Kulturë
Asllan Dibrani: Atdheu na thërret!
E merkure, 22.01.2014, 08:11 PM
Atdheu na thërret!
Nga Asllan Dibrani - art@asllandibrani.com
Thirrja, e tij ulurën
Duke dëgjuar zëra të huaj anembanë
Tinëzisht i pinë gjaku, në emër të fesë!
Tundin e shkundin atdheun...
Atdheu na thërret!
Ah , Atdhe Atdhe !
Atdheut, se çka i bënë!
Ja morën gjuhën e lanë pa nënë!
Thërrasin për ta vdekë me ironi
Goditet të vdes si është ma zi !
Ah Atdhe Atdhe!
Të goditën e të rrënuan me faqe për dhe!
Zërat e llumit mercenar!
Lëshojnë kushtrim si myslimanë ,xhihdsitë e kriminel
po t'godasin që të vdesësh!
I pa nder e me faqe të zezë!
Ah Atdheu!
Atdheu im !
Nga pushtues deri me sot!
E sot pjella jote ,në emër të fesë, e t'pa besë!
S'jemi thonë shqiptarë?
"Jemi bijtë e fisit otoman"
Për gjuhë e dinë arabishten
në gjak e kanë turqishten!
Për kulturë atë, të Azisë!
Për flamur, krenohen me të Hamasit
E "mallkojnë" atë të Ismail Qemalit
Në shpirt e kanë të Afganistanit!
Hamallgji , kriminel e tradhtar
Shesin "Atdheun për pak para"!
Tallje ,fyerje sharje me Ty o Atdhe
Nga këta analfabet e të pa fe !
Atdhe!...ahë Atdhe: , a po m'dëgjon pash atë zot?
Zgjoje Skënderbeun me shpat në Krujë
Ismail Qemali në Vlorë
Ta din bota se kemi një Flamur!
Thirre "Nëne Terezën" me bukë në dorë!
T'i ushqej të uriturit e botës mbarë!
Le ta dijë të gjithë se jemi shqiptarë
Jemi "Komb" e humanitar
Gjon buzuku me mesharin e shenjtë
Thirre Manastirin me alfabet
Ismail Kadarenë me penë në dorë
Ta shpëtojmë Atdheun nga këta horë!