E premte, 30.07.2021, 02:19 AM (GMT+1)

Mendime

Shefqet Dibrani: Frenojeni Isa Mustafën

E merkure, 02.07.2014, 06:59 PM


THIRRJE PËR DEPUTETËT E LDK-së

FRENOJENI ISA MUSTAFËN TË MOS E DEGRADOJ LDK-në

Të nderuar deputete dhe deputet,

Kosova është në krizë të madhe sepse LDK-ja është në krizë, dhe kjo krizë nuk do të kalohet dhe as Kosova nuk do të përparoj pa u reformuar rrënjësisht LDK-ja. Krizën e thellë në LDK dhe humbjen katastrofave të saj e ka krijuar dr. Isa Mustafa i cili po sillet si një despot me LDK-në, me ju dhe me fatin e Kosovës.

Dr. Isa Mustafa, nuk e pa të udhës të bëjë reforma në parti ashtu siç pat premtuar dhe nuk u ndenji besnik as premtimeve publike që i dini juve ma mirë se kushdo tjetër.

Kryetari i LDK-së dr. Isa Mustafa, nuk bashkëpunoi me personalitetet e shquara që e kanë themeluar dhe i kanë dhënë emër LDK-së. Ai u soll me ta sikurse të ishte vet Serbia. Në vend se t’ia shtrinte dorën e bashkëpunimit dr. Fatmir Sejdiut dhe ta kalonte ngërçin poshtërues ndaj tij, ai e luftoi atë dhe ata intelektual që ishin dikur më afër tij. Isa Mustafa, në vend se të bënte koalicion formal me akad. Nexhat Dacin, e injoroi atë deri në shkallë marrëzie. Isa Mustafa në vend se të bënte koalicion formal me “Listën dr. Rugova”, ai e futi në listë bijën e Presidentit Teuta I. Rugova, por nuk e tha një fjalë të vetme, qoftë sa për të shpreh keqardhje për burgosjen e Ukë Rugovës, të shprehte indinjatën e tij dhe të partisë për bastisjen e Shtëpisë së Presidentit dhe të protestonte për marrjen e materiali arkivor. As keqardhje as deklaratë humane dhe as politike, por Ai u mjaftua me futjen në listë të bijës së Rugovës sa për t’i hedhur hi syve të elektoratit.

Isa Mustafa nuk e pa të udhës t’i ftonte disa nga themeluesit e LDK-së siç ishin historiani Jusuf Buxhovi dhe profesori universitar dr. Rexhep Gjergji, i cili ishte në kohë të caktuara Ministër i Punëve të Brendshme as Anton Kolajn që ishte në atë kohë i caktuar për Ministër i Mbrojtjes, por i luftoi atëherë kur i luftonte Serbia dhe i injoroi edhe tashti. Isa Mustafa nuk e pa të udhës ti ftonte as intelektualët dr. Zejnullah Rrahmanin, Mr. Gani Mehmetajn, dr. Azem Hajdarin, dr. Naser Rugovën, dr. Frashër Demajn, akad. Salih Gashin, as familjen e famshme të  Drenicës siç janë vëllezërit Gecaj e shumë e shumë të tjerë anë e kënd Kosovës. Isa Mustafa nuk e pa të udhës ti ftonte as veprimtarët e Degëve të LDK-së në Diasporë siç ishte Donikë Gërvalla, Qazim Bajgoraliu, Agim Rexha, Hajdar Sadrija e Nazmi Peci, ose ti kishte vazhdimisht në tribunat e tyre veteranët e LDK-së për diasporë mr. Shaip Latifin dhe Hafiz Gagicën, që janë dy nga themeluesit e degëve të LDK-së, në Zvicër dhe Gjermani, por ai u mjaftua me figura të dyshimta dhe që nuk përfaqësonin asgjë për diasporën, përkundrazi ata irritojnë veprimtarët e devotshëm dhe anëtarësinë e gjerë.

Isa Mustafa nuk e pa të udhës të lidh koalicion me njerëzit e LDK-së, por tani do lidh koalicion me figura të dyshimta dhe që janë atakuar drejtpërdrejt edhe nga vet kryetarët e Degëve të LDK-së në Kosovë, për krim, hraç e kontrabandë, ose me ato personalitete që e kanë urryer vazhdimisht personalitetin e dr. Ibrahim Rugovës.

Ngërçin politik nuk zgjidhet me koalicione të panatyrshme por me reforma të mirëfillta, së pari brenda partisë e pastaj në institucionet shtetërore. Për degradimin e vlerave të LDK-së dhe për humbjen katastrofave në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, dr. Isa Mustafa dhe i tërë stafi i tij, përkatësisht ¾ e kryesissë aktuale është dashur të jepte dorëheqje. Por Isa Mustafa ka për qëllim ta realizoj skenarin e tij kobzi për LDK-në dhe Kosovën andaj ai nuk jep dorëheqje, por sillet me papërgjegjësi të madhe, madje si një despot që ka synim të shkatërroj gjithçka demokratike që ka për rreth, vetëm e vetëm që të triumfojë koncepti komunist nga i cili ai nuk mund të shkëputet kurrë.

Andaj zonja dhe zotërinj deputete dhe deputet të LDK-së, ju që keni vizion demokracinë dhe mbështetni frymën rugoviane, duhet të krijoni Grupin Kundërshtues, një lloj fraksioni brenda LDK-së, i cili do t’ia pamundësonte dr. Isa Mustafës lojën politike që ka nisur në dëm të LDK-së dhe Kosovës. Vetëm ju të nderuara deputete dhe deputet keni mundësi ta bllokoni zgjedhjen e Isa Mustafës në funksione shtetërore dhe politike dhe vetëm ju mund ta detyroni atë të jap përgjegjësi partiake për humbjen e radhës që bëri ai dhe LDK-ja.

Ta zëmë, a nuk flet mjaftë lista e kandidatëve të propozuar në kabinetin qeverisës e cila bënë edhe një degradim të demokracisë dhe humb peshën e të qenit në LDK. Për ministra janë propozuar kuadro që nuk kanë as stazhin fillestar në funksione partiake. Shtrohet pyetja pse duhet me ua dhuruar njerëzve të tjerë postin e ministrave, kur në LDK ka sa të duash personalitete që bartin aktivitetin e saj këtu e 25 vjet me radhë. Kjo praktik e dëmshme nuk duhet toleruar dhe as duhet lejuar të ndodhë, prandaj po e përsërisë se JU dhe vetëm JU mund ta detyroni kryetarin e LDK-së dr. Isas Mustafa, bashkë me stafin përgjegjës të japin dorëheqje dhe me këtë t’u hapet udhë edhe reformave në parti të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet ti udhëheqin njerëzit e dështuar, por duhet ta krijoni një komision jashtë kësaj kryesie, madje edhe jashtë Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Gjithsesi duhet të gjendet një personalitet që ka autoritet dhe kredibiltet politik i cili ka mundësi dhe ndikim ti përafroj dhe ti bashkojë të gjitha grupet dhe fraksionet e dala dhe të pakënaqura brenda LDK-së. Unë mendoj se LDK-ja kësaj radhe duhet të mendoj mirë dhe të përcaktohet për kuadro të dëshmuara dhe akademike siç janë ta zëmë shkrimtari dhe historiani i dëshmuar Jusuf Buxhovi ose profesori universitar dr. Rexhep Gjergji, të cilët për vite të tëra kanë pasur rolin e sekretarit të LDK-së në Kosovë ose për bashkëpunim me degët siç ka qenë ky i fundit. Vetëm një intelektual i rangut të tyre mund t’i sfidoj prapështitë dhe do ta shpëtoj LDK-në nga humnera.

Të nderuara deputete dhe të nderuar deputet, rasti historik për ta zgjidh ngërçin politik dhe për t’u hap udhë reformave në LDK, është në duart tuaja. Shfrytëzojen këtë rast historik e shpëtojeni LDK-në dhe Kosovën!

E përsërisë se Ju nuk duhet të jepni dorëheqje dhe as të largoheni nga LDK-ja, s’keni nevojë ta shitni mandatin e deputetit e as ta tradhtoni LDK-në dhe idealin tuaja. Ju duhet haptas të mbroni pikëpamjen tuaj rugoviane, duke ia bërë me dije kryetarit të LDK-së, dr. Isa Mustafës se ai nuk mund të bëjë çfarë të dojë as me LDK-në dhe as me Kosovën!

Rasti historik është në duart tuaja ashtu sikurse fati i Kosovës!

Zoti ju bekoftë juve!

Zoti e bekoftë LDK-në

Zoti e bekoftë Kosovën!

Zvicër, 1 korrik 2014.

Me respekt!

Shefqet Dibrani,

veprimtar i LDK-së që nga themelimi,

autor i 16 librave dhe analist i zhvillimeve politike në LDK.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora