E marte, 31.01.2023, 04:06 PM (GMT)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: 28 nëntori i Kastriotit dhe testamenti

E marte, 25.11.2014, 08:29 PM


28 nëntori i Kastriotit dhe testamenti i papërmbushur

Nga Gjon KEKA

Sot, në këtë nëntor, respektivisht në shekullin XXI kombi shqiptar në përgjithësi si në Kosovë, Shqipëri dhe kudo në pjesët e tij gjendet në pozitën e tij relativisht të favorshme sa i përket rolit të tij si një komb përcaktues në rajon,  ndërsa në aspektin e politikbërjes dhe shtetforcimit gjendet në udhëkryq dhe pa vizion të qartë. Shihet tepër qartë se nuk ka gatishëmri, as guxim dhe as aftësi për të bërë lidhjen e idealeve të asaj kohe në realitetin e sotëm, madje, madje këto ideale edhe janë harruar dhe disa kanë filluar edhe t'i urrejn duke kërkuar kështu lidhje me pushtuesit barbar dhe shkëputje nga trungu i lashtësisë.

Individ të ideologjizuar dhe klane të ndryshme të cilët duke harruar,  mohuar dhe njollosur figurat qendrore të kombit, si dhe duke futur fanatizëm, primitivizëm në mesin e shoqërisë, pra duke hedh atë në injorancë kanë dëmtuar tepër shumë lirinë, paqen, ndërtimin dhe forcimin e pozitës së kombit shqiptar europian si në Kosovë, Shqipëri etj, thjeshtë ata janë pragu për padrejtësitë dhe damkat që sot mbart në kurrizë dhe ball populli shqiptar kudo në trojet e tij.

Kjo do të thotë se ende edhe sot nuk është shëruar nga sëmundja e vjetër që lanë pushtuesit barbar,  por ka një shfaqje të re të sëmundjeve të ndryshme që po  i ngjiten popullit të pafajshëm shqiptar nga disa mbetje osmane dhe individ e klane të ideologjizuar dhe kjo vetëm sa e dëmton jo vetëm trupin stoik kombëtar, por edhe shpirtin e këtij kombi heroik dhe të vuajtur gjatë historisë së tij.

Nuk duhet lejuar që të na shthurrin te ardhmen disa mbetje osmane, ata e kane te kote edhe kete se kalbezimi nuk mund te qendrojn mbi te pakalbshmen tone historike.  Tendenca e erreta per ta resulltanizuar vendin jane te kota,  ashtu sic kane qene te kota te gjitha tendencat e erreta te armiqve të ndryshëm ne te kaluaren.

Ne i njohim dhe i dimë shumë mirë dobësit e armiqve tanë,  ashtu sic ata i njohin dhe dinë shumë mirë dobësit tona,  prandaj duhet patur kujdes, që ata të mos e përdorin këtë dobësi, nuk duhet dhënë shansi sepse vetëm dobësia jonë i bënë ata të fortë. Prandaj armiqtë janë të fortë vetëm në dobësinë tonë fizike dhe morale si popull dhe komb prandaj ky është faji ynë nëse ne lejojm që kombi ynë të bie ne nivelin e dobësisë së tillë dhe mjerimit,  kur ne i kemi mundësit të ngritemi, të rikthehemi dhe të tregojm se jemi një popull i fuqishëm moralisht,  fizikisht dhe i civilizuar që nga lashtësia jonë e pasur dhe me një trashëgimi të madhe në kontinentin tonë të përbashkët të familjes europiane.

Nëse duam të kemi një komb të fuqishëm dhe një të ardhme të ndritshme për brezat duhet që të gjithë të japim secili sipas mundësive, aftësisë dhe talenteve kontributin tonë për të mirën e përbashkët. Kjo nuk do t'i linte më hapësirë dhe nuk do të ekzistonin në mesin e shoqërisë sonë egoizma të pista,  dobësi dhe mbetje që dëmtojn imazhin dhe njollosin personalitetet mbikohore të kombit tonë shqiptar europian. Thejsht tani, sot është koha që të kontribojm,  që talentet tona t'i vendosim në dritë për të mirën e përbashkët të kombit dhe të ardhmes së tij.

Sepse sot dhe gjithmonë duhet patur në memorien tonë si individ, popull, shoqëri, pushtet dhe komb se këtu të rinjtë dhe të rejat e këtij kombi të lashtë europian kanë hedhur themelet e lirisë se ndritshme,  themele këto që duhet ruajtur,  mbrojtur dhe ndërtuar të ardhmen e mirë dhe të brezave si dhe të rikthimit sa më parë në familjen e përbashkët europiane aty ku ishim gjithmonë si shpirt,  si kultur,  si komb dhe shtet etj. Vetëm kështu përmbushim testamentin e Skëndërbeut,  Gurakuqit, Qemalit,  Fishtës,  Rugovës,  Hotit, Jasharit, Haradinjat dhe të gjithë atyre që dhanë pjesën më të cmuar të tyre në themelet e lirë dhe kontribuan në ruajtjen dhe forcimin e shpëtimin e qenjes dhe identitetit tonë kombëtar europian.

Edhe sot duhet kuptuar se liria dhe drejtësia janë motra;babai dhe nëna e saj janë mendja dhe arsyeja e tyre,  ndërsa fëmijët e tyre janë puna e madhe, guximi,  energjia dhe lumturia,  familja rritet vetëm duke qëndruar sëbashku pra gjithnjë të bashkuar dhe njëkohësisht vuanë sëbashku,  vetëm kështu ne mund të kuptojm lirinë,  drejtësinë, themelet e tyre dhe rrugën e të ardhmes.  Drejtësia duhet të jetë si buka e përditshme që kemi uri, ndërsa liria si uji që kemi etje, prandaj të kapemi për këto shtylla dhe të ecim të fuqishëm drejtë të ardhmes së bashku.

Poashtu të mbështetemi në dy shkëmbinjët e ndërgjegjes sonë kombëtare që janë ;identiteti kombëtar europian dhe gjuha e lashtë e jona.

Ndërkaq duhet nënvizuar se historia e kombit tonë është një provë,  një fakt që duhet mësuar dhe rrëfyer edhe tek të tjerët. Sado që shpërndahen gënjështëra dhe të pavërteta historike duke munduar ta shtrembërojn dhe zhdukin historinë e tij të vërtetë,  sërish si gjithmonë e vërteta bie me fakte dhe argumente të panumërta historikë si breshëri në strehën e gënjështërave të armiqve të kombit shqiptar euopian dhe historisë së tij.

Sidqoftë edhe ky nëntor i gjenë shqiptarë kudo me probleme të panumërta, sfida dhe dëmtim të imazhit të tij.  Ndërsa gjerë më sot politika ende nuk ka arritë të bëjë vepra të mëdha ashtu sic bënë paraardhësit dhe ecjes në rrugën e natyrshme të tij drejt rikthimit në familjen europiane.  Kjo sepse sic dihet shpesh historia shqiptare na tregon për ndryshimet qeveritare,  në të cilën paraqiten disa burra në krye të administratës shtetërore,  të cilët e kanë tërheqë vëmendjen e botës nga ngritja e shpejtë dhe rënia.

Prandaj në këtë 28 nëntor të Kastriotit dhe flamurit tonë kombëtare e mvetësisë,  shqiptarët e vërtetë dhe të gjithë duhet të reflektojn,  të njohin të vërtetën dhe të kuptojn se edhe përkundër vuajtjeve dhe sfidave të ndryshme kanë mbetë ende një fis i patronditur dhe i lashtë në mesin e fisëve të kombeve më të lashta europiane, prandaj ata duhet ta ushqejn të ardhmen në brakun e saj ashtu që kombi ynë të hyj me dinjitet në mesin e familjes së kombeve europiane dhe të jap pjesën e tij në këtë shtëpi të përbashkët dhe anasjelltas.  Dhe poashtu ai duhet të qendroj nëse dëshiron të ndricohet dhe të ketë të ardhme njësoj si raporti i diellit si një trup natyror në vevëvete, por edhe si i tillë në kombinim me të tjerët, thjeshtë kombi ynë ka të ardhme, por vetëm nëse duan vetë ata të kenë atë. Urime festa e 28 Nëntorit, Zoti e bekoftë dhe shpëtoft kombin tim shqiptar europian.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora