E premte, 30.07.2021, 02:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Një promovim mbresëlënës

E marte, 16.06.2015, 07:18 PM


Një promovim mbresëlënës në Akademinë e Shkencave

Promovohet libri publcistik  “Iliria - Atdheu i parë i Shqiptarëve”, i autorit Harallamb Kota

Nga Albert Z. ZHOLI

Më datën 13.06.2015, ( e shtunë) në sallën Aleks Buda, Akademia e Shkencave, ora 11-00, Shoqata Atdhetare “Labëria”, organizoi promovimin e librit publicistik “ILIRIA, Atdheu i parë i shqiptarëve” të autorit Harallamb Kota ku diskutuan 9 Profesorë. Në këtë promovim, ku kishte më shumë se 100 pjesmarrës, ajo që u vu re ishte se, të gjithë ishin në një mendim se, libri me karakter patriotic  i mungon shumë librarive shqiptare. Në këtë takim tepër mbreslënës e morën fjalën,  Prof. Ago Nezha, Prof. Hysen Kordha, Prof. Sulejman Muça, Prof. Bardhosh Gaçe, Prof. Bernnard Zotaj, Prof.Kastriot Bezati, Prof. Zaho Golemi, Bashkim Qeli-

Në fjalën e tij Prof, Bernard Zotaj theksoi:

.Përshendetje “Mik i Labërisë”, zoti Harallamb!

Paraqitja para lexuesit me librin “Iliria - Atdheu i parë i Shqiptarëve”, prej Jush, më bën të vë në dukje që në fillim kontributin Tuaj modest për të rritur ndjenjën kombëtare, e cila duhet të qëndrojë mbi çdo ndjenjë. Nga leximi i vëmendshëm i librit, Ju i përkushtoheni librave shqip, të cilat kanë vlera historike, letrare e filozofike e që shërbejnë: për të fiksuar të shkuarën dhe udhërrëfyes për të ardhmen. Ky është një veprim i mirë, me vlerë për opinionin e gjerë shoqëror. Nisur nga ky këndshikim unë kam besim se libri po mirëkuptohem nga lexuesi i gjerë, për mënyrën letrare të paraqitjes së historisë sonë. Ky libër përbën një hap cilësor në mënyrën e stilit të të shkruarit, analizës, renditjes historike të ngjarjeve. Leximi i tij të fut natyrshëm në labirinthe historike, në trajtesa, në fakte e në ngjarje, që edhe pse të njohura, të duket se i lexon për herë të parë. Libra të tillë, janë dëshmi e një pune të kujdesshme, për grumbullimin dhe studimin e detajuar, pasi ju Harallamb, merrni mbi vete përgjegjësi historike, për misionin e librave të këtij karakteri. Ju kini një karakteristikë të veçantë, në krijimtari, trajtimin e ngjarjeve me karakter patriotik. Duke prurë dokumente, e lini lexuesin të lirë në ngjarje, ne fakte, në histori, e për të dalë vet në përfundime. Autori, lexuesit nuk i vë detyrë imponimin e gjykimin e idesë së tij, por paraqitet bindës në idenë e të shkruarit, duke u ndjerë i lirë në vlerësim. Të themi drejtën sot, patriotizmi është venitur. Por libri që kemi në duar përpiqet të bëjë një gjë të tillë, të mbajë ngjallë këtë ndjenjë. Ai sjell fakte historike se Ilirët nuk u romanizuan, por ruajtën identitetin, kulturën dhe traditat duke trashëguara brez pas brezi, në vijimësinë e paraardhësve të tyre pellazgë. Ushtritë e kohës dëmtuan dhe prishën kështjella e vendbanime të panumërta të Ilirisë. Termat Ilirë apo Iliri, ende përdoren dhe sot për të treguar vendin dhe popullsinë e rajoneve të Ballkanit Perëndimor. Kjo mbijetesë tregon cilësitë dhe virtytet e larta morale të popullit tonë, që nëpër historitë e shekujve ka ditur të gjejnë rrugën e shpëtimit me dinjitet dhe fisnikëri. Ky është një libër modest në pamje, por i thellë në mendime sepse i përkushtohet patriotizmit, fjalës më të bukur, virtytit më të lartë, ndjenjës më të spikatur, për të cilën kanë shkruar në vijimësi poet, shkrimtar, shkencëtar, filozof, këngëtar, njerëz të thjeshtë, etj. Si një libër publicistik, aktualisht, është pjesë e gjithkujt, pjesë e realiteti ku secili përpiqet të vërë një gur në themelet e patriotizmin dhe të atdhedashurisë, më shumë se kurrë sot, në epokën e globalizimit botëror.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora