E premte, 26.04.2024, 02:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Sadulla Zendeli Daja: Si më mbeti emri ''Dajë''

E shtune, 25.01.2014, 05:30 PM


Sadulla Zendeli Daja

 

SI MË MBETI EMRI ”DAJË”

 

Mbledhje e fshehtë në Gostivar,

Dy studentë t’inxhenierisë,

Një pishtar i diturisë,

Një nacionalist i flaktë,

Që ikte nga kotari i mërive

Dhe një Drejtor Kooperative.

 

Me dëshirë të flaktë vendosëm,

Radio Kuksin ta dëgjojmë,

Fjalën shqipe ta përjetojmë,

Zemrat tona t`i begatojmë.

 

Të dëgjojmë shqip një fjalë,

Qoftë i përjetshëm

Radio Kuksi margaritar!

Me afshin e zemrës t`a dëgjojmë.

Me drojë se sllavët s´na lejojnë.

 

Të vëmendshëm kudo që shkonim,

Sllavët e zymtë mos na gjykonin,

Një popull i tërë ndiqej nga terrori.

Iknim e fshiheshim nga agresori -

Të mos na shihte okupatori...

 

Një ditë pranvre në një mal të shpeshtë,

Të pestë shkuam tek vendi i fshehtë,

Radio Kuksin në shqip t’a dëgjojmë,

Fjalët e para në shqip t’i përjetojmë:

 

RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR.

JU FLET RADIO KUKSI!

 

”Popull i shtypur dhe i ndarë,

Gjuhën amtare e ka të ndaluar t`a flasë,

Të ndaluar e të okupuar,

Të torturruar, e të dëbuar

Të burgosur, të therë e të vrarë,

Vetëm se janë shqiptarë.

Okupatorët sllav nga Kaukazi

Kan okupuar trojet tona,

Shqiptarët në copa i kanë ndarë“.

 

Uaa sa bukur! Britmë e madhe!

Duke dëgjuar e duke qarë!

Njëri e puthi radio Kuksin shqiptar.

Të tjerët u përqafuan duke qarë!

Rroftë Shqipëria! Rroftë Radio Kuksi!

Rroftë Kosova! Rroftë Ilirija,

Rroftë Çamëria dhe gjithë shqiptaria!

 

O vëllezër Shqiptarë!

Shqipëria është Nëna jonë!

Nuk i le bijat e bijtë e saj të ndarë!

Një ditë u mblodhëm,

Në fshehtësi të bisedojmë.

Njëri nga ne propozoi:

Kam dy fjalë për t’ju thënë,

Kështu si e kemi nisur,

Okupatori sllav do na dëgjojë,

Do të na burgosë

E do të na helmojë!

 

Daja Zibë unë e di ç`të bëjmë:

Të ikim nga Gostivari jonë,

E të shkojmë në Shqipërinë tonë.

Do t´a marrim rrugën e Sharrit,

Do të ecim gjurmëve e shtigjeve

Të Xhemë Gostivarit,

Do të dalim në majë të Sharrit,

Do të ndalojmë në majë të Tomorit.

Tjetri tha: do të vazhdojm në vendin tonë!

T´a ruajm Mëmëdheun e stërgjyshve tanë.

I pesti me krenari i tha këto fjalë:

Kam një ide si të veprojmë dhe të vazhdojmë!

Heshtje, askush dhe frymë nuk merrte!

Trego-trego ç´ka ke menduar…!

O vëllezër, shqiptarë unë do të propozoi:

 

Shqipërinë dhe Radio Kuksin

Do ta thirrim ”Daja” Jonë!

 

Uaa, Uaa! sa mirë ke thënë!

Të gjithë britën me një zë!

Kur do të takohemi do të pyesim?

Si ishin nga Daja-Daja jonë?

Atëherë do t`a dimë

Se kush e ka dëgjuar pa frikë

Radio Kuksin-Dajën tonë!

 

KËSHTU MBETI EMRI DAJË!

 

Ne të pestët thirreshim Dajë!

Edhe të tjerët i thirnim Dajë.

Por, Dajën tonë e kërcënuan,

E dëbuan larg në Skandinavi.

Iku Daja në mëgrim,

E ne mbetëm në dëshprim,

Idealin e kishim në zemër,

Ishim të vendosur e të bashkuar,

Popullit tonë për ta ndihmuar.

 

Daja jonë emrin e vazhdoi në mërgim.

Por u dënua 20 vjet nga shteti sllav

Në ish Jugosllavi e vendlidje mos të hyjë.

Duke vepruar, Daja mbeti n’Skandinavi.

 

Kur Kosova fitoi Pavarësi,

Daja udhëtoi në Dardani.

Herën e parë në vitin 1999-të

Erdhi n‘Prishtinë nga rruga e Sharrit,

Ku ende vërehen gjurmët

E Gjeneralit Xhemë Gostivarit.

Në hyrje të Prishtinës u ndalëm

Në një parking

T´a dëgjojmë Radio Kosovën:

 

Ju flet Radio Kosova e Lirë -

Ju flet Radio Prishtina!

 

S’mundi t`i frenoj’lotët ky burr’mërgimtar!

Për këtë ngjarje ”Toena” është dëshimtar!

Daja nuk është si burrat e dheut,

Që lotët u thahen në sy!

I pa rrugët e Kosovës me njolla gjaku

Dëshmorët e shenjtë që u flijuan,

Për lirinë e e Dardanin’ e lashtë!

Vazhdoi në shtetin e dytë Suedi.

Të veprojnë e krijojë,

Për atdheun dhe mërgimtarët tanë,

Në veri të botës e kudo që janë.

Të larguar, të dëbuar nga vendi jonë,

Nga mëmëdheu i shenjtë që po jetonë.

 

Daja Zibë nga Peklishta e Tërnovës,

Rrugën e mërgimit e përjetoi,

Flamurin shqiptar nga duartë kurrë s’e lëshoi

Në demonstrata me flamur në dorë ishte i pari,

Gjithë mundin lirisë së trojeve tona ua kushtoi,

Ëndërroi bashkimin e trojeve shqiptare,

Viset tona t’bekuara në copa ndarë,

Nga sllavët e Kaukazit gjakatarë...

 

BOX

Në vitit 1975, u regjistrua shkolla e perë shqipe në Suedi. Këtë shkollë e hapi Sadulla Zendeli-Daja me prindërit shqiptarë. Daja vazhdoi si arsimtar i gjuhës shqipe 27 vjet me rradhë, duke lënë pas vetes mbi njëqind intelektualë. Emri Daja vazhdon edhe në Suedi dhe është i njohur mes bashkatdhetarëve tanë në Skandinavi. (Me respekt për Zemrën Shqiptare, Färjestaden, 15 janar 2014)



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora