vendi. Sepse, dashuria për atdheun është dashuria me e shtrenjtë, ngase vetëm aty gjen shërim plaga e zemrës.
Stili kryesisht publistiko-letrar i Bedri Tahirit, me motive luftarake e historike, shtroj gjithëherë kërkesën e lexueseve, që disa nga këto vepra qe i kemi sot këtu, të ribotohen shumë here (libri për Adem Jasharin u ribotua nëntë here), sepse janë, vetë ”bibliotekë”, janë “arkiv”dhe burim i gjallë i informacioneve historike, nga se Bedriu në veprat e tij krijoj një individualitet artistik dhe stil te veçantë origjinal, konkret dhe te kapshëm për te gjitha grupmoshat. “Bedri Tahiri është shkrimtar i ngjarjeve te përjetuera, por edhe te rujtura në kujtesën e thellë popullore te përcjellë nder breza, shekuj, dekada e gjenerata, prej se cilës rrjedh pasioni i luftës se vazhdueshme për liri e bigezuar në dy anë: popull- ushtri, te shkrirë në njësi kombëtare të luftës për çlirim”- theksojn autorët: Zenun Gjocaj-Xhavit Aliu në librin “Opusi Krijues i Bedri Tahirit- Lapidar për Deshmorët e Lirisë”.
Në tërë veprimtarinë e tij krijuese, Bedri Tahiri gërshetoj mrekullueshëm, historinë, të vërtetën dhe artistiken. Ne krijimtarinë e begateshme te tij, lexuesi lehtë do te zbuloj lartësitë vlerësuese dhe mesazhet e fuqishme te autorit se dashuria për atdheun dhe lirinë nuk shuhen dhe s’duhet shuar kurrë. Frymëzimi i shkrimtarit Bedri Tahiri për historinë, por edhe formimi itelektual dhe familjar i tij, nuk e lën të qetë asnjëherë. Prandaj filloj trajtimin artistik te figurave me te shquara të historisë sonë kombëtare siç janë: Ahmet Delia, Hys Popova, Shote dhe Azem Galica, Shaqir Smaka, Hasan Prishtina, e deri tek heroi legjendar Adem Jashari, por edhe tribun e vigaj te tjerë të luftës se fundit, lufta e të cilëve zhduku robërinë me shekuj, dhe siguruan, ardhmërinë dhe lirinë e popullit tonë. Bile, te shumtën, krijimet për figurat më emblematike te luftës së fundit, prof. Bedriu i shkroj nëpër flakën e luftës, nëpër shkrumb e hi, nëpër klithma e masakra, por gjithësesi edhe nëpër heroizma dhe kushtrime të luftëtarëve të lirisë, siç janë veprat ”Adem Jashari -Legjend e legjendave”, “Agu i Lirisë” etj.
Kritika leterare, ka vlerësuar lart krijimtarine artistike te prof. Bedri Tahirit. Nuk mundem që të mos përmendi vlerësimin shumë pozitiv, te përcjellur me lavdata te larta,nga dijetari austriak Dr.Hermann Olberg-u nga Insbruck, Nadir Zhablaku, Liman Rushiti, Mehmet Kajtazi, Mehmet Rukiqi, Kadrush Radogoshi, Jakup Ceraja, Miftar kurti, Shpend Topallaj e shumë te tjerë.
Prandaj krejt ne fund, krijuesit Bedri Tahiri i dëshirojmë, shëndet dhe jetë të gjatë, me dëshirë dhe shpresë, se lexuesit edhe me tutje do të kenë rast, te kënë në dorë edhe shume libra te këtij autori, siç ngjau sot, kur para nesh u shpalos monografia “Jashar Jashari- Komandant Duraku”.
JU Faleminderit!