E marte, 03.08.2021, 06:17 PM (GMT+1)

Mendime

Kim Berisha: Mbroni ata që refuzojnë të bëhen arab

E enjte, 03.07.2014, 07:44 PM


Kimete Berisha:

Rrini të përgatitur t'i mbroni të gjallët nga vehabistët, se muxhahidët e Kaçanikut nuk kanë çka i bëjnë Skënderbeut edhe nëse i dalin nga mbrapa me përdhunu, jo me ja rreh faqet e mermerta, dhe këtë video-'heroizëm' me publiku si fitore e luftës së tyre në përballje me një përmendore pa trup.

Skënderbeu e ka bërë të veten, nuk përdhoset i vdekuri, se e mbron varri, po këqyrni ju mbroni shqiptarët e gjallë që refuzojnë të bëhen arab antishqiptarë.

Veç m'u idhnu' s'keni nevojë m'u idhnu prej tyre, se këta pasardhësit e Bin Ladenit, që e kanë ndërtuar folenë e tyre ndër sy të Bajram Rexhepi në Kaçanik, e që Hashim Thaçin e kanë jaran, e jo Kryeministër qysh e kemi pasur ne, se Kryeministri asnjëherë nuk i kritikoi veprimet e tyre e as nuk foli keq për ta.

Pra, s'ke çka fyhesh e çka prekesh pse njerëz të ISIS e rrahin bustin e Skënderbeut tonë, kur ata janë betuar se do ta shkatërrojnë Qaben e tyre!

Ata që e kanë për qëllim ta shkatërrojnë Qaben e tyre në Mekë, merre me mend çfarë plani shkatërrues kanë për kulturat tjera!

Ata janë në luftë me varre, me tempuj të shenjtë, me xhamia e me foltore, me gurë e me dru, me çdo gjë që është bërë adhurim i myslimanit.

Ata e kanë dëmtuar kupolën e varrit të pejgamberit dhe e kanë në plan ta shkatërrojnë komplet, për shkak se sipas tyre adhurimi i takon vetëm Zotit.

Prej tyre janë në rrezik të gjallët, jo bustet.

__________

Qeveria e hapur për përgjime!

Se sa e vetmuar, e izoluar, e varfër, e papërfillshme, e pafuqishme, pa institucione, e mjerë dhe depresive ka mbetur Kosova, e vëren më mirë kur ndodhesh larg saj.

I sheh një grup meshkujsh të dobët që qe 15 vite e shfrytëzojnë dhe e mbajnë peng Kosovën. Pa përjashtim, me pasuri të dyshimta, me fonde të dyshimta, me shkolla të dyshimta. Çdo gjë që e kanë arritur, e kanë arritur me kërcënime, kombinatorika, me lojna të pamoralshme.

E shikon përbërjen e Parlamentit, i gjen ata bosat e vjetër, që kanë kaluar vite në burg për krime, e mbasi e kryejnë burgun për krime, bëhen deputet.

E qysh të dënuarit për krime i lejohet të bëhet deputet?

E sheh haxhi Lutfi Hazirin me vath në sisë, shokun e SHIK-ut, që gjithë ditën e lume flet si Kryetar i botës. Tash së fundi u lëshu'edhe në profilizimin neuro-psikiatrik dhe psikologjik të kundërshtarëve.

Kur flet haxhiu i dehur nga pushteti dhe nga birrat, heshtin të gjithë, e hesht edhe Isa Mustafa, se e ka parë pretendent kryesor për t'ia zënë vendin e Kryetarit të LDK-së në shtator.

E sheh Edita Tahirin, e obsesionuar deri në maje të kresë, që shkon në Bruksel, as s'dihet me kë do të takohet, as pse po shkon, veç vishet, mbathet, lyhet e ngjyhet kallamaz, me buzë e me dhëmbë e kuq- kuq deri te veshtë për me shku me fol për barrikadën e reformuar të Serbisë në veri të Mitrovicës!

Enver Hoxhaj, ministër i ngushllimeve të jashtme, s'flet bash kur duhet.

Nuk e tha asnjë fjalë për informatën e sotit që flet se edhe Kosova bashkë me Shqipërinë janë përgjuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA).

Lidhur me këtë përgjim diçka duhet me thënë. Enver Hoxhaj e ka shansin t'i fus hundët në histori, nëse del e thotë 'është i mirëseardhur përgjimi', se qeveria s'kanë çka fshehin në telefon dhe prandaj është transparente dhe e hapur për përgjime.

Edhe ashtu francezët nuk i zë as Amerika, se telefonia mobile Vala, përjashta reklamës së PTK-së, në realitet është e Monakos.

E sheh Hajredin Kuçin kah shpurdh e shet mend edhe në këtë situatë kur e ka punën me ulë kokën deri te gjunjtë.

Hashim Thaçi mund të përfitojë nga komplimenti më i madh që e ka marrë në jetë, kur Joe Baden e krahasoi me George Washingtonin.

Kur i erdhi koha që të pensionohej nga politika, George Washingtoni iu kthye punës në plantacionet e tij të kuajve, iu kthye shtëpisë së tij të fëmijërisë dhe jetës prozaike.

Ditë për ditë e sheh Ramush Haradinajn në shorce duke vrapuar (pa humbur kohë), e ekzaltimi për shansin që mund të bëhet Kryeministër e ka bërë të duket si jashtëtokësor.

Si jashtëtokësore po duket edhe Kosova, sot, në ditën ndërkombëtare të UFO-ve.

Presidentja e Kosovës, deri më tani është sjellur si pjesëtare e SHIK-ut, kurrë pa ja prishur qejfin Hashim Thaçit, dhe kurrë pa e marrë përgjegjësinë mbi vete për asgjë.

Hajredin Kuçi tha sot se Gjykata Kushtetuese me vendimin për mandatarin, e ka fuqizuar Presidenten.

Do me thënë rasti i Presidentes qenka rast i hapur, dhe Gjykata Kushtetuese paska të drejtë, sipas nevojës ta 'fuqizojë' apo 'të çfuqizojë' rolin e Presidentes!

Ajo se paska të shkruar se si duhet të veprojë, por paska hapësirë për redaktim dhe fuqizim të punës së saj nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Këta janë pjesëtarët e të së njejtës bandë, dhe e fuqizojnë njëri-tjetrin bash si ua do qejfi, sepse s'ka kush t'ua prish qejfin.

Nuk ka Kosova luks që t'i lejojë hazarderët e të gjitha partive politike pa përjashtim të luajnë 'ngilas' dhe 'fshehtas' me të.

Se, momentalisht, të gjithë, madje edhe VV po luan me Kosovën!

Asgjë nuk po ju ka hije.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora