E premte, 26.04.2024, 03:12 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Kim Mehmeti kontravers

E shtune, 05.07.2014, 07:14 PM


Analisti Kim Mehmeti kontraverz  me situatën  politike në Maqedoni!!!

Nga Asllan Dibrani

Epilogu dhe  ngjarjet e fundi në Maqedoni     ma u përshkallëzuan    ne një shqetësim   nacional për  te drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Në vend qe të  ndërgjegjësohen autoritetet  sllavo-maqedonase  dhe ta kthejnë  situatën   në qetësi  ata  i përfshin bulevardet e  Shkupit me një  dhunë te serishme të egër  me terror të pa pare ,  duke i përgjakur edhe njëherë  rrugët e  Shkupit!.  S'ka dilemë  kjo situate duhet te kalojnë, po ashtu si problem  ballkanik , apo edhe ndërkombëtar.  Një tretman aq i pa drejtë qe po epet nga një  mini sllavizëm me qëndrim antishqiptar duhet te dimensionohet   sa më larta . Shumë  mediume  shkruan për rastin e demonstratave  të djeshme   pas reagimit ton ë   të pardjeshëm me artikullin " Burg i përjetshëm ndaj shqiptarëve në Maqedoni, fryrje zjarri dhe vet shkatërrim e sajë!!!, reaguan edhe  organet e Shqipërisë .Shumë   gazetar  dhe pseudo gazetar  shurruan dhe po shkruajnë  për këto ngjarje , shume analist dhe pseudoanalist  po shkruajnë për këto ngjarje po njeri nga ta është edhe  Kim Mehmeti  me qëndrime kontraverze   dhe  me  vetdeklarata  për këto ngjarje me një shkrim te tij" Ja pse rinia shqiptare proteston para xhamive"duke i dhen   një   kaheje tjetër   apo një ngjyre tjetër    kërkesave   të shqiptareve   për ta përmirësuar   gjykimin aktual ndaj gjashtë shqiptarëve   me dënim të përjetshëm  me   burg .Prandaj  shqetësuese është se çdo proteste ka edhe një trup qe kujdeset për mbarëvajtjen e protestës, po me sa duket këtu grupi nuk është ne mesin  e protestuesve bile edhe jo i llojit  qe janë zotuar protestuesit  me moton liria e shqiptareve ne Maqedoni, nga e cila Kim Mehmeti mundohet t'i  jap një karakter fetare  me çka kam reaguar  shumë mirë  lidhur me këtë fenomen  ne artikullin e lartshënuar  !!!

Kim Mehmeti me qëndrime kontraverze , i jap veti një epitet edhe ma të fuqishme si  i njëanshëm, me fotografinë prapa veti me një xhami dhe  me librin e tij ‘Shkupi’, ku shprehet ,midis tjerash, se "Islami i ka shpëtuar shqiptarët"!?.

Shqetësuese  është  qe  një demonstratë  legjitime me kërkesa politike  ti  bashkëngjiten apo edhe  te   jenë pjesë  skenike  ku një grup manipulantësh me mjekra mundohen që kësaj proteste t'i japin edhe ngjyrë fetare duke  u përpjekur  që t'i zbehin  kërkesat e shqiptarëve , pa  radikalizmin fetar , me  ekstrem fundamental . Koha e mbajtjes se proteste pas faljes se namazit te xhumasë le shumë hapësire për t'u shqetësuar dhe dyshuar qe manipulantet , intrigantët  dhe analfabetet  po i fusin gishtërinjtë   në legjimitetin   e të drejtave të shqiptarëve  të jetojë të lirë edhe ne këtë pjesë të  Ballkanit...

Nuk është për t'i nënçmuar edhe pjesëmarrësit  qe kanë   besimin fetar në islam që janë shqiptar, dhe ju kanë bashkangjitur  protestës,  po   ata qe kanë  synim me derdhet gjak dhe ti japin ngjyre tjetër këtyre ngjarjeve është për t'i gjykuar si  siç është  edhe  opinionin i  Kim Mehmetit si ma poshtë:

1. > Gazetarët më pyesin pse rinia shqiptare shkupjane protestat e veta i fillon nga oborret e xhamive! Po pse, u them atyre, mendoni se do u lejonte dikush, për shembull, që ata të grumbulloheshin të papenguar përpara godinës së Universitetit të Tetovës në Shkup.

-I shtroj pyetje   zotit Kim se kush e morri ne intervistë Kim Mehmetin, pe rketo ngjarje? Cilët gazetar ishin? Pasi paskan qene  gazetaret  deklarata e juaj   duhet te jete botuar  , pra ne cilat gazeta  u botuar ?.

-I them KimMehmetiti se je shumë gabim që i jap një prioritet  njerëzve të shkallës  ma të ultë  ,qe i kryejnë  obligimet e veta ndaj  besimit fetar  dhe përpiqesh qe   njerëzit e tepsive t'i manipulosh    sferën politike shqiptare , jo, jo , zoti Kim!-   Protesta  është dashur  të organizohet nga  Qendrat Universitare , nga intelektualët , nga  akademiket  dhe  njerëzit e profileve të ndryshme  politike dhe kulturore shqiptare në  Maqedoni. Sipas teje  zoti Kim të gjithë   studentet , profesorët   dhe intelektualet  qenkan pjesë e  mashtruar dhe  e dirigjuar nga Gruevski , Ali ahmeti dhe BDI-ja  e tij?!. Gabim , manipulim dhe qëndrimi i juaj   kalon në   një  shfaqje dilema dhe destruktivitet  ne personalitetin tuaj, duke  sajuar një dyshim, se kush qëndron pas teje, edhe se nuk përjashtohet   dyshimi se politika aktua e  partive politike dhe  liderëve politik shqiptarë  ,po e  favorizon politiken sllavo -maqedane kundër shqiptareve???.

2. Vazhdojmë citatet  në radhë se çka thotë Kim Mehmeti ;

>Andaj mos pyetni, por shkruani se rinisë më progresive të shqiptarëve të Maqedonisë, asaj shkupjane, i është ngushtuar hapësira aq sa i janë lënë vetëm lagjet e ngushta të pjesës së vjetër të Shkupit, ku jetojnë shqiptarët, se atyre qëllimisht u janë lënë vetëm oborret e xhamive, ku ata e ndjejnë se vetëm aty ende nuk është zgjatur gjithaq dora policore!

Nga vet rreshtat   dhe pjesa e opinionit të zotit Kim Mehmetiti   lenë hapësirë për te menduar dhe   reaguar  me plotë të drejtë  .Sipas teje  zoti Kim  shqiptar ma progresiv dhe ma  të mirët  qenkan këtu pikërisht në Xhami  duke i anashkaluar  të gjitha  institucionet  shqiptare tjera  qe  kanë dhe janë   tamam shqiptare pa   u larmuar me  petkun  e ekstremit fetar apo sllav , siç po  dalin në protestë, fanatikë myslimanë që nuk harrojnë ta marrin me vete flamurin jeshil me germa arabe. Nënvleftësimi  anashkalimi dhe  keqpërdorimi  i kësaj situate, mund të prodhojnë dëshpërim , defetizëm , iritim ,humbje shprese dhe dyshim qe  ta  radikalizojë situatën, nëse nuk dalin  forca te shëndosha  shqiptare qoftë politike apo kulturore qe ta demaskojnë këtë zë të Kim Mehmetave me orientime aziatike.

3. Edhe ky citat është mendim i Kim Mehmetit "Vetëm  në oborret e xhamive, e ndjejnë veten te sigurt, vetëm aty ende nuk është zgjatur gjithaq dora policore! Shkruani pra se kësaj rinie nuk i takojnë hapësirat përpara institucioneve që i kontrollojnë partitë apo institucionet tjera shqiptare!!!???...

Për ta liruar Kim Mehmetin nga kjo frikë se  policia maqedonase  do te ndërhyjë edhe në oborret apo brenda ne Xhamiat,   ku ka  besimtar  të ndryshëm, po edhe shqiptarë të Maqedonisë , po ta heq ketë dilemë  zoti Kim ,shko flejë dathen  se asnjëherë   regjimi  i Beogradit  nuk i ka prek ,as   nuk i ka penguar kurrë aktivitetet  ne mejtepet   ish komuniste ne ish Jugosllavi .As regjimi i Ranhkoviqit    qe ka qenë një ndër ma të ashprit kundër çdo gjëje shqiptare, po xhamitë  si ka prek as njerëzit e saj .Po ashtu edhe  regjimi i kryekasapit të Ballaknit Sllobodan Millosheviqi, si ka prek , por përkundrazi të gjitha i kane financuar dhe përkëdhelur deri në ditët e sotme. Prandaj  pa dilemë, se   edhe  nxënësit e tyre maqedonas  të njëjtën gjë e kanë praktikuar në mesin e popullatës shqiptare . Rri rehat yoti Kim , se nuk do te intervenojnë,  po  do t|u  financojnë,  bile  pogromi  sllavo -maqedonas ka   synime qe  ti fut të gjithë shqiptarët në xhamia   me parullën "Allahu ekber" siç u pa dje në protestat e drejta të shqiptarëve pikërisht  ,që zbehu  parullat  tjera kombëtare  të studentëve ,intelektualëve shqiptar, thirrjet e familjarëve ,  ku edhe është synimi i tyre  prononcimi me thirrjet “Ne nuk jemi terroristë”, “Kërkojmë drejtësi”, “Jankullovska terroriste”, “Ali Ahmeti tradhëtar”, “Mijallkovska drzhava (shtet Mijallkovi)”, “UÇK”,“Stop rasteve të montuara”, “Jemi evropian ” etj

Kim Mehmeti kthill trurin  ose mos dil ma me  gjëra të tilla , se  populli   dinë  me  ndarë shapin nga sheqeri edhe se ti po e  mundohesh ti futesh në një kategori  të një kopeje  delesh!!!???...

Reaguesi  i shkrimit  Asllan Dibrani  publicist, krijues, piktor,humanist,  ish i burgosur politik  nën regjimin  serbo-jugosllav   dhe anëtar  i kryesisë se Lidhjes së Shkrimtarëve  artistëve dhe Krijuesve shqiptarë  në Gjermani.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora