Mendime
Komuniteti Ortodoks për një Shqipëri Europiane
E enjte, 03.07.2014, 06:24 PM
KOMUNITETI ORTODOKS ISHTE, ËSHTË DHE DO TE JETË PËR NJË SHQIPERI EVROPIANE
Nga:
Prof. Dr. Ilia TELO
Prof. Dr. Pirro Prifti
Prof. Dr. Robert Andoni
Roli i Komunitetit Ortodoks Shqiptar ne konsolidimin, përparimin e shoqërisë dhe harmoninë ndër fetare ne vendin ton është i njohur nga të gjithë. Kohet e fundit ka pasur kritika tendencioze ne disa emisione televizive, artikuj ne shtypin e përditshëm, materiale te botuara ne internet ne lidhje me Komunitetin Ortodoks ne Shqipëri dhe ne mënyrë te veçante kundër Kryepeshkopit te Shqipërisë, profesorit të nderuar Anastas Janullatos. Këto ne nxiten përgatitjen e këtij artikulli.
Pak histori
Ne shekullin e parë të te erës se re Monoteizmi ne Evropë u përfaqësua nga feja krishtere dhe . Iliret (qe janë paraardhësit e shqiptareve) ishin nga popujt e parë te gadishullit të Ballkanit, të cilët përqafuan këtë fe .
Gjatë shekujve të mesjetës Krishterimi u be forma kryesore e ideologjisë sunduese ne Evropë. Dhe sot numërohen mbi 1.7 miliardë te krishtere ne botë
Ndarja përfundimtare e kishës krishtere ne ortodoks dhe katolikë ne vitin 1054 , u realizua dhe ne territorin ku banonin shqiptarët . Pjesa me e madhe e të krishterëve , u benë ortodoks dhe pjesa tjetër katolikë
Pas pushtimin Osman dhe me përhapjen e islamizmit, Krishterimi ne Shqipëri pësoi goditje te rendë, një pjesë e popullsisë kaloi ne fenë islame, u dëmtuan shume objektet e fesë
Ne librin e historianit të shquar amerikan Ferdinand Schevill theksohet se ne vitin 1453 turqit e ardhur nga rrafshnalta e Azisë morën Konstandinopojën dhe rëzuan Perandorinë Bizantine ... “ një vuajtje tjetër ishte dhe fakti se popujt ballkanas qenë të krishterë dhe pushtuesit ishin fanatik te mësimeve te Muhametit “ “Pasi u mundën (te krishterët iu dha një mundësi për tu bashkuar me fitimtarët, duke hequr dorë nga feja e tyre . Një pjesë e te Krishterëve nuk e pranuan një gjë te tillë dhe për pasojë ata u trajtuan si një shkalle me e ulet e shoqërisë nen emrin “raja”. Atyre nuk u lejohej: te mbanin armë,u viheshin taksa se te konvertuarve ne mysliman dhe fëmijët e tyre merreshin si skllevër tek Sulltani
Ne keto kushte siç theksohet dhe ne tekstin “Historia e Shqipërisë”- pushtuesit turq “krahas diskriminimit fetar përdoren dhe politikën e diskriminimit ne lëmin fiskal” . Një pjesë e popullsisë kristiane për te mbrojtur fenë e saj, u detyrua te emigronte ne vende të tjera .Numri i te emigruarve llogaritet të këtë arritur ne rreth 200 mijë veta – gati ¼ e popullsisë se vendit
Ne shekullin e XVII islamizimi përbente me pakë se gjysmën e popullsisë, ndërsa ne shekujt XVIII-XIX ishte islamizuar rreth 2/3 te popullsisë shqiptare Një pjesë e madhe e shqiptareve te myslimanizuar mbeten krishterë te fshehur pasi ata zbatonin ne mënyrë te fshehte ritet e krishterimit
Është shume i rëndësishëm fakti se shqiptaret me gjithë se u benë me dy fe, ndryshe nga disa vende te tjera, nuk patën konflikte dhe përçarje.. Ka pasur dhe ka martesa ku bashkëshortet kane fe te ndryshme, festat, gëzimet dhe hidhërimet shqiptaret e te dy feve i kane kaluar bashkërisht dhe kjo beri qe te krijohet dhe te konsolidohet shteti shqiptar. Kjo është një arritje e mrekullueshme e cila u përkrah nga rilindësit shqiptarë te të dy feve (myslimaneve dhe krishterëve). Kjo harmoni ka vepruar si kohen e sundimit të Perandorisë Osmane, pas pavarësisë kombëtare, ne kohen e regjimit te kaluar totalitar dhe sigurisht dhe pas fitores se demokracisë . Nuk ka force në bote qe te prishi këtë harmoni fetare te Shqiptareve
Ne vitin 1967 regjimi komunist ne Shqipëri ne mënyrë absurde ndaloi besimin fetar. Shkatërroi dhe shtetëzoje pronat e komuniteteve fetare, kjo me qellim qe të përgatitet “njeriu i ri ateist”, gjë qe ndikojë negativisht ne moralin e njeriut. Një veprim i tillë nuk ka ndodhur ne asnjë vend të botës?!
Kontributi i komunitetit Ortodoks ne pavarësinë e Shqipërisë dhe konsolidimin e shtetit
Për identitetin kombëtar, krijimin e shtetit
shqiptar dhe konsolidimin e tij kanë
dhënë kontribut te rëndësishëm shume personalitete të shquara. Një pjesë e
madhe e këtyre personaliteteve janë të
komunitetit Ortodoks.
Heroi kombëtar i Shqipërisë siç dihet është Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ne bazë te Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botuar vitet e fundit, Skënderbeu konsiderohet si strateg, burrë shteti, udhëhoqi luftën për liri dhe pavarësi kundër pushtimin osman për bashkimin politik shtetëror të popullit shqiptar
Skënderbeu është figurë e shquar e Shekullit te XV edhe ne plan ndërkombëtar. Lufta e tij u përkrah nga shume vende te Evropës se ai mbrojti krishterimin ne këtë kontinent. Për këtë figure janë shkruar shume libra, artikuj, dhe janë bere filma etj. Ne disa vende te Evropës janë monumentet (Itali, Hungari, Francë, etj). Skënderbeu është nga të parët burra shqiptar i cili luftoi për evropianizimin e Shqipërisë
Ne shpalljen e pavarësisë dhe ne qeverinë Ismail Qemalit. Ne shpalljen e pavarësisë kombëtare, krahas patrioteve te shquar mysliman morën pjesë dhe shume përfaqësues te komuniteteve kristjanë nga te gjithë krahinat e vendit. Ne qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali ku bënin pjesë 10 ministra, pesë prej tyre ishin te komuniteteve kristjanë prej të cilëve 3 ishin ortodoks dhe konkretisht: Petro Poga, , Pandeli Çale dhe Lef Noci
Kongresi i Manastirit. Ne këtë Kongres u miratua alfabeti i gjuhës shqipe. Komisioni i alfabetit te shqipes kishte kryetar Gjergj Fishtën dhe përbehej nga 11 anëtarë, 7 prej te cilëve ishin krishterë nga të cilët 4 ishin te komunitetit Ortodoks dhe konkretisht , Sotir Peçi, Dhimitër Buda, Gjergj Qirjazi dhe Grigor Cilka
ASDRENI (Aleks Stavre Drenova). Eshtë veprimtar i shquar i Kolonisë Shqiptare ne Bukuresht, është autor i himnit të Flamurit. Ka dhëne një kontribut të rëndësishëm për forcimin e ndjenjës Kombëtare ne prag te shpalljes se pavarësisë.
Shkolla e parë shqipe e Korçës (7 Mars 1887). Kjo fillimisht ishte një shkollë fillore me fizionomi të plotë kombëtare e laike, ku te gjitha mësimet jepeshin ne gjuhen shqipe
Kjo shkollë u hap ne kushtet e pushtimit Osman me nismën e një grupi rilindësish . Drejtuesit e kësaj shkolle ishin veprimtarë të shquar te arsimit kombëtar si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Naum Naçi, Thoma Avrami, Thanas Sina etj (te gjithë këta krishterë ortodoks). Shumica e nxënësve te kësaj shkolle, u benë veprimtarë te lëvizjes për çlirimin kombëtar te Shqipërisë. Siç dihet dita qe hap kjo shkolle u shpall “Dita e mësuesit” .Shkolla shqipe e vashave ne Korçë (1891). ishte shkollë fillore me fizionomi të plotë kombëtare e laike, ku të gjitha mësime jepeshin ne gjuhen shqipe. Kjo shkollë u drejtua dhe u administrua nga veprimtarë të shquar si Gjerasim, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi
FAN NOLI (1882-1965) Burrë shteti, atdhetar, demokrat,, kleriku i lartë, përkthyes, publicist, dijetar, historian e muzikolog
Ne Luftën Nacional Çlirimtare, pas Çlirimit dhe ne ditët e sotme. Komunitetet krishtere , krahas komunitetit mysliman kanë marrë pjesë aktivisht ne Luftën Nacional-Çlirimtare qe është një periudhë e lavdishme ne historinë e popullit tone. Pas çlirimit kane drejtuar sektorë te rëndësishëm te ekonomisë se vendit dhe pas vitit 1990 kane marrë pjesë aktivisht ne proceset demokratike. Ne qeverinë aktuale te Partisë socialiste pothuajse gjysma e ministrave janë te komuniteteve kristiane
Censusi i popullsisë dhe i banesave i vitit 2011 ka nxjerre te dhëna jo te sakta mbi përbërjen e popullsisë sipas besimit fetar
Ne periudhën e pasçlirimit ne regjistrime e popullsisë nuk janë kërkuar të dhëna ne lidhje me përkatësisë fetare të popullsisë. Nisur nga kjo janë bere përllogaritje duke patur për bazë regjistrimet qe ishin bërë para çlirimit Ne librin e demografit të shquar Prof. Fiqri Sheri “Popullsia e Botës” jepen këto të dhëna mbi përbërjen e popullsisë (ne përqindje) sipas besimit fetar (Këto të dhëna janë pranuar dhe nga drejtuesit e shtetit )
1. Mysliman 65 %
2. Ortodoks 23 %
3 Katolik 12 %”
Gjithsej 100 %
Ne vitin 2011 ne vendin tonë është bere regjistrimi i popullsisë dhe i banesave me një kosto shumë me të lartë, krahasuar me regjistrime të mëparshme ku janë kërkuar të dhëna dhe ne lidhje me përkatësinë fetare
Ja dhe të dhënat përmbledhëse ne shkalle vendi te botuara nga INSTAT
Përkatesia fetare e popullsise
Emertimi |
Numri i popullsisë |
Pesha specifike % |
Mysliman |
1587608 |
56.7 |
Bektashinj |
58628 |
2.09 |
Katolikë |
280921 |
10.03 |
Ortodoks |
188992 |
6.75 |
Ungjillorë |
3797 |
0.14 |
Te tjerë te krishtere |
1919 |
0.07 |
Besimtare te pa cilesuar |
153630 |
5.49 |
Ateist |
69995 |
2.50 |
Tjetër |
602 |
0.02 |
Preferojnë të mos pergjigjen |
386024 |
13.79 |
Pavlefshme |
68022 |
1.43 |
Duke analizuar rezultatet e censusit dhe duke bërë krahasimin me të dhënat e pranuara para censusit vihet re:
1. Zvoglimi i popullsise te krishtere. Nga rreth 35% ne rreth 17%
2. Pesha specifike shume e ulet e bektashive ne 2,09% ( ne një kohë qe ne të kaluaran, bektashinjte nuk jane redhistruar me vete)
3. Ne menyre te veçante ka një ulje të madhe ne peshen specifike te popullsisë ortodokse. Perqindja e llogariur aktualisht eshte me pakë se 1/3 krahasuar me perqindjen e pranuar para censusit te 2011?!
Me qellim qe këto fekte të jenë te krahasuara ne tabelën qe vijon kemi paraqitur strukturën e popullsisë ne perqindje sipas besimit fetar para vitit 1990 dhe sipas regjistrimit te vitit 2011 (Se ne regjistrimin e vitit 2011 nga 2800138 banorë te regjistruar vetem 2101865 deklarojnë se jane besimtarë (te tjere jane ateist , besimtarë te pacilesuar ose preferojnë të mos I pergjigjen pyetjes se besimit fetar)
Të dhenat ne perqindje po i paraqesim ne tabelën qe vijon:
Perberja e pppullsisë sipas besimit fetar ( ne %)
Emertimi |
Vleresimi para vitit 1990 |
Regjistrimi I 2011 |
Mysliman |
65 |
77.37 |
Ortodoks |
23 |
8.99 |
Katolikë |
12 |
13.37 |
Bësime te tjera |
- |
0.27 |
Gjithsej |
100 |
100 |
Të dhenat e mësiperme , paraqiten ne grafikun qe vijon:
Tabela dhe grafiku tregojnë se ne regjistrimin e fundit të popullsisë është rritur pasha specifike e popullsisë te besimit mysliman dhe u zvoglua ajo e besimit ortodoks, gje qe nuk është e saktë. Kjo situate është shqetësuese për faktet qe u përmendën me siper
Mos ndoshta personat qe nuk preferojne të përgjigjen apo besimtarë të pacilesuar jane të besimit ortodoks?!. Këtyre pytjeve duhet tu jape përgjigje vetem Instituti I Statistikës.
Nisur nga kjo pasaktesi, kisha ortodokse një muajin,pas botimit te ketyre të dhënave beri një pjetesor ku janë anketuar 7118 përsona (ku shenohet emri dhe mbiemri, adresa etj)
Rezultatet e anketimit po i paraqesim ne vijim
2469 përsona ose 34.68% deklaruan se u vizituan dhe u pyeten për perkatesine fetare
4643 përsona ose 65.23 % nuk u vizituan fare nga regjistruesi, ose u vizituan dhe nuk u pyeten per pekatesine fetare
56 persona deklaruan se regjistruesi i ka shënuar pergjigjen me laps ne një fletore tjeter
11 persona te tjerë deklaruan se regjistruesi nuk deshte te shenonte besimin fetar , ose e shenuan ate pas shume kembenguljeje
Burimi Keto rezultate te anketimit jane marrë nga gazeta “ Ngjallja” te muajit Dhjetor 2012
Faktet qe përmendem tregojne se disa të dhena mbi përberjen e popullsisë sipas besimit fetar (sidomos për komunitetin ortodoks nuk janë të sakta
Ahere na lind pyetja si është e mundur qe ky komunitet kaq i vogel 6,75 % ka nxjerre ne vite dhe aktualishtaq shumë figura të shquara net ë gjitha e jetës?!|
-Pas vitit 1990 është bere një punë e jashtëzakonshme per ringjalljen e oretodoksisë ne Shqipëri
Patriarkana Ekumenike e Stambollit e cila i kishte dhene autoqefalinë Kishës se Shqipërisë ne vitin 1937, pas vitit 1990 dergoi ne vendin ton Prof. Dr. Anastasini cili u emerua Kryepeshkop i Tiranës, Durresit, Elbasanit dhe i gjithë Shqipërise.
- Kjo u miratua nga presidenti dhe organet e tjera shtetërore.
- Ne vitet ne vijim u formua Sinodi i Shenjte me vone u mblodh Asambleja e veçante kleriko-laike e perbere nga 257 përfaqesues ku u miratua Statuti
- Ne vitin 2008 u neneshkrua sipas Kushtetutës Marreveshja midis Kishes Autoqefale Ortodokse te Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave dhe kjo u kthye ne Ligj nga Parlamenti ,
Pas vitt 1990 me vendosjen e pluralizmit dhe te demokracise si ne te gjithe fushat e jetës, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë qe ishte shperbere krejtesisht nga përsekutimi 23 vjeçar, u ringrit tëresisht dhe u zhvillua ne të gjitha fushat.
Për të argumentuar kete le te perdorim gjuhen e shifrave, pasi ajo është gjuha me bindesie dhe me e saktë.
-U rioirganizuan rreth 460 enori ortodokse
-Janë ndertuar 150 kisha te reja dhe jane riparuar mbi 160 te tjera
-Jane ngritur , blere dhe rikonstruktuar me shume se 70 godina per kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shendetesore, punishte mensa etj
-Me kujdesin e Kryepeshkopit u arësimua një brez i ri klerikësh nënështetas shqiptar . Sot sherbejnë 150 klerikë (te të gjithë gradave) me aresim te lartë
- U krijuan dhe funksionojnë me shume se 50 qendra rinore
-Ne fushen e arsimit funksionon Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, 17 kopshte, jane ngritur dhe funksionojne shumë shkolla te cikleve te ndryshme dhe ka 4 vjet qe fuznksionon Shkolla e larte Private “LOGOS”
-Ne fushen e shendetesisë funksionon qendra Mjekesore diagnostike ne Tiranë me 23 specialitete , ka disa vjet qe funksionin qendra Okulistike dhe Otorino –laringologjike , jane ngritur qendra te kujdesit paresor ne disa qytete te vendit
-Jane botuar me dhjetra libra teologjikë. Kisha ka shtypshkronjes e saj dhe boton gazeten dhe revista te ndryshme.
-Kisha merr pjesë ne te gjitha veprimtaritë e kishave ortodokse ne mbarë botën. Eshte anetare e e Konferencës Europiane te kishave , anetare e Këshillit Boteror të kishave (Kryepeshkiopi Anastas është një nga tete presidentet e tij), është gjithashtu President nderi i organizatës me të madhe nderfetare “FETE PËR PAQEN”
Kjo liste e veprimtarive është shumë e gjatë, por ne kete shkrim po e leme me kaq
Me 1 qershor te ketij viti ne qender te Tiranës u be shenjterimi i katedrales Ortodokse NGJALLJA E KRISHTIT qe eshtë një nga dhuratat me me vlere te Kryepeshkopit Anastas per Shqipërine dhe sidomos për Komunitetin Ortodoks, Kjo është ngjarja me e madhe e ordodoksise qe nga periudha e perhapjes se Krishterimit ne keto troje. Ne kete feste erdhen drejtuesit e kishave ortodokse nga te gjitha vendet e botës me ne krye Tëreshenjetrinë e Tij VARTHOLOMEU I PARE, kleriket nga te gjithe vendet
Ne mënyrë paradoksale dhe absurde siç theksuam më
parë disa media te shkruar dhe televizive, disa pseudo analist janë përpjekur me forma te ndryshme te hedhin
baltë dhe te mohojnë punën e madhe qe është bere ne vendin tonë për ringjalljen e kishës
ortodokse.
1. Perse një televizon privat nuk merr ne interviste Patriarkun e Stambollin apo te një shteti tjetër dhe merr atë te Serbisë?!. Sigurisht për te krijuar konfuzion
2. Një analist thotë se ne kishën Tiranës mesha jepet greqisht. Ne i themi këtij dhe te tjerëve qe mendojnë kështu : Mund të vini ne kishe se atje nuk kërkohet karta e identitetit, por hyrja është e lirë dhe do bindeni se mesha jepet shqip. Kryepeshkopi meshon jo me shume se 20% të kohës dhe ajo është ne gjuhen shqipe. Ne rast se mban biseda te veçanta ato gjithë një përkthehen ne shqip
3. Një pseudo analist tjetër tha se Kryepeshkopi i ka vene katedrales emrin e vete. Kur u pagëzua Kryepeshkopi, nuni i ka vene emrin Anastas qe ne shqip do te thotë Ngjallja. Pra ai ka marre emrin e ngjalljes se Krishtit dhe ne bote ka mijëra kisha qe kane emrin NGJALLJA E KRISHTIT dhe kjo nuk ka lidhje fare me emrin e kryepeshkopin tone
4. Një analist tjetër tha se pse nuk behet xhamia e Tiranës. Kryepeshkopi nuk ka fare lidhje dhe përgjegjësi për këtë.
5.. Një tjetër analist thotë qe Anastasi te largohet dhe ne vend te tij te caktohet Nikoll Marku nga Elbasani. Te dashur lexues duhet te kuptojmë i ashtuquajturi prifti i Elbasanit nuk e njihet nga ortodoksia jone dhe asnjë ortodoksi ne bote. Mos kërkojnë këta “analistë” qe dhe ortodoksinë tone te mos e njoh bota, të izolohemi si ne regjimin e kaluar?!.
6. Shpesh here analiste te ndryshëm dashakeq thonë se ku i gjene paratë Kryepeshkopi. Ju qe kini dyshime te tilla po Ju sigurojmë se ai nuk i siguron paratë me korrupsion. Ai ka një autoritet ndërkombëtar te padiskutueshëm dhe si rezultat biznesmen, njerëz te thjeshte kane ndihmuar dhe do ta ndihmojnë financiarisht kishën ortodokse te Shqipërisë.
7. Ne disa organe shtypi të shkruar thuhet se Anastasi është agjent i spiunazhit te Greqisë për aneksimin e Vorio-Epirit. Këto janë përralla me mbret dhe imagjinata te njerëzve dashakeq. Ata qe thonë kështu le ta argumentojnë me fakte dhe atehere ky person do te jete i padëshiruar dhe duhet te largohet nga vendi ynë.
Kryepeshkopi i Shqipërisë ka ndihmuar emigrantet shqiptar, pasi kur Greqia fillojë te zbatonte operacionin “Fshesa”, takojë kryeministrin e atyre viteve Kostas Simiti dhe u ndalua ky operacion, ai u ka dhëne kosovareve ndihma te madha financiare, ka hapur mensa për te varfrit e te gjitha feve etj
Populli ynë e ka vlerësuar figurin dhe punen e
jashtëzakonshme te Kryepeshkopit Anastas. Jo me kot
Konkluzioni i kësaj analizë është: Ta lemë të qetë dhe te mbështesim këtë misionar të Krishterimit i cili siç ka punuar me përkushtim ne Afrike (Kenia etj) te vazhdoje punën e mrekullueshme për te mirën e ortodoksisë ne vendin tonë dhe ne te gjithë boten.