E merkure, 24.04.2024, 02:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Gjuha epirote (arbnore)

E premte, 24.01.2014, 08:55 PM


Gjuha epirote (arbnore) si shprehje e karakterit të lashtë kombëtar.

Nga Gjon KEKA

Gjuha e një kombi përbën rrënjën e shpirtit ,karakterit dhe kulturës së tij.

Nga kjo njihet se mbi cfarë vlerash dhe cilat janë themelet e një kombi ,pastaj se sa të lashta janë dhe ku mbështetetë ai, dhe aq më tepër apo ajo që është bazike se pse folën gjithnjë të njëjtën gjuhë të lashtë paraardhësit , etërit dhe personalitet mbikohore të kombit dhe vetë populli duke mos e humbur kurrë atë ,por duke ecë në rrjedhën e tij të natyrshme që nga krijimi i tij në thellësinë e lashtësisë historike e deri më sot.

Jo rastësisht thoshte një shkrimtar dhe studiues i njohur europian se ,”populli shqiptarë ka dy veçori të cilat e bëjnë atë interesante për udhëtarët , kostumet(kombtëare- shënimi im) dhe gjuha e tij.”

Kështu që gjuha shqipe është një nga gjuhët më të lashta në kontinentin europian.

Pra thënë më mirë gjuha e epirotëve të lashtë rrjedh ekskluzivisht nga pellazgitët dhe se pikërisht kjo gjuhë thellësisht e lashtë është shoqëruar gjerë në ditët tona me mistere të shumta,trajtime të panumërta studimore ,hulumtuese dhe teza nga më të ndryshmet ,por që ajo dhe enigma e saj mund të zgjidhet vetëm mbi bazën e asaj se kjo gjuhë e lashtë është natyrshëm gjuhë pellazgite.

Përshkrimi që i kanë bërë shumë shkrimtar ,studiues dhe hulumtues në rrethana të ndryshme i ka bindur pothuajse shumicën e tyre gjatë hulumtimeve se gjuha e lashtë epirote(arbnore) është thellësisht e vjetër dhe që ka një karakter të vecantë në vetëvete.

Ndërsa Straboni shkruan për gjuhën epirote si një gjuhë e lashtë që ka shtrirje në tërë ilirikun dhe që ka një ndikim të madhë ,por që dallon nga të gjitha gjuhët tjera ,sepse ka vecorin e saj.

Poashtu mund të thuhet se cdo gjë që ka të bëjë me kombin shqiptar dhe territorin e tij ku ai ka banuar dhe jetuar nga lashtëisa është produkt i gjeografisë së tij e cila është kokëforte në dëshminë e këtij kombi të lashtë në kontinentin europian.

Kështu sa i përket kësaj uniformiteti mbizotëron në shumë vende ku flitet gjuha epirote edhe pas përzierjes nga pushtimet dhe barbaritë e ndryshme si ato aziatik-osman dhe sllave. Gjuha epirote si një gjuhë e lashtë është ruajtuar në thelbin e saj në dialektikën e saj ,sepse ajo ka përbën rrënjën e zhvillimit dhe edukimit dhe shpirtit të kombit, sepse me ruajtjen e saj është ruajt edhe lashtëisa duke mos lejuar që të shuhet zhvillimi dhe vlera e përjetshme e identitatare e kombit shqiptar europian si një nga kombet më të lashtë të familjes europiane.

Mund të nënvizoj këtu se rolë të rëndësishëm ,madje mund të thuhet rol të shenjtë kombëtar kanë luajtur prelatetë e kishës së krishterë katolike në ruajtjen e gjuhës dhe alfabetit epirot(arbnor),pastaj lidhjen e lashtësisë së kësaj gjuhe, karakterit të vecantë ,zhvilimit të brendshëm ,edukimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare, morale e shpirtëore të brezave gjatë gjithë periudhave historike të klombit tonë arbnor.

