Mendime
Ramiz Lushaj: Na e ktheni Artan Santon!
E diele, 29.06.2014, 07:00 PM
NA
NGA RAMIZ LUSHAJ
Tragjikja e 26 qershorit 2014 ishte e tepërt për ta njoft Artan Santon, pasi emri i tij prej kohësh i bante nder këtij vendi ballkanik të (ç)lodhur, Shqipërisë Londineze, që shpesh i djeg epokat e kokat e mbi njëqind viteve Pavarësi në pritje për rilindje rrënjase, të rrejshme e të pafundme të Lirisë për të (mbi)jetuar, (pa)punuar, (ng)ecë lartësive rozafiane, tipike (anti)shqiptare, që gatuajmë të ardhmen me brumë oksidental e ujë oriental.
Jeta
është e
Artan Santos ia morën të tria. Ia lanë përgjysmë të tria. Pikërisht atëherë kur të tria ma shumë se Atij i duheshin Shqipërisë e Shqiptarisë.
Mafia e sharroi me plumbat e zi skej zemrës e në kokë pikërisht aty, në vendin ku është si të thuash zemra e koka e Shqipërisë: bash në trekëndshin Presidencë, Parlament e Kryeministri. Dhe ne, të gjithë, me fjalë dhimbjeje në biseda, në homazhe e me sy loti pranë ekranit, e përcollëm me lule të bardha për në Sharrë. Ne, të gjithë, secili në vendin, kohën e mënyrën e vet e kryem ritualin shqiptar njerëzor të përcjelljes po Artan Santo nuk ishte në atë përcjellje, nuk është as në Sharrë.
Artan Santon, me shumë dritë e rrezatime për Kohën e Shqiptarët, na e mori hjekësia e hijena Mafia qyshse në mëngjesin e 26 qershorit 2014. Komentet janë të tepërta. Shteti Im, Shteti Yt, Shteti Ynë, na e kthe Artan Santon nga duart e Mafias, se ta morën tek Dera e Shtëpisë Tande, para syve të ecjes tonë drejt Europës së Bashkuar. Na e morën Qytetarin Model dhe modelin e Kohës Shqiptare. Na e morën pronarin e të parës bankë shqiptare me kapital krejtësisht shqiptar, Credins Bank. Na e morën “lidershipin” e Fjalës së Lirë, të “Fokus Group” e “TV Skan”. Na e morën artistin e filmit “Guximtarët” dhe artnorin e tregimtarisë shqiptare me dy librat e tij “Individi normal...” (2006) dhe “Darka e ambasadorit; An Mo, Shtëpia e re” (2006).
Shteti
Im, Shteti Yt, Shteti Ynë, na e kthe Artan Santon nga duart e Mafias, se e kie
Detyrë me Të Drejtën e Zotit, nga kodet e Kanunit, nga nenet e Ligjit e të
Shtetit Ligjor. Aq ma tepër që Artan Santon na e morën të pajetë në qendër të
Tiranës, metropolit shqiptar, në “Bllokun pa blloqe”, ku i kanë
Ajo
pushkë me mulli e Mafias që e mori të mirin shembëlltar Artan Santo na mori ne
të gjithëve. Pa veçim. E vrau edhe Shtetin. Pa mëdyshje. Gjej rast të risjell
në vëmendje të kohës (anti)demokratike vargjet e vajtores tropojane Xhufe
Sylja, çikë e Gashit e nuse në Geghysen (Krasniqe), që ia k’noi Heroit të
Popullit, Bajram Curri pas vrasjes në Shpellën e Dragobisë, në ditën e varrimit
në fundmarsin 1929: “Ajo pushkë, o Beg,
si t’muer Ty / Ka marr’ Rekë, ka marr’ Malësi / Muer Kosovën shpi për shpi
/...” Patjetër, në plancin e ankthin e
pyetjes:
Unë po e
them se Artan Santo është i (pa)njohuri im. E kam pa veç në ekrane apo ndokund
nga larg. E çka do me thanë kjo? Artan
Santon e njoh ndryshe, si shumica e shqiptarëve: Prisja t’ia lexoja librin e
tretë me tregime. Ishte shefi i bankës së parë private shqiptare Credins Bank,
i bankës time, ku aktualisht kam një kartë me pak lekë. Është bashkëpronar i
televizioneve shqiptare News 24 apo TV Scan (ky, krejt i tij), i Balkanweb, i
“Gazeta Shqiptare”, etj. që i ndjek me sy shikimi e leximi për disa orë në javë
nga jeta ime. Ai është njeriu i madh i lapsit të vogël që kur drejtonte Bankën
e Kursimeve i paska nxjerrë me hop nga minusi e çue hop tek plusi me 6 miliardë
lekë fitime. Ai, patjetër është pasunik.
Ndoshta i ka disa milionë dollarë. amerikan:
Mësohu të vlerësosh një njeri që ka ba mbi një milionë dollarrë, se përndryshe,
po të ishte i zoti do t’i bëje edhe ti”.
Po e thashë për të disaten herë se Artan Santo meriton (edhe pas
vdekjes) respekt të shumëfishtë, si një nga modelet e kohës, se ai nuk është
vetëm babai i mirë në përjetësi për dy fëmijët e tij të mirë, po, nëse më
lejohet të them kështu: ai është edhe një nga “baballarët” e kapitalizmit
shqiptar postkomunist, të financave shqiptare, të mediave shqiptare, të
universiteteve shqiptare, të botimeve shqiptare. Gjithçka shqiptare në jetën e
tij. Vetëm sjellja e jonë ndaj tij ishte antishqiptare, pasi ai nuk e meritonte
26 qershorin 2014.
E fjala e
parafundit: Shteti duhej të mësohej ta respektonte Artan Santon sa ishte
gjallë, në gjalljen e tij. Ai nuk kishte eskortë. Ai, sikurse ne të gjithë ia
kemi besuar Sigurinë e Jetës Shtetit Tonë, pasi Liria i ka shtyllat e saj:
Liria e Mendimit. Liria e Besimit. Liria e Sigurisë... Liria nga Frika... Dhe
jemi në një shtet demokratik, antar i NATO-s, Vend Kandidat për në BE, antar i
OSBE, Këshillit të Europës. E, në se Shteti Shqiptar nuk e respektoj Artan Santon
në Sigurinë e Jetës...sa ishte gjallë, duhet të mësohet ta respektoj tani, të
vdekur, teksa ka ndrrue jetë, nuk është midis Nesh. Ndaj po e themi fjalën e
fundit: Shteti Im,