E shtune, 28.01.2023, 12:26 PM (GMT)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Kodrat e parajsës

E enjte, 02.10.2014, 05:05 PM


KODRAT E PARAJSËS

Nga Gëzim Llojdia

Vitet‘ 50 gazeta Flamuri, botohej ne emigracionin shqiptar ne Itali

1.

Nga kjo gazetë kemi  shkëputur pasazhin e parë:Janë të lodhur netët nga vrasjet. Janë të mërzitshme sot kronikat nga përsëritja e tyre. Në vend të vazhdimit të jetës boerja e saj ishte çmenduria që pikasi nëpër qytete dhe rrugët e Shqipërisë. Jetët e ardhur me mundime nëpër familjet e varfra shqiptare nëpër shekuj të thinjur ,iknin çuditërisht çdo ditë në tokën që kishin luftuar brez pas brezi,por shpirti i një populli kurrë nuk vdesë. U dëgjua një pushkë. U hap qielli ikën retë,nuk vdes liria “:Rroftë Krishti mbretë”,pra rroftë “Shqipëria”.

2.

Duke vijuar me këtë gazetë sjellim pasazhin e dytë:

Torturat si në kohën e invazioneve. Djegie,ngulje gozhdësh,copëtim mishi. Ashtu provoi prifti Don Ndre Zadeja.Si vdiq në Shkodër Simon Dragjati,Në fushë Krujë Baba i teqesë Myrteza Kruja,në Tiranë,Kol Kuqali të cilët mbasi u torturuan u lëshuan nga dritaret e burgut

3.

Dhe pasazhi i tretë i kësaj gazete thotë:

Nën një njoftim tjetër shkruhet se: “na lajmërojnë se në burgun e Shkodrës ka vdektë i mbytur nga torturat çnjerëzore Jakup Dervishi.Nga torturat e tmerrshme vdiq në burgun e Shkodrës Sadik Gruda.Një njoftim tjetër sjell këtë rast Përmendim vetëm se rreshter Hito Hitoja ka varrosur në një kanal të Korçës këta të internuam:ish-nënkolonel Tefik Hoxha,Baba Qazmi kryetar i sektit bektashi,At Josif Papamihali,kryetar i kishës katolike të Korçës. Me pushtimin e Shqipërisë nga ana e gjakësorëve të kuq, shkruan Dom Zef Shestani, Imzot Thaçi u ndry ne selinë e vetë,porsi në një kala tue prit qetësisht e i gatshëm menin bolshevikë .E pa priftin e tij të vramë e të burgosën,kishat të mbyllura kuvendet e profanume djelmin e nëpërkëmbur,por ai s’u shtrua deri kur ra si bien heronjtë. Mbas tij ra Emzot Volaj Ikpeshkvi i ri e i fortë, i cili aq shumë i shërbeu rezistencës kombëtare. Dhe nuk kaloi shumë kohë thotë Dom Shestani , që Imzot Gjini ,Abati i Mirditës, u martirizuar prej zhullivje të kuq e mbylli varg e të persekutuarve imzot Vicenc Prenushi,shqiptari,poeti,mbrojtësi i vlerave shpirtërore,që i gjallë i vuri Shqipërisë së tij kunore “Gjethesh e lulesh” dhe u shpërblye me një kurorë ferrash ashtu si mjeshtëri i madh në malin e kalvarit.... Shifra:Përqindja e vdekje tek të burgosurit është 20% në vit



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora