E merkure, 16.10.2019, 06:15 PM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: ''E ashtuquajtura'' Shqipëri! (2)

E marte, 01.04.2014, 08:00 PM


''E ashtuquajtura'' Shqipëri! (2)

Nga Fahri Xharra

Kur gjërat vlonin , kur diçka zihej për çështjen tonë atëherë serbët i rrokëte dhëmbja e barkut  dhe nga frika se mos po ndryshon diçka në të mirë të shqiptarëve , fëlliqëshin nga shkuarja aq shpeshtë e barkut (diarreja) sa ishin edhe pët tu  ”dhimbsur”. Dhe fillonte hsteria për si thonin ata te áshtuquajturen Shqipëri. E kjo historikisht , në vazhdimësi e posaçërisht kur coftina e madhe perandoria turko- osmane ,ishte e shtrirë për dhe  grabitqarët mundoheshin se kush e kush të ndukë copën më të madhe nga ajo : ajo e merrte frymën e fundit dhe mundohej që të mbijetoj së paku edhe pa  këmbë e   edhe pa duar . Por , si? E mendonte mbijetesën e saj së paku mbi trungun tonë , edhe  pse e shihte që pjesët vitale tona shkëputëshin , shqyheshin dhe masakroheshin  nga ata që rastësisht qëlluan në fqinjësi dhe mundoheshin të mbushnin fantazmën e tyre (shtetin e pa qenë) me copat më të mira shqipëtare.

Por të kalojmë tek serbët , tek këta fqinj jo falëmnderues të cilëve të parët tanë dardanë

( aty rreth shek, 7 psK ) iu gjetën punë , iu gjetën strehim .

Se ç´na shkruanin serbët mu ne kohën kur ndaheshin kufinjtë. Për të bindur Europën se ata ishin me rrënjë këndej pari   e thonin këtë : ” Fiset e popullit sërb (serbet nuk kanë patur fise  fxh) : Peonët ,Panët , Pelagonet (Paeones, Panaioi, Panones, Pelagones )  dhe të tjerë sipas ” gjeografistëve dhe mendësve ” (terme serbe) të vjetër u zhvendosën nga Azia e Vogël rreth lumit Struma quheshin Panët dmth ,”zotërinj” Nga ky lum janë shtrirë deri në Atikë dhe vendin e quajtën Peonia. Ata e vazhduan rrugën e tyre nëpër Iliri dhe Panoni deri në Danub... Panët ose Peonët e përbënin një teritor të madh  në të cilin  jetonin nën Nemanjiqët apo si njihej  edhe si Dardania dhe e cila  së bashku me tokat tjera e bënin edhe Turqinë e sotit ( Batakoviç) ”(E vërteta e kesaj mund të kuptohet vetëm në Kosovën e Jusuf Buxhovit)

Por serbet nuk kishin të ndalur me fantazime e tyre : ”Serbalët apo Serbiqët , Serbët ose Tribalitae -t (Србаљи, или Србићи, Срби — Θρυβαλη, или Tribalitae ) , jetonin në të vetëquajturën të vjetrën   Serbali - Serbi- ose Tribali   dhe me të renë në të quajturën Shqipëri , Maqedoni , Bosne ” . (Për mua gjërat këtu komplikohen pak , por ndonjëherë tjetër i sqarojmë : Tribalia ,  Dardania  ) . Ku ishte qëllimi serb i këtij të bëri lëmsh të gjërave ?

Por jo vetëm atëherë , por edhe tani ja se çka shkruajnë: ” Duke i analizuar (zbërthyr) të gjitha rrethanat vihet në përfundim se politika turke e asaj kohe (1900-1915)

ndaj serbëve të krishterë ishte kriminale dhe dyftyrëse . Shihej qartë se turqit e kishin ”nijetin” (qëllimin”) që të gjithë katolikët e Shqipërisë  veriore dhe as aj të mesme t´i islamizoj dhe t´i dergon në Kosovë  dhe Metohi .Qëllimi i fundit -terrorizimi i serbëve. Këte nuk mund ta kryente se pse nuk e lejonin obligimet e saja ndaj botës ; dhe kështu i çfrytëzonte shqiptarët ”( Rale Trifunoviç)” . Po qëllimin serb e shofim , nëse duam ta shofim në këta rreshta :” Romanokatolikët dhe Shqiptarët (?) me bekimin e Turqisë si dhe me lejen e heshtur të Vatkanit  , kryenin tmerre dhe terrore  të mëdha ndaj popullsisë ortodokse  ( mendohet serbe ) duke filluar nga shek. i 17-të , mu atëherë kur filloi golgota e ynë (serbe) (Rale Trifunoviq) .”

I di Turqia këto shkrime? Po shqiptarët tanë ,që shofin ende ëndrra anadollake , janë të vetëdijshëm për këto shkrime serbe?   Haxhi Zeneli   shkruan ” Historikisht Turqia ka bashkpunuar me Serbinë kur kanë qenë në pyetje shqiptarët për ti asimiluar apo robëruar.Eshtë për tu habitur kur shofim shkrime të ndryshme nga shqiptarët,se çfarë u kanë bërë okupuesit Osman shqiptarëve në shumë aspekte jetësore,dhe disa nga ne shqiptarët injorojnë historin e përgjakëshme dhe po mundohëmi ta zbusin okupimin e tyre ndaj tokave shqiptare.”   Por këta bashkë punonin ndërveti : është e vërtetë se si turqit e edhe serbët e kanë të njetë prejardhje . ” Ne stepat e anës veriore te Detit të Zi në lashtësi jetonin fiset iraniane, te cilat u zhvendosen nga sulmi i hunëve permes popujve turq qëu dynden nga Azia e brendshme drejt perendimit. Në veri te stepës shtrihet nga Karpatet deri ne Ural, një zonë e madhe pyjore.. Stepa e uraleve është vendi nga erdhën serbët e fiset tjera sllave te zhvendosur nga hunët ne Ilirine tonë  ( Gjon Vuksani )”.

Përvehtësimet nuk kishin e as që kanë të ndalur , e mjerë kjo histori e jonë që aq pak po i dalim zot : ” Njëzet vjet pas Mark Milanit të Kuqëve ,për Malësorët gjerësisht ka shkruar edhe  etnografi Andrija Joviqeviç (1870- 1939) , duke konstatuar që në Malësi  , së pari pa dyshim kanë jetuar edhe Serbët . Këte e trgon edhe prania e madhe e kishëzave dhe varrezave  të tipit ortodoks , si dhe mbishkrime serbe që kanë mbetur edhe sot... Në kohën e depërtimit serb në Shqipërinë Veriore , këto anë ishin të banuara nga serbët.

( Dy gjëra për tu veçuar : Hyrja ne Shqipërinë Verore  (Malsi ) pra s ´kishte Mal të Zi Cërna Gora ) dhe e dyta kur thot   kur depërtuan serbë , kishte        vetëm serb?)  Sipas Trifunoviçit : ”N Ballëzi në Koplik , ipeshkvi katolik i ankohej  arkipeshkvisësë Tivarit  se peshkopata e tij ishte mbushur me shkizmatik  ( Triunoviç Andrija :Malesija , 1976 )

Por vetvetiu ngrit et pyetja se kush ishin shkimatikët ?

Ja se çka thotë Jovan Cvijiçi: ” Fiset e Malësorëve në luginën e Bjeshkëve të Nemura në mes të Shkodrës dhe  Metohisë ( dukagjinit fxh) jan ë kryesisht me prejardhje serbo-shqiptare , por ka edhe grupe malesorësh të besimit katolik të cilët e morrën besim Islamik , ose që u përzien me serbët dhe e morrën gjuhën serbe që si duket që në atë kohë edhe mund të ishte gjuha e tyre amë ” . Jo këta nuk janë në veti ! Po mjerë ne që humbim kohë me pazerllëqe turko-arabe dhe  të tjerët shkruajnë histori ; në bashkëpunim kuptohet.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT