Kulturë
Shaban Cakolli: Poeti ynë Ragip Ramaj
E enjte, 27.03.2014, 07:44 PM
POETI YNË RAGIP RAMAJ?
Nga Shaban Cakolli
Ragip Ramaj u lind në vitin 1953 në fshatin Klinë e Poshtme të SKENDERAJT:Shkollën fillore e kreu në vendlindje,kurse pak para se të
përfundonte shkollën e mesme në Skënderaj e largojnë nga bankat e gjimnazit për bindjet e veprimtaritë e tij,me që ishte arrestuar disaherë
nga policia. I detyruar të lëshojnë Drenicën,u vendos në Prishtinë,ku kreu studimet për letërsi.Ka punuar gazetar në Programin për fëmijë të TVP-së.Pas demostratave të vitit 1981,e përfshinë vala e spastrimeve në TVP dhe për disa vjet i ndalohet puna e gazetarit në Televizionin e Prishtinës.
Me shkrime ka filluar të mirret si nxënës,duke bashkëpunuar me të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe që botoheshin në Prishtinë e Shkup.
Ragip Rama është fitues i disa konkurseve letrare.
Deri më tani ka botuar:
Do ta blej një gjysh(Rilindja,1982)
Dy këmbë në një këpucë(Rilindja,1987)
Cicërrima të shqetësuara(Doruntina 1999,Gjermani)
Atdheun e kam në Zemër(Doruntina,Gjermani 2002)
Në maj të vitit 2003 ka botuar në botim të Doruntinës edhe këto përmbledhje:
Koridoret e Shpirtit(Poezi për të rritur)
Mollë e Kafshuar(Poezi për fëmijë)
Gjerdan Malli(Poezi për fëmijë)
Ragip Ramaj tani boton revistën për fëmijë në mërgim”DORUNTINA"
_______________
Ragip Ramaj -
Buzë Elbes
Buzë Elbes
Unë,Vetmia e Zalli
Kujtimin e vret Etja
Etjen e kall malli.
HIJA
Iku robëria
si kudra me bisht ndër këmbë.
Hija e saj
përdridhet Atdheut.
Kurbeti
Ai është zjarri
urna e tij jemi ne.
Flakëte tij prej malli
shkrumbojnë në ne.
Dhe askush nuk i sheh.
Vetveten Vranë
Thanë:
do ti vrasim jasharët!
kështu vrasim drenicën!
nëse vrasim drenicën
kemi vrarë kosovën
dhe shqipen maje kreshtave!
as vranë jasharët,
as vranë drenicën,
as vranë kosovËn,
as shqipen mbi kreshta
vetveten vranë!