Mendime
Ramiz Lushaj: Ujë prushit se u flakë Kosova!
E enjte, 03.07.2014, 06:19 PM
O PAK UJË PRUSHIT POLITIK SE U FLAKË KOSOVA?!
NGA RAMIZ LUSHAJ
Veç kah 99.99 për qind po i rri prej disa ditësh akrepi KQZ në Kosovë e nuk po do’ kurriherë me u ba 100 për qind. Ndërkohë pozitë e opozitë janë valavit’ ndërveti me ia ba “qindin” njani-tjetrit. Prush po ia çojnë vendit e vetit, tokës e qiellit, aqsa kryetare e KQZ, sadoqë e ka emrin valë-deti (Valdete) nuk po mu’, s’po din’ apo s’a ka don me e shujt sadopak kit’ prushnajë të sherrnajës politike.
Kryeministri
i Kosovës e kryetari i LDK-së, Hashim Thaçi, po don me fitue kohë juridike tue
i hup kohë politike Kosovës. Si në qershor, si në gusht, njëlloj asht, pasi
pushteti politik është demokratik e atë e fiton shumica parlamentare. E, sipas
gjasave, kit’ po e kryen opozita me formacion politik e qeveri në pritje.
Ajzbergu pritës i Thaçit për fitesë mandati për formimin e Qeverisë në këto
kushte e rrethana politike të çon asgjëkundi.
Thaçi nuk
po don me thanë botnisht se qershori elektoral nuk ia ka pjek qershitë
politike. Opozita po thotë se në korrik i kena “të korrat” tona: Qeverinë e Re.
Pra, Qeverisjen e Vendit. Thaçi po e merr rastin pas zgjedhor sikur e hodhën me
“tuç” e Opozita ruhet se mos Thaçi iu
ban “Puç”.
Në
Kosovë, prej disa ditësh po duket sikur Hashim Thaçi do të rikthehet si dikur
nga “Lufta” e Isa Mustafa i LDK-së nuk po
Ndoshta
mendja mund të na shkojnë edhe diku tjetër: ka ndonjë nga ata që e shtyten në
zgjedhje të parakohshme Kosovën për mos me e nxjerrë shpejt prej tyne. Dikush
don me u forcue
Kësisoj, deri edhe në tepri, e pse jo, edhe ndoiherë edhe në marri, si në Prishtinë apo kah mos në Kosovë, si dikushi apo gjithkushi, edhe pa mandat nga lartësia e partisë, edhe pa tagër prej drejtësisë, etj. i kanë ndezë “flakadanët”. Dikush kuturon se “flakadani’ e ban prijës, i jep ulëse në karrike. Dikujt “flakadani” si ban dritë as për veti jo ma tek të tjerët. Ka gurgac/je. Ka eshk/najë. Ndokush e gjuan flakadanin në drejtim të pamenduar a të paditur dhe rrezik me e kall vendin përreth veti e ndoshta deri tek të tjerët, e çojnë prush situatën. Ndoshta e ban flakë e hi një shkrepse politike. Ndoshta e qiellnon e vorrnon një frymë politike.
Tashti ka
rrugë kushtetuese me afate kushtetuese. Kjo sipas Nenit 95 të Kushtetutës. E
kësaj here, asnjë forcë politike apo koalicion qeverisës i mundshëm apo i
pritshëm nuk mund të marrin notën 10 e, ndoshta, zgjidhjet politike mund të
jenë kalueshëm, sa për një 5. Së parit, këto nota kanë me i marrë KQZ,
Presidentja, Kryeministri Thaçi i mandatuar e atëherë pas “bllokazhit” politik
e merr mandatin koalicioni i opozitës, përndryshe Ramush Haradinaj. Pastaj,
mund të (mos)shkojnë çështja në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.