Mendime
Faton Mehmeti: Metamorfoza e Kalit të Trojës
E shtune, 28.06.2014, 06:44 PM
“Parku i Paqës ”...metamorfozë e Kalit të Trojës
Shkruan: Faton MEHMETI
18 Qershori i këti viti agoi disi më ndryshe,jo sepse ishte mot më i nxehtë se ditët që lam pas, të cilat kryesisht karakterizoheshin me të reshura shiu,por se ndodhi një gjë për shumë njerëz e papritur.Mbase për dike mund të ishte diqka e pritur,për shumë ke ishte një mrekulli e llojit të vetë.Ajo që deri dje ishte quajtur e pamundur të ndodhte u be realitet, mbase disa optimist do e konsideronin si “ vezeja e Kolombit “, gjiithësesi heqja e barrikadës mbi lumin Ibër erdhi si sihariq.
I madh e i vogël u gëzuan se më në fund qyteti i ndarë nëe dy pjesë, që nga mbarimi i luftës së vitit 1999, do të ishte Një. Rivalitet i madh deri ne një lloj lufte zhvillohej mes politikanëve, qoftë në nivelin lokal apo qëendror, se kush do t’i marr meritat për këtë akt historik. Derisa krytari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ai vuri vetës medaljën e heroit që mundësoi heqjën e barrikadës, në anën tjeeër Edita Tahiri e Hajredin Kuçi me deklaratat e tyre pompoze dhe populiste, të linin përshtypjen se Helmut Koli nuk kishte qenë asgjë në krahasim me ta. Derisa Agim Bahtiri ia vuri vetës medaljën këta të tjerët shtyheshin se kush do e ngris trofeun e clirimtarit.Fatkeqësisht për ta këto mbetën endrra.Kësaj radhe ambalizhimi i fshejes së të vërtetës nuk iu zgjati shumë,ajo doli në pah shumë shpejt. Mbase do të jenë dëshperuar, jo pse përsëri serbet vendosën të ashtuquajturin “ Parku i Paqës ” , por që nuk mundën ta shohin vetën edhe disa ditë si heronj të gjallë, si shpetimtar e si profet të popullit...sa keq...!!!
Na doli te ishte nje shqiptar i cili me eskavatorin e tij e hoqi barrikaden, zhavori që ishte pjesë përbërese e barrikadës- sinonim i okupimit të pjesë veriore, më nuk ishte. Aty u panë edhe disa persona duke pastruar vendin ku kishte qëndurar barrikada që 15 vite. Deri këtu tregimi per Mitrovicën i datës 18 qershor, ishte vërtet i kendshëm dhe i dëshiruar. Fatkqëesisht gjithnjë eksiston një POR ,e cila pjesës shtuese të tregimit përveq se ia zbeh subjektin pozitiv të saj ,gjihësesi na e nderpret edhe gëzimin që kishim. Na ishte thënë qysh moti se është biseduar edhe ne Bruksel se barrikada do hiqet, besa Edita Tahiri kishte dhënë zotime të forta se barriada do hiqet shumë shpejt dhe se bisedimet me Serbine kanë dhenëerezultate, por kjo nuk rezultoi e vërtetë. Edita Tahiri dhe as qeveria e Kosoves nuk e ka ditur fare se kur do të hiqet barrikada,pasi për këtë vendos Beogradi,deshtëm apo jo kjo është e vertetë. Kjo deshmua edhe me 18 qershor,kur qeveria e Serbisë urdheroi të rivendoset i ashtuquajturi “ Parku i Paqës ”, me aludimin se u hoq barrikada dhe tani po vendosim paqe. Kjo ngjason si metamorfozë e veprave epike të Homerit, ku trajton luftën e Trojës dhe dinakerinë e grekëve për të mposhtur Trojën. Serbët si duket këtë ide e kishin shpalosur edhe në bisedimet në Bruksel me Hashim Thaçin, i cili ndonëse kishte qenë i rezervuar nuk ishte treguar edhe aq i painteresuar për këte ide. Ndërkohëe që serbët kishin ndërthurur planin alla Agamemnoni, nga ana e shqiptareëve asnjëri nuk u tregua Laokont, me mendjelehtës pranuan “ dhuratën “ e paqës apo sic e quajnë serbët “ Parku i Paqës”.
Elita politike e Kosovës duhet të tregohet më vigjilente karshi ruajtës së integritetit të vendit, të zhveshen nga egot e tyre për kutikule. Kosova më shuëma ka nevojë për lider se sa politikanë, liderët fatkeqësisht po na mungojnë. Dhe ne fund do risjell një thënie te famshme: “Ruaju nga grekët kur të bëjnë dhurata”, ndërkohëe që elita poltike në Kosovë mos të harroi se serbët po na bëjnë dhurata si grekët...Kujdes...!!!