E premte, 26.04.2024, 04:14 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Përbindëshat e Kosovës!

E merkure, 17.12.2014, 08:30 PM


Përbindëshat e Kosovës!

Shkruan Florim Zeqa

Përgjatë këtyre viteve të paspavarësisë, janë bërë shumë analiza, komente, opinione dhe vlerësime të shumta për shkaqet e mosfunksionimit të shtetit të Kosovës, por asnjëherë nuk janë thënë të gjitha për faktin e thjeshtë të mosnjohjes deri në fund të veprimeve të nëntokës politike të Kosovës.

Shpeshëherë jo pa të drejtë ju kemi adresuar vetëm SHIK-ut, si organizatë e fshehtë politike e partisë në pushtet, duke anashkaluar veprimtaritë e shërbimeve të fshehta të subjekteve tjera politike, të cilat ditën paraqitën si engjuj para opinionit, ndërsa nën errësirën e natës "lëvrojnë" bashkarisht nëntokën e Kosovës.

Aktiviteti i këtyre grupeve të fshehta është i përhershëm, por më aktiv bëhet në prag të fushatave zgjedhore, me rastin e lidhjes së koalicioneve dhe zgjedhjeve të mbrendshme partiake.

Luftë e ashpër dhe e pakompromis e nëntokës politike bëhet në mes grupeve të interesit mbrenda sojit të njëjtë (të njëjtit subjekt politik), e reflektuar në vjedhjën e votës njëri-tjetrit dhe kontrabandimin e po të asaj vote tek subjektet tjera.

Këto grupe të fshehta dhe kriminale të quajtura ndryshe edhe si "parapolitike", janë shëndrruar në dhunues të demokracisë, uzurpator të lirisë dhe shkatërrues të ardhmërisë së vendit tonë.

Efektet e dëmëve të nëntokës politike janë shumëdimensionale, të reflektuara në të gjitha sferat e jetës, në të gjitha segmentet qeveritare dhe në të gjitha institucionet e "pavarura" të shtetit !

Pavarësisht prejardhjes së tyre politike, ideologjike apo fetare, të gjithë URITHËT  e nëntokës janë shëndrruar në PËRBINDËSHA të gjithëçkajes në Kosovë !

Të gjithë së bashku rropën e ç'rropën pasurinë shtetërore të Kosovës, uzurpuan të gjitha institucionet publike, varfëruan deri në palcë popullin, duke e lënë të harruar e të thyer shpirtërisht nga pasojat e mashtrimeve të njëpasnjëshme.

Të gjithë këta përbindësha nuk duhet trajtuar me ngjyra partiake, si të këtij apo atij subjekti politik, por si një e keqe e përbashkët, pasi të tillë janë në praktikë; para syve të opinonit publik bëhen sikur shahen dhe përlahen paturpërisht me njëri-tjetrin, ndërsa në anën tjetër i bijnë në përqafim njëri-tjetrit, i ndajnë tendrët bashk, i ndajnë bizneset bashk, ngrëjnë e pijnë bashk, pushimet i bëjnë bashk, ekskursionet (vizitat) jasht shtetit i bëjnë bashk, financimet i kanë të përbashkëta (nga populli),...poashtu në fund edhe argëtimin (talljen) me popullin e bëjnë të përbashkët,...!!!

Përderisa në anën tjetër populli i mjerë, mbetët gjithmonë i dëshpruar, i ndarë dhe i hasmuar me njëri-tjetrin,...të hasmuar mbetën vllazni e kojshi, miq e farefis shkaku i këtyre përbindëshave me emrin SHIK-ista, të akomoduar si gjithnjë së bashku në majat e pushtetit, qoftë ai lokal apo qendror !

Sa herë që bëhen bashk apo tradhëtojnë elektoratin e tyre, nëntokat e partive politike, shpëtimin e gjejnë tek ndërkombëtarët, duke u "arsyetuar" se gjoja ndërkombëtarët i detyruan të bëhen bashk "pa" dëshirën e tyre!

Mirëpo pas bashkimit të fundit të dy nëntokave politike, sikur u doli "boja" arsyetimeve të tilla. Vallë, paskan qenë ndërkombëtarët që i mbajtën peng mbi pesë muaj të barrikaduar në përballë njëri-tjetrit !

Jo, ishin interesat meskine të grupeve të interesit mbrenda këtyre partive ato që i ndanë për një kohë të gjatë, dhe janë prap intersat personale të liderëve dhe mbështetësve të tyre që i bashuan dy grupet rivale në një kuorëzim të panatyrshëm politik.

Jam i bindur se populli ka nxjerrë mësimin e duhur nga loja përfide e liderëve partiak, dhe se kësaj katrahure mashtruese një ditë do t'i vije fundi.

Nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare (lokale) duhet t'u jepim ndëshkimin e duhur këtyre strukturave të fshehta partiake, në të kundërtën, nëse i votojmë prap të njëjtit, atëherë s'kemi më arsye të ndihemi të tradhëtuar e as të zhgënjyer në ta, por në vetvetën e tonë.

Populli im i dashur, vllëzër që ju vlonë gjaku njësoj si unë, që doni atdheun njësoj si unë, të bëhemi të gjithë bashk kundër të keqës, pa dallime partiake apo fetare, t'ua ndalim hovin këtij grupi të vogël matrapazësh politik, të pasuruar skajshmërisht mbi kurrizin tuaj (mërgatës sonë),...largimi nga skena politike të  kësaj klase të kalbur politike do t'i hapë shumë rrugë dhe përspektiva të reja zhvillimore në vendit tonë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora