Kulturë
Shefqet Sulmina: Pozita dhe Opozita
E premte, 12.09.2014, 06:55 PM
Pozita dhe Opozita
Skicë humoristike nga Shefqet Sulmina
-Çfarë thua?, tha ai dhe shkoi dorën te mustaqet. -Opozitë do të thotë heqje e përkohshme e çelësave të shtetit, jo pse nuk i ke tundur mirë, por mund ti tund një tjetër më mirë. Është thjesht, vullnet dhe dëshirë e popullit që ti pati dhënë. Tani ja jep një grupimi tjetër politik. Kjo është e natyrshme, sepse populli mendon për ty si grupim politik dhe jo si ty grupim që nuk punove siç duhet të mbaje besimin e tij dhe të tundje çelësat e tij. Ky grupim politik, nga puna e lodhshme dhe e gjatë për tërë kohen e mandatit, kthehet në shtëpi për të luajtur më fëmijët e tij, të pijë një gotë raki apo verë sepse i takon nga lodhja e gjatë dhe paga e mirë që i takoi të marri. Sepse edhe politikanët nuk mund të punojnë 24 su 24 orë, se helbete, edhe ata njerëz janë. Mirëpo shohim se menjëherë pasi kthehen në opozitë nuk marrin këtë rol që u takon të bëjnë, por kthehen dhe fusin shkopinj në rrotën e qerres së qeverisjes së re. Çfarë faj ka pozita që ti nuk e bind popullin të votoj për ty?
Pozita e sotme në kohën e opozitës së saj, thonë...se ka qenë mjaft e edukuar dhe për gjatë kësaj kohe, nuk ka futur shkopinj në qerren e qeverisjes,(sa të duash) por ka luajtur me fëmijët dhe gruan në shtëpi dhe duke qenë kështu aq e lumtur,i polli mendja të bëj një program më të bukur se ti, arsye që ti u ktheve në opozitë dhe të takon ty ta bësh jetën që bëri opozita në familje me fëmijët gruan dhe miqtë e tu. Kështu që ti duke studiuar shoqërinë që do të komandosh, studion programin tënd të ri për legjislacionin tjetër dhe unë jam i bindur që ti do ta fitosh.
Ti do ta
fitosh sepse programi yt është më i ri, më më shumë fantazi idesh,(në pastë
ndonjë) sepse do ti përshtatet më tepër aktualitetit. Ti duke ndjekur çdo hap
pozitën me çelësa në dorë do të shohësh që ajo nuk do të dijë ku ti fusë të
tërë çelësat sepse koha rreshket shpejt dhe të ndërron shpesh edhe portat(e
futbollit).(Kriza) Presidenti është simbol i shtetit dhe mbron shtetin. Ti si
qeveri çelësat dhe kohën...Ti opozitë do ti ngresh kartonin e verdhë që ti
thuash popullit që nuk ke vdekur,(shpresojmë) por nuk duhet të përzihesh në
polemika të ashpra me pozitën,(po tu ndejë) sepse do ti humbësh kohe pozitës të
bëj detyrën e saj. Sepse populli do ta kuptojë atë që
Por ti
opozitë kërkon të komandosh prapë qysh nesër.
Populli
kur mbaron tetë orët e punës, mëzi shkon në mbrëmje në shtëpi. Nganjëherë në
këtë kohë krizash që s'ka punë, populli mendon të punoj shtatë orë dhe prapë e
di që do të jetë i lodhur. Populli është i lodhur për pension. Ai nuk e kupton
se ku e gjeni ju politikanë kaq forcë duke dalë vullnetarë për të punuar 24 su
24 orë pa pyetur fare për lodhjen dhe pensionin.
Populli nuk qan për rrogat tuja të larta! Populli nuk qan për varfërinë, sepse është mësuar...Qan për një shtresë të shoqërisë që po shkatërron tërë të qënurit NJERI.