Kulturë
Haki Kasumi: Periudh? e dh?mbshme e Anamorav?s
E hene, 20.01.2014, 08:59 PM
NJ? PERIUDH? E DH?MBSHME E
ANAMORAVES E P?RFSHIR? N? NJ? MONOGRAFI
Nga Prof. Dr. Haki Kasumi, Prishtin?
Prof. Dr. Sabile Kecmezi-Basha “Veprimtaria atdhetare ilegale n? Anamorav? 1945-1968” Pjesa e Pare, botoi Instituti i Historisë, Prishtine 2013, faqe 409.
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, nuk është emër i panjohur për komunitetin shkencor n? Kosovë por edhe ma gjerë. Ajo pas një pune të gjatë dhe hulumtimeve të shumta ne arkiva te vendit dhe t? rajonit ka arritur qe me sukses ta shtoi punën e saj te vyeshme shkencore me k?t? botim t? radhës. Mendoj? se opinioni vendor ?sht? i informuar se kjo punëtore e zellshme deri tash ka botuar 15 monografi shkencore dhe 12 vepra letrare. Ne lëmin e shkencës ka arritur qe ne mënyrën ma te mirë të mundshme te sublimoj te vërtetën historike me te dhënat e dokumentet e gjetura n? arkivat e ndryshëm te gjykatave komunale, te qarqeve e supreme te Kosovës, t? Serbisë e te Jugosllavisë. Librat “Te burgosurit politik shqiptar n? ish-Jugosllavi”, “Organizatat dhe grupet ilegale patriotike shqiptare n? Kosovë 1981-1989”dhe “Shtypi ilegal ne Kosovë 1945-1999” n? tri vëllime, kan? arritur rekorde te shitjes n? Kosovë e Shqipëri si dhe janë vlerësuar lartë nga opinioni lexues.
Kësaj radhe do të fokusohemi n? librin më të rinj te autores e cila qysh n? parathënie na ben? me dije se libri “Veprimtaria atdhetare ilegale ne Anamorave 1945-1968” është vetëm pjesa e par?, ndërsa na njofton se pjes?n e dyte është duke e përfunduar.
Autorja, rrëfen: “Derisa po hulumtoja dhe grumbulloja materiale për monografinë “Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë (1945- 1947)”, në Arkivin e Kosovës dhe në Arkivin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan, hasa në shumë materiale, të cilat nuk mund t’i përfshija në librin e lartpërmendur. Ato materiale të çmueshme u bënë shkas për të vazhduar hulumtimet edhe në arkiva të tjerë, si dhe për të zhvilluar biseda dhe për të mbledhur dëshmi nga subjekte të ndryshme, si dhe dëshmitarë të ngjarjeve të asaj periudhe. Të dhënat arkivore, literatura relevante dhe hulumtimi në terren, t? gjitha bashkërisht shpresoj se do të jenë një kontribut i rëndësishëm dhe m? i plot? për ndriçimin e veprimtarisë atdhetare t? individëve në Anamoravë gjatë viteve 1945 – 1968”.
Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha është e vetëdijshme se një histori e bujshme e një populli të robëruar me shekuj, nuk mund të shkruhet dhe të përmblidhet në një monografi, aq më tepër kur dihet se në arkivat e vendit pjesa më e madhe e dokumenteve për lëvizjen ilegale shqiptare mungonë, për shkak se, diku me qëllim e diku me pahir, materialet e rëndësishme janë zhdukur ose janë asgjësuar nga një dorë e “kujdesshme” e pushtetarëve të kohës. Madje, deri para pak vitesh, për shkak se historia e lëvizjeve për bashkimin e tokave shqiptare ishte e anatemuar, as që mund të flitej për shkrimin e ndonjë monografie të mirëfilltë për te. Pas viteve t? 90 të shekullit XX dhe dekadës së parë të shekullit XXI, aty-këtu, pak nga pak, filluan të grumbullohen materialet për rezistencën kombëtare në Kosovë, si dhe filluan të botohen librat e parë për ato ngjarrje.
Gjatë punës n? kët? studim monografik, autorja kishte edhe dilemat e saja: a do të mund t? arrinte me sukses t`i dilte në krye këtij projekti t? madh. A do të arrinte nivelin e duhur në të gjitha interpretimet dhe se a do të arrinte te lajë nj? pjes? t? borxhit ndaj atyre gjeneratave që sakrifikuan shumëçka nga jeta e tyre, për një të ardhmen më të mirë e më të ndritur. Shumica e veprimtarëve t? tillë, ishin të bindur se edhe nëse ata vetë nuk do të mund ta shijonin frytin e punës s? tyre, sigurisht, gjeneratat e ardhshme do ta gëzonin.
