E shtune, 27.04.2024, 09:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Çka po thue o gjyshi plak?

E hene, 22.06.2015, 07:07 PM


AGIM GASHI

 

ÇKA PO THUE O GJYSHI PLAK?

 

Babë e bir po bisedojnë

Bisedojnë edhe vajtojnë,

-Çka i thu ksaj pune o baba plak

-Vetë jem ba anmiq n´konak.

 

Mos humb shpresat o Gjyshi plak

-S´pritet ma as shumë as pak,

Kend me e vra, kend me luftu?

Kuku për ne e kuku për mu!

 

Vllau-vllaun sot e urren

Ja then vorret, me mujt e pren,

Ja zë frymen e ja qet lakun,

Këtij atdheut po ja pin gjakun.

 

Mbloj mjerimi nji popull t´vjeter

Duen me ba atdheun tjeter,

Me ja kthye Sulltan Muratin

E haraç prap me qitë gjakun.

 

Me mbyll gruen e me mbyll nanen

Me mbyll motren e me kthye gjamen,

Vorret vllau me ja shaktrru

Me poshtru, me e turpru!

 

Po ja zhdukin doket shqiptarit

Vet i lshuem radhë tradhtarit,

Hije t´keqe sofres, maxhes

Marrin grue bijen e axhes.

 

U que n´kambë po gjyshi plak

Nga sytë qet prej dhimbjes gjak,

Po na mallkojnë toka e dheu

Jo me prralla s´mbrohet atdheu.

 

Lutet gjyshi, shumë s´ankohet

Në veper t´Gjergjit përbetohet,

Zoti i Madhe shpetoje Arbninë

Në rrugë të mbar ktheje rininë.

 

Mos të vritemi e mos t´hasmohemi

Kështu don anmiqtë e vjeter,

Turku e shkau na e pinë gjakun

Pasha Zotin sot s´bahen tjeter.

 

Kem nji gjak e nji atdhe

Këtu vdiqem e këtu kem le,

Qysh se moti e n´kohna t´lashta

Kishim vorre të përbashkëta.

 

Shtrije vlla ti doren shtrije

T´jemi bashkë si na ka hije,

Me dashni e mik pas miku

Shkamb i fortë kunder anmikut.

 

21.06.15

Düren



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora