E hene, 28.11.2022, 03:00 PM (GMT)

Kulturë

Ireshtansi: Hajni i mbështjellur me flamur

E marte, 02.12.2014, 05:49 PM


Shkruan: Ireshtansi

 

Hajni i mbështjellur me flamur

 

Thonë, por s’dihet kush e tha

Se në një vend të largët për disa

Një grup kusarësh bashkë na ishin mbledhur

Se gjithçka kish bota ish bërë për t’u vjedhur

 

Pinin verë  të vjedhur e këndonin

Krejt ç'është e huaja është e jona, thonin

Se krejt ç’ka bota tashmë është stërvjedhur

Edhe hajnat e  mëdhenjë gjithmonë ia kane hedhur

 

Dhe punët po u shkonin per bukuri

Kur prijësi i grupit, në shtëpinë që s’ishte e tij

Rëndë u sëmurë e shpirt po jepte

Por fjalët e fundit në varr s'do t'i merrte

 

Thirri më besnikun, eja mu qas pranë

Ti merr flamurin dhe udhëhiq dynjanë

Këtë dynja të vogël, me gjithsej dhjetë vetë

Merr tash ti flamurin dhe priju përpjetë

 

Këto tha dhe iku, u bë histori

Tjetri do t'udhëhiqte, me fjalën e tij

Shkoi dhe e gjeti një flamur kombëtar

Eja u tha shokëve, na shkoft dita mbarë

 

Puna e flamurit ishte keqkuptuar

Prijësi i madh këtë s'e kish menduar

Prandaj edhe shokët hiqnin këmbët zvarrë

S'vjen asgjë e mirë nga një kokë e marrë

 

Nga nje kokë e marrë lëngon kush është pas

Gjithfarë pengesash dalin orë e ças

Shapi me sheqerin shumë keqas përzihet

Rrugës shumë të shkurtër fundi nuk i shihet

 

Prandaj edhe shokët e thanë me gojë plotë

Më mirë pa kokë fare se me këtë kokë

Edhe po mateshin këtë prijësit t'ia thonin

Ta lëshoj flamurin, ta liroj dhe fronin

 

Ndalën tek një hije që të flisnin shtruar

Kur panë një të huaj që iu ish afruar

E lëshoi thesin që e kish mbi shpinë

Merrni këto fruta u tha me gëzim

 

Bujku prej së largu flamurin kish parë

Edhe me të shpejt ca fruta kish marrë

Kishte rendur shumë, shumë kishte shpejtuar

Tani që i zuri ndjehej i lehtësuar

 

Ja edhe një tjetër tek një kec e solli

Dhe me lot në sy grupin e përcolli

Dhe i rrodhën lotët, nuk u permbajtë dot

Keni punë të rëndë, zoti ju ndihmoftë

 

Zoti do t'ju ndih se ai ju ka sjellë

Ta bëni atdheun të shkëlqej si diell

Se atdheut tonë i kanë vjedhur rrezet

S'na nxe ne as veten si stufa që s'ndezet

 

Këto i pa grupi, edhe i dëgjoi

Lart në qiell flamurin ngriti kudo shkoi

Me këtë flamur ne do t'bëjme miliona

Pasuri e tyre do t'bëhet e jona

 

Ne nuk do t'ia vjedhim, do t'na japin vetë

Dhe do t'na urojnë sa malet t'kemi jetë

T'kemi jetë sa malet, ne dhe flamurtari

Që zbuloi si qorri një minierë me ari

 

Edhe gju më gju me njerezit kuvenduan

Pasurinë tuaj athua kush e ruan?

Kush e ruan vendin q'e kanë ngrënë kusarët?

Tani sa tokë kemi, e sa na lanë të parët?

 

Ne do të flijohemi për këtë flamur

Ta lëshojmë nga dora, këtë s'do ta bëjmë kurrë

Farën e lumturisë ne ktu do ta mbjellim

Gjithçka që nuk keni ne do t'ua sjellim

 

Ne do t'ndërtojmë rrugë,shtëpi e shkolla shumë

Fshatin e pa ujë do ta bëjmë me lumë

Si lumë i pasosur do të rrjedhë e mira

Gjërat më të shtrenjta do duken të lira

 

Dhe njerezit në gojë përherë e kanë një "rroftë"

Edhe si ngahera e dhanë për këdoqoftë

Tufa dhe te zotët njëri tjetrin gjetën

Njëri shkoi përpjet, tjetri mor tatpjetën

 

Kaloi shumë kohë e rrugët s'i kanë ndarë

E keqja është e tillë veq ditën e parë

Ditëve të tjera më njerëzit s'e shohin

Dhe kur paraqitet shumica s'e njohin

 

Dhe rron grupi ynë me një maskë të lehtë

Hera herës shfaqet me fytyrë të vërtet

Por njerëzit i duan dhe kështu si janë

Ata nuk hidhërohen megjithëse shumçka panë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora