Kulturë
Namik Selmani: Një Shqipëri e Madhe në Roshnik
E marte, 23.06.2015, 07:47 PM
Një Shqipëri e Madhe në Roshnik,
rrëzë Tomorit
Nga Namik Selmani
Në çdo
stinë të vitit Roshniku, një fshat në prehër të Tomorit, më kujton atë rit gati engjëllor që dikur
bënin nënat çame kur nisnin fëmijët e vegjël për në shkollë ose në sheshin e
lojës, aty ku
…Atë ditë
po e merrnim të përpjetën e Roshnikut ishin një
grup miqsh shumë të nderuar. Mes nesh ishte ish Presidenti i Republikës
zoti Alfred Mosiu, një burrë tashmë në moshën 86-vjeçare mjaft vital për rrugën
për mendimet e tij shumë të vyera, një pasuri e vërtetë njerëzore e kombit tonë
që do ta lakmonin dhe kombe më të mëdhenj në numër.
Shoqata Atdhetare “Mehmet Qypriliu” e krijuar që në vitin 2007 dh e drejtuar nga Feim Ruka ka në përbërje të kryesisë së saj intelektualë shumë të përkushtuar jo vetëm në detyrat e tyre të përditshme, por dhe në kontributin vullnetar që ata japin në njohjen e vlerave historike dhe kulturore të zonës. Kulmin e këtyre veprimtarive do ta arinte Sesioni Shkencor për Trashëgiminë e Qyprilinjve në kohëra ku kanë marrë pjesë shumë profesore të shquar të kulturës sonë kombëtare dhe të ftuar nga trupi diplomatik. Madje u botua dhe një libër me këto kumtesa. Në këtë kryesi janë Abedin Kaja, Fadil Nasufi, Adriatik Serani, Murat Mimani, Liri Mimani, Fitim Mbrati, etj. Ndërsa Shoqata Kulturore e Trevës së Beratit “ Qyprilinjtë e Roshnikut” e drejtuar nga artisti i vërtetë, Fitim Mimani e ka dërguar këngën e kulturën e këtij fshati deri në Bruksel, në Kosovë, në Turqi e ka bërë disa dokumentarë historikëë dhe vashdon që të bëjë aktivitete shumë të larmishme. Me këtë folklor shumë të pasur kjo shoqatë po konkurron dhe në Festivale Kombëtarë e Ndërkombëtarë,
Që të dyja këto shoqata në mënyrë unanime i dhanë zotit Alfred Moisiu titullin e lartë “Nderi i Krahinës së Roshnikut” për tërë ato vlera që ai ka paraqitur në të gjithë vitet e jetës së tij, për atë portret të një politikani të ndershëm e të aftë që jo shpesh përsëritet në jetën sociale dhe politike të vendit tonë. Kumtar i këtij takimi, i kësaj vizite, i këtij ceremoniali ishte Ferdi Mimani,një roshnikasi gjer në thoin e thoit, një njeri flokëthinjur që ka shkar në kufirin e 80 viteve jetë e që kudo e kurdo e ndjen veten roshnikas krenar dhe obligues në atë punë që ka bërë në humanizmin e tij. Ajo tribunë e thjeshtë dhe madhështore atë ditë kishte si kryefjalë Komandant Alfred Moisiun, por fare mirë në ditë duhet të kishte edhe emrin e tij,. Një njeri human që edhe sot jeton me gëzimet me festat pse jo dhe me dhimbjet e fshatit të tij të lindjes. Një jetë të tërë gati në kufinjtë e një gjysëm shekulli ai ka punuar në shumë raste me Gjeneral Moisiun.
Në
tavolinë dëgjohet dhe fjala e ngrohtë e Fitim Mimanit. Një artist i vërtetë në
shpirt, në këngë, në valle, në instrument, në regjisurë, në oratori, sidomos një punëdashje i jashtëzakonshëm.
Diku, në një shpat të Roshnikut, edhe si realizim të amanetit të babait të
tij, ai punon tokën e i shërben asja brazdë më brazdë, bimë më bimë.
I shërben ullinjve të vjetër e të rinj.
Me djalin e tij në një kthesë rruge për në Roshnik, ai ka nisur që të bëjë një
lokal karakteristik për vizitorët
Pranvera e Blerimit të shfaqet bukurisht në Luginën e Roshnikut duke krijuar një dekor të –papërëritshëm natyror. Tomori fare afër na kujton se dhe pas më shumë se një muaji në majën e tij do të vijë gjithë Shqipëria etnike për të përkujtuar ditët e Festës së Peligrenazhit të Gushtit që këtu merr pamjen e një feste masive popullore kombëtare, por dhe më shumë. Mijëra drurë me qershi kuqëlore prodhojnë frytat e tyre që do t’i lakmonte çdo treg në Berat, Elbasan, Durrës e sidomos në Tiranë. Ullinjtë e shpateve të Roshnikut premtojnë këtë vit prodhimin më të mbarë të viteve të fundit. Gjeneral Moisiu me pak shaka thotë si vizitori i parë në Roshnik se kishte mall për fikun e Roshnikut. Këtu, në Roshnik, falë dhe këmbënguljes së Fitimit dhe të ish kryetarit të komunës Petrit Fiska të Beqir Fiskës, një nga pemëtarët më të zotë të krahinës ka nisur traditën e vet Festa e Fiqve që këtu bëhet në datën 26 shtator, në një muaj që në Shqipëri quhet ndryshe dhe Muaji i Trashëgimisë Kulturore. Një festë ku Gjenerali premtoi zyrtarisht se do të ishte dhe pjesë e saj. Mikpritja karakteristike në lokalin e Petrit Fiskës të kujton dhe traditën, por dhe bashkëkohoren. Miqtë e ardhur nga Tiranë janë shumë të emocionuar. Nis një miqësi e re krahinash. Skënder Bajraktari është me origjinë nga Shkodra. Bilbil Dërvishi është kuadër i policisë së Shtetit dhe një burrë i mençur me origjinë nga Puka, profesor Zihni Goxhaj është me origjinë nga Hekali i Mallakastrës. Eduard Dërvishi një shofer shumë i talentuar është rej vitesh në Angli. Pak nga pak sofra kishte krijuar në atë ditë qershori një Shqipëri të Madhe e të Vogël që kishte dhe një komandant të saj dhe të zoti si Gjeneral Moisiu.
E shohim këtë tek ato objekte të vendosur në muret e saj si tufat me kallinj gruri, relike të traditëss roshnikase para shumë viteve që të befasojnë me atë botë shpirtërore njerëzore të derdhur në përgatitjen dhe në funksionin e tyre. Beqir Fiska na fton që të shohim punishten e verës dhe rakisë që ai e ka ngritur për herë të parë në vitin 2000, falë pasionit të profesionjt të tij si agronom. Me një marketing bashkëkohor më të mirë ai mund të tregëtojë në shumë qytete të Shqipërisë duke nisur që nga kryeqyteti.
Biblili Dërvishi na tregon për një veprimtari kulturore të një niveli komëtar si ishte takimi për Shtjefën Gjeçovin që ai e ka organizuar në fshatin Kryezi të Pukës, prej nga është me origjinë dhe ku ende jeton babai i tij, Xha Nuhiu. Kishte thirrur profesorët më të njohur në shkallë vendi. Ai është një familje dëshmori se para 10 viteve vëllai i tij Allaman Dërvishi ka rënë në krye të detyrës duke mbrojtur rendin dhe sigurinë në Tiranë. Kështu duke gërshetuar traditat kulturore të krahinave të Shqiqërisë atë ditë ishim bërë më shumë se miq. Ishim bërë shqiptarë të mirë e secili prej nesh meditonte për aktivitete më cilësore në të ardhmen. I përfshirë mes kësaj fryme m’u kujtuan dhe mua prindërit dhe gjyshërit çamë, aq të uritur për liri, për kulturë, për shkronjën shqipe, për atë Oda mençurie, për të cilat kemi e do të kemi nevojë në vite. Një odë të tillë po e shihnim, po e preknim dhe atë ditë në atë fshat të bukur Vezirësh të Roshnikut. Gjeneral Moisiu na thotë se vazhdonte që të shkruante kujtimet e tij . Mbase kur të vinte në Tiranë, do të shënonte dhe mbresat e këtij Takimi, atje, në atë Sofër Malesh. Ai ishte bërë besator i shqiptarëve, zëdhënësi më i mirë i bashkimit të kombit.
…..Shiu po bënte një lojë të bukur të çuditshme në atë grykë malesh. Niste që të binte furishëm e pas pak minutsah dielli i zjarrtë sërish dilte dhe i jepte Luginës një pamje të artë të ëmël, emocionuese, gati të përralltë. Tomori që ishte vetëm një vrap kali larg nesh, na bekonte me shenjtërinë e tij. Shqipëria e madhe dhe e Vogël na kishte bërë të gjithëve nostalgjikë krahinash, na kishte bërë mentarë, na kishte bërë arkitektë të gëzimit, cicëronë traditash të panumërta të secilës krahine prej nga ishim. Pa dyshim dhe shumë obligues për të ardhmen. Ai, mikpritësi fjalëngrohti Beqir Fiska me djalin e tij të palodhur Petrit Fiska na ishte bërë pjesa më e ndritshme e këtij realiteti. Ishim bërë si gurët kilometrikë të një udhe shqiptarizmi mes së cilës bëhet më i lehtë hapi dhe më e mençur fjala e thënë.