Vlen të përmendim se ngjarjet e kësaj periudhe, herë-herë ishin madhore dhe bënin jehonë edhe në rajon, e nganjëherë më të heshtura, konspirative e ilegale, gjithnjë me qëllimin kryesor, çlirimin nga pushtuesi, i cili, në rrethanat e reja, të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore, kishte ndryshua vetëm petkun. Zhvillimet politike t? kësaj periudhe, në shikim të parë, ishin të qarta por t? ndërlikuara. Vështruar nga perspektiva e sotme, mund të themi se ngjarjet e asaj periudhe ishin komplekse, se ato u zhvilluan duke i pasur gjithnjë parasysh rrethanat e brendshme dhe të jashtme t? kohës. Ideatorët dhe pjesëmarrësit e tyre nuk kursyen asgjë nga vetja, vetëm e vetëm që të arrihej një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme. Rezistenca shqiptare, në përgjithësi, në Kosovë dhe, në veçanti, në Anamoravë, me kalimin e viteve u zgjerua, duke e shtuar numrin e pjesëmarrësve nga radhët e popullit liridashës t? këtyre viseve. Me kalimin e viteve, lëvizja ilegale në Kosovë shkoi duke e avancuar dhe duke e përforcuar metodologjinë dhe strategjinë e veprimit, drejt realizimit të qëllimit madhor të parashtruar gjeneratë pas gjenerate, bashkimin e popullit shqiptar dhe të trojeve të tij etnike. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (LDB-së), siç dihet, viset shqiptare u copëtuan ndërmjet tri republikave jugosllave. Ndërsa, në Kuvendin e Prizrenit, më 1945, u “shpall” se Kosova, “me dëshirën e popullit të saj”, i bashkohej Serbisë në kuadër të Federatës Jugosllave, edhe pse populli e dinte të vërtetën e hidhur. Atë status të pa merituar ia kishte imponuar Kosovës, Administrata Ushtarake jugosllave, e cila u instalua në Kosovë, më 8 shkurt 1945. Administrimi ushtarak në Kosovë detyrë të veçantë kishte paralizimin dhe shuarjen e çdo shprehjeje të pakënaqësisë së popullit ndaj statusit të vendosur në Kosovë. Kuptohet, shqiptarët nuk u pajtuan me një zgjidhje të tillë, sipas së cilës ata do të vazhdonin të mbeteshin qytetarë të rendit të dytë, duke qenë të privuar prej shumë të drejtave njerëzore e kombëtare. Në rrethana të tilla, si edhe më parë, populli u organizua, fillimisht legalisht, e më vonë, për shkak të represionit, kryesisht ilegalisht, duke shprehur kështu mospajtimin e vet. Ndaj atyre që patën guximin të shprehin revoltën lidhur me gjendjen e tillë në Kosovë, pushteti ndërmori masa të papara, duke i arrestuar, vrarë dhe ndëshkuar me burg të rëndë.
Sikurse gjithandej në Kosovë ku jetonin shqiptarët edhe në Anamoravë popullata shqiptare shprehu paknaq?sin? dhe mori hapa të guximshëm për formimin e organizatave ilegale në fshatra dhe lokalitete të ndryshme. Vite me radhë, në Anamoravë me sukses veproi Organizata Nacional Demokratike Shqiptare (ONDSH), nën organizimin e së cilës u dha kontribut i çmuar atdhetar. Shumë veprimtar duke mos kursyer asgjë nga vetja, dhanë jetën, rininë dhe një pjesë t? madhe t? shëndetit t? tyre.
Duke e parë organizimin ilegal të shqiptarëve, pushteti organizoi përcjellje, përgjime dhe hulumtime të vazhdueshme, për t’i zbuluar, arrestuar dhe dënuar ata. Ngjarjet dhe rrethanat politike që lidheshin me burgosjet e popullatës nuk lanë pa prekur asnjë cep e asnjë pjes? të Anamoravës.
Qarku i
Gjilani shtrihet në pjesën juglindore të Kosovës. Në aspektin hapësinor –
gjeografik, ky qark përfshin gati tërë rajonin e sotëm të Anamoravës, ku jeton
një numër mjaft i madh i popullsisë së Kosovës. Në këtë rajon, pas LDB-së,
burgosjet politike pothuajse nuk kishin të ndalur, e sidomos pas vitit
1946-1947. ONDSH-ja në Anamoravë pati një zhvillim të bujshëm si në organizim,
ashtu edhe në aktivitet. Ajo pati një histori tepër të dhembshme por edhe
krenare me përmasa kombëtare. Pas zbulimit të anëtarëve të ONDSH-së, në
Gjilanin e Idriz Seferit e të Mulla Idriz Gjilat u organizuan procese të mëdha
gjyqësore. Është i njohur procesi gjyqësor ndaj anëtarëve