Jo rastësisht shkuran Pietro Antonio në një vepër të tij të botuar më 1688 duke nënvizuar se,”...,e come principiaua a predicare in lingua Epirotica con sodisfattione universale di quelle genti...

Pastaj kontributin e Pjetër Budit dhe Pjetër Bardhit ,si dhe Lutjen e Zotit që mesin e gjuhëve të shumë kombeve të botës sic shkruan në librin ,Oratio dominica in diversas omnium fere gentium linguas versa et propriis cujusque linguae characteribus expressa. Joanne Ch. David G.,botuar në vitin 1715 , se “...Lingua Epirotica Germánicas Gallicaeque veteris Dialectus eft quae tres litteras sibi peculiares habet.”Prandaj sic shihet në kuadër të lutjeve nga të gjitha kombet është edhe Lutja “Atii yne” ne gjuhën epirote(arbnore).

Duke parë këtë nuk duhet të harrojm edhe rolin e rëndësishëm të Gjergj Fishtës në alfabetin shqip, pastaj Shtjefën Gjecovit,Pjetër Bogdanit.Gjon Buzukut etj etj.

Kontributi në ruajtjen e gjuhës ka vazhduar nga të gjithë pa dallim gjerë në ditët tona.Edhe përkundër tendencave të errëta nga anët ë ndryshme, pastaj të baerbarisë së pushtuesve të cilët donin me cdo kushtë vdekjen e gjuhës shqipe në kontinentin tonë të lashtë, cka do të thotë me vdkejen e kësaj gjuhe vdes edhe lashtësia e këtij kombi dhe humbja e gjurmëve, prandaj edhe është ruajtur me xhelozi dashurie gjuha e lashtë epirote nga të gjithë arbnorët kudo.

Lashtësinë e kësaj e gjuhe e konfirmojn edhe Plini, Ptolemeu, Homeri dhe shumë e shumë shkrimtar e hulumtues të huaj që kanë vizituar trojet iliro-arbnore dhe janë bindur se kjo gjuhë përbën sfondin e jetës dhe karakterit të këtij kombi të lashtë europian.Poashtu edhe Paul Iovi në një nga veprat e tij shkruan kështu mbi të folmen dhe njohjen e gjuhës epirote(arbnore) në fusha dhe nivele të ndryshme të komunikimeve,“His preerat Nicolaus Masius e Nauplio Peloponnesiaco vir egregie fortis, cui Pulledro Epirotica Lingua cognome fuit,Galeatos autem thoracatosque ducatabant veteres ac clari nominis praefecti Carolus Civitellae regulus ,& Amicus Arsula.”

Apo sic nënvizohet edhe këtu në një vepër tjetër të me autor Johannes Jonstonu botuar në vitin 1650 ,dhe mendoj që është e rëndësishme të nënvizohet,”...Eorum capturam maiorem fieri ex Epiri lacubus ,Venetosque his maxime uti ,ad seque navibus adferri curare,& eodem vocabulo cum Epirotica lingua, quae Scouranicos dicit , Scourancas nominare...”

Me fjalë tjera mund të themi se edhe përkundër dyshimeve ,hedhjes së tezave barbare për ta shtrembëruar realitetin historik dhe gjuhësor të kombit tonë të lashtë arbnor europian, dokumentet,pra e vërtëta është ajo që tanimë është ngritë si një diell i cili ndricon përjetësisht mbi qiellin tonë kombëtare dhe shkencën dhe po i bind dhe do t'i bind cdo ditë të gjhithë se gjuha epirote(arbnore) është gjuha e lashtë e këtij kontinenti dhe familje.Prandaj nisur nga e gjithë kjo duke u mbështetur në fakte dhe dokumente të rëndësishme besimi i plotë i shumë shkenctarëve, studiuesve ,hulumtuesve etj, do të rritet sidomos në arsyen e të kuptuarit të thellësisë dhe karakterit të lashtë të gjuhës dhe kombit arbnor ,pra gjenezës pellazgite të gjuhës epirotike(arbnore).



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora