E shtune, 31.07.2021, 03:42 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Kurrgjë Luli, çka është Fuli!

E merkure, 02.07.2014, 07:31 PM


Kurrgjë s'është Luli, çka është Fuli !

Nga Florim Zeqa

E nisa kështu me këtë titull të pazakont, që ka të bëjë më tregimin rrethë Lulit dhe Fulit, dy fëmijëve binjak që i ngjanin shumë njëri-tjetrit, të bukur e simpatik, po aq edhe problematik.

Në një lagje të fshatit  ku i kishin dajat Luli e Fuli, në një mëngjes takohen dy pleqë të fshatit, pas përshendetjes së zakont me njëri-tjtetrin, njëri nga pleqët i mllefosur fillonë bisedën me bashkohanikun e tij duke i treguar për sjelljet e pahijëshme të nipit të fshatit, Lulit i cili me veprimet e tij kishte tërhjekur vëmëndjen e të gjithëve,...pa mbaruar mirë fjalën plaku i parë, e merrë fjalën  tjetri; ahi, kurgja nuk është Luli, çka është Fuli, nuk lenë gjë pa ba, pos që i ngacmonë fëmijët e tjerë në fshat, nuk lenë bahqe, pemë e përime pa prishë!

Kështu njëri e herë tjetri shkuan bukur gjatë me bisedën rrethë Lulit e Fulit, derisa atyre në bisedë ju bashkangjiten edhe fqinjët e tjerë të befasuar me sjelljet adoleshente të nipave të fshatit të tyre.

Ky tregim le të shërbejë si anekdodë për drejtuesit e LDK-së, që vendosen të hyjnë në koalicion sa të panatyrshëm po aq të dëmshëm për të ardhmën e kësaj partie me "vllëzërit binjak" të PDK-së.

Ashtu si vëllau i madhë i tyre-PDK (Luli), edhe këta të NISMA-s (Fuli) janë rival të moqëm, për të mos thënë armiq të përbetuar të Rugovës dhe filozofis së tij politike. Përderisa partneri tjetër në koalicion AAK-ja, urrejtjën e dikurshme ndaj Rugove tashmë e ka kthyer në dashuri interesi me LDK-në.

Në të dy rastet, AAK dhe NISMA nuk janë ekuacione të reja dhe te panjohura për drejtuesit e LDK-së.

Sa do që dikush në rastin e AAK-së mundohet të krijoj analogji politike me koalicionin e 2004-s, kjo nuk qendron për shumë arsye.

Në atë kohë LDK-ja ishte fituese e zgjedhjeve me mbi 45 %  të votave të fituara, kur presidenti Rugova nuk pranoj t'i nënshtrohet presionit ndërkombëtar për bërjën koalicion me pakicat e në veqanti me atë serbe. Kështu, qe i detyruar të zgjedhë të keqën më të vogël, për të bërë kompromisin e dhimbshëm, por të duhur për formimin e qeverisë me AAK-në me vetëm 8.28 % të votave të fituara duke i lëshuar postin e kryeministrit kësaj partie për të lënë përfundimisht në opozitë PDK-në me 28. 65 % të votave.

Sot, situata është krejt ndryshe; LDK, nuk është fituese e zgjedhjeve dhe raporti i forcave politike në vend është krejtësisht i kundërt me atë të  2004-së.

Edhe për kundër "vullnetit" për ta bërë prap kryeministër liderin e AAK-së, fati i tij është në duart e Levizjes Vetëvendosje dhe ndërkombëtarëve, ku këta të fundit janë shumë të interesuar për opsione tjera (koalicion LDK-PDK ose qeveri "teknike").

Në asnjë variant, shpresat këtij populli nuk mund t'ja kthejnë ata që për 15 vite rresht luajtën me ndjenjat e këtij populli, duke e varfëruar skajshmërisht dhe denigruar në të gjitha pikpamjet të ardhmën e vendit të tyre.

Përderisa për elektoratin rugovian, që për një gjysëm shekulli i qendroj besnik filozofisë politike rugoviane, lidhja e koalicioneve të panatyrshme me partitë që kanë orjentime të kundërta programore, jo vetëm që është e papranueshme ështe edhe fyese dhe irrituese.

Pak ka rendësi etiketa politike që ata mbajnë, veprimet e tyre janë të njëjta dhe të  pandryshuara,...të pashlyera në kujtesën e elektoratit rugovian si; djegëja në mes të Prishtinës e flamujve dardan ashtu edhe heqja dhe përdhosja e portretit të presidentit Rugova madje edhe në institucione (kuvend).

Andaj duhet pasur kujdesin maksimal ndaj elektoratit rugovian, për mosthyerjën e ndjenjave të shpirtit dhe zemrës, ngase hidhërimi i tyre mund të sjellë dhimbje dhe mallkim të madhë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora