E enjte, 29.07.2021, 11:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Shkojnë pas ëndrrave të kaltra

E hene, 22.06.2015, 07:11 PM


Nga manifestimi “Drini Poetik” me poetin arbëresh nga Zara -Tomislav Marijan Bilosniq

Adem Zaplluzha

Pesë poezi nga libri “Një shi prej bryme”

 

SHKOJNË PAS ËNDRRAVE TË KALTRA

 

Tani më fëmijët tanë

Ngjajnë me zogjtë shtegtarë

Posa çelë pranvera

Në shpirtin e tyre të brishtë

Fluturojnë zogjtë e bardhë

Hapësirave të paanë

 

Si kuajt e egër trokojnë

Pas ëndrrave të kaltra

Nuk ndalen në asnjë liman

Ose stacion trenash

As nëpër pistat e mendjeve

 

Ëndrra e tyre e bardhë

Është i vetmi stacion

Ku ndalen njerëzit e dashuruar

Kur mbërrin në vendin

Dhe cakun e duhur

 

E lëshojnë spirancën e zhgjëndrrës

Dhe aq bukur ëndërrojnë

Për jetën e bletës

Sa që nga gishtat e tyre pikojnë yjet

 

 

KUR SËRISH I HAPËM SYTË

 

I hapi sytë

Asgjë nuk shoh përtej kujtesës

Një njeri i moshuar

Del nga lëkura e tokës

Dhe pranë rrapit të vjetër

I mbështetet supeve të ajrit

 

Në brendinë e gjetheve të njoma

Rritet një fjalë e urtë

Zemra rreh për zemër

Kur era belbëzon ninullat e fëmijërisë

E guri i atdheut ndjen etjen e tokës

 

Në këto çaste vendimtare

Fëmijët na braktisin

Ngjajnë më zogjtë e stinëve

Ikin diku larg

Ikin të dimërojnë në brigjet e fjalëve

 

Kur sërish i hapim sytë

Pas shpine roli i jetës

I lëshon dhe i mbyllë perdet

Teatri antik me mija vjet më herët

Nuk mungoi në arsyen e njeriut

 

 

PROTEZAT E DUARVE TË MIKUT TIM

 

Ishte koha e gjumit

Ai njeri gjeti një gotë prej plastike

Dhe i vuri në të

Protezat e dhëmbëve artificial

 

Nata pa asnjë asht në gojë

Kafshoi sterrën

Nga trupi i dërmuar i një meteori

Filloi të pikonte trishtimi i ditës

 

Ende më kujtohet ajo kohë e hidhur

Më kujtohen

Protezat e duarve të mikut tim

Kur fqinji i tij ardhacak

I dogji në furrën e gëlqeres

 

 

A MUND TË MBËRRI SONTE

 

Çfarë të bëj me ty

Ose me vetveten në këto çaste

Kur jemi kaq larg njëri - tjetrit

Një yll i vetmuar

Po mbytet në pellgun e trishtë të qiellit

 

Si të kaloj në anën tjetër të lumit

Kur është kaq e gjatë kjo urë

Këndej s’mund të rri

Kurse as andej s’kam se si të shkoj

Më ka sfilitur kjo moshë

 

Si të kaloj andej fjalës

Kur më mbytet gjuha e mishtë

Në detin memec të mendimeve

Kjo urë e gjatë

A mund të mbërri sonte

Të dal përtej turbullirës së ujit

 

 

SI NGA FERRI VIJNË DISA ZËRA

 

Nata rrinte mbuluar

Me një çarçaf të bardhë prej bore

Ethet e zeza nuk ndaleshin

Djersitja e mureve gërryente kujtesën

Shiu i shpeshtë dhe i turbullt

Përtypej mbi çati

 

Nëpër zgërbonja rrapesh dëgjohen

Uturimat e cirqeve

Si nga ferri vijnë disa zëra

Dhe përplasen

Mbi rrasat e kuqe të Kabashit

 

Mes përrallave të lashta oshtin

Zëri i Ashtës së Keqe

Një thikë e topitur

Fundoset në gjakun e njerëzve

Nga sytë e hënës çurgon sterra e ligështuar



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora