E merkure, 01.05.2024, 04:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Kreativiteti në fushën e fotografisë

E diele, 19.01.2014, 06:30 PM


KREATIVITETI NË FUSHËN E FOTOGRAFISË ARTISTIKE

Që në Kinën e lashtë, para 3000 vjetësh ishte e njohur kamera Obskura ku filluan edhe hapat e parë deri tek kamera Lucida. Pra, zbulimi i fotografisë shënoi një epokë të re, e cila bëri një revolucion në evoluimin dhe zhvillimin e fotografisë artistike. Pra, nëpërmjet objektivit të kamerës, ne shënojmë çasjet më interesante nga bota e njerëzimit dhe universit tonë.

Nga Remzi Limani

Pas zhvillimeve teknke dhe avancimin e teknologjisë në fushën e fotografisë, natyrshëm filloi zhvillimi dhe kërkesa për një qasje dhe fryme të re kreativiteti në fushën e fotografisë artistike. Këtë kreativitet e vërejmë edhe në zhvillimin e fotografisë artistike tek Ylber Gashi, i cili mëton të bëhej një mjeshtër i mirëfilltë në fushën e fotografisë artistike. Ky pra, z. Gashi, me vendbanim në Oslo të Norvegjisë, i cili, nga atje na sjell pamje dhe motive interesante, të kapura nga syri i tij gjithandej civilizimit dhe kulturave nga bota e lashtë, na dhuron shumë motive të bukura si fotografi dokumentare, duke arritur deri te fotografia artistike, e cila na dëshmon talentin e Ylberit dhe dashurinë e tij për fotografinë, duke i kapur momentet më interesante të lëvizjeve koreografike në fushën e baletit modern. Pra, observimi i fotografit tonë, bënë studimimin i lëvizjeve trupore të artistëve në skenën e baletit dhe gjetiu, duke i zënë figuracionet fragmentale të lojës së bukur skenike, pamje të cilat, nëpërmjet lëvizjeve artistike na flasin me gjuhën e trupit në lëvizje.

Krahas shumë pamjeve ineresante, në fotografitë e artistit Gashit, na bien në sy mrekullitë e motiveve detare, ku në veçanti, më impresionoi motive i pagëzuar me emrin “Safety work” (Siguria në punë).

Së këndejmi, puna kreative e artistit në fjalë, na bënë të kuptojmë, se Ylber Gashi, është në rrugën dhe frymën e duhur, për t`u bërë emër i veçuar në fushën e fotografisë artistike. Këtë na dëshmon sensibiliteti dhe butësia e ndjeshmërisë së  tij prej shpirti të kulluar dhe artistit të kultivuar, për ta zënë momentin dhe frymën domethënëse të kohës, hapësirës dhe momentit aktual, për ta fokusuar çastin e duhur dhe për të krijuar fotografi të mirëfillta artistike.

Dhe krejt në fund, artistit, Gashi i urojmë suksese të reja në kreativitetin e fotografisë artistike, e cila, na dëshmon, se arti i fotografisë, zë vend meritorë krahas gjithë arteve tjera pamore.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora