E diele, 25.07.2021, 12:28 AM (GMT+1)

Mendime

Ahmet Mora: Misteri ndaj ekzekutimit

E enjte, 03.07.2014, 06:48 PM


MISTERI NDAJ EKZEKUTIMIT TË “KUSHTRIMIT”

Nga Ahmed Mora

Veprimtaria konspirative e Ministrisë së punëve të brendshme në IRJM, edhe njëherë me përmbushje dhe realizim të skenarit të saj, për të vënë në plan dëshirat dhe ndjesitë e Premierit – egejc Nikolas, dëshmoi me aksionin në Radushë. Ajo pas këtij plani famëzi, me po të njejtën strategji arriti të plasoj në opinion lajmin e fushatës se aksioni i ndërmarr në Rashçë, ka pasur sukses në eliminimin e Harun Aliut, të njohur si KUSHTRIMI, Shaban Zenunit, Xhaferr Shalës dhe Qemal Fejzullahut.

Shumë kush do të besonte në ato që u thanë dhe thuhen, por, në këtë rast, pas këtij makabriti, ka lindur dilema, se vallë, kuptohen gjithë këto sajoje që dikush i bën me djallëzi dhe për këte arrin të realizojë krimin?! Ekzekutimi që ndodhi ndërmjet fshatit Rashçë dhe Radushë është kryekëput i njejti si ai i Vreshtave të Reshtakut, e kualifikuan të gjithë ata që e kuptojnë se diçka po synohet të arrihet me këto veprime kobëzeza. Ky sinjal alarmi ka gjithçka që sinjalizon se në IRJM – diçka ka nis të rrënojë mirëqenjen, e cila sado e brishtë që është, kërkon kujdes për t’u përmirësuar, ajo prishet, duke krijuar në vargun e gjatë të viktimave edhe viktima të reja, si që është rasti i personave të fundit, në mes të të cilëve me inskenime futet edhe Harun Aliu.

Ka shumë mistere në këte ndodhi. Nuk janë të paktë ata që flasin se ekzekutimi i Harunit është bërë dikund tjetër. Megjithëse ekspozimi i furgonit, i paraqitur nga organet policore se kishte qenë i mbushur me dinamit TNT, granata, bomba, mina e të tjera, nga të shtënat që pasuan nga ana e policisë, edhe nga breshëria e plumbave e ktheu në pamje shoshe, s’do të kishte ndodhë kurrë, që asnjë plumb mos aktivizonte gjithë ate arsenal eksplodues, pasojat e të cilit do të ishin të një përmase shumë më të madhe. Ose nga rikthimi goditës i personave të vrarë nga policia, s’do të ishte i tillë, ku asnjë polic deri më tani nuk paraqiti asnjë plagosje!!! ....

Gjithë kjo veprimatri që për shumë arsye mund të quhet edhe gjallëzi, në brendinë e vet ka një domethënje! Dhe ajo, pikërisht në këtë kohë duhet kuptuar si fushatë që bëhet pandërprerë kundër shqiptarëve. Vetëm, ky rast, është më specifik! Ky rast i ka vërë në përballje partitë politike shqiptare të tregojnë funksionin e tyre tretës: këtu, në Shqipëri, në Kosovë, në Mal të Zi e bile edhe në Sërbi?! Ndërsa, heshtja e tyre ka spikat shumë qartë pozitën ku ndodhemi edhe pas Marrëveshjes së Ohrit, edhe pas shumë viteve përpjekje ku në pushtetin e shtetit që vrau e kriminalizoi gjithçka në kohën e Ju-federalizimit, vazhdon po i njejti avaz. Vetëm shqiptarët të pozicionuar në zgjerime kërkesash e premtimesh që mbesin po ato kukulla, që na ndërrojnë mesazhin, por jo edhe peshën e funksionit!

Është koha e fundit, për të bërë një billans, ku do të ekuilibrohej gjendja jonë tragjike, ashtu si ka qenë gjithmonë për kombe që ndodhen në robëri. Vallë, përse kjo robëri klasike akoma s’ka marrë pamjen e vërtetë, kur në gjithë segmentet ka dhunë, vrasje, krime ....

Për këtë shurdhim të shqiptarëve, le të kuptojnë edhe ndërkombëtarët, që veprojnë këtu, dhe, i japin mundësi këtij vandalizmi! Sepse, strukturat udhëheqëse të R. së Shqipërisë, sa herë që diçka merr për së prapthi tek ata, bëhen motivues të eskalimit të këtyre ndodhive tek ne shqipëtarët e robëruar. Ndërsa, strukturat e Shtetit të ri të Kosovës, gjithmonë realizojnë takime që në esencë, janë po aq pa peshë, sa që, në vend që të bartin mesazhe për përmirësim të gjendjes, përkrahin dhe kurajojnë aktorët që zhvillojnë skenare shëmtie. Në dukje, ishte edhe takimi i Ministrit të punëve të brendshme nga Kosova, i cili, pa asnjë nevojë shkoi të marrë pjesë në lojën e një cirku misterioz.

Vetëm shqiptarët e robëruar në këtë skaj të kësaj toke të ndarë padrejtësisht, dhe të ngulfatur nga tirania dhe inkuizicioni kalojnë ditëve e netëve të kësaj robërie duke dëgjuar se si fatin e tyre e bëjnë monetë kusuritje prej ku, e në vargonin e gjatë të kurorës së vrasjeve shtohen pandal emra të vrarësh që shpallen Terroristë! (15.05.2010, Kërçovë)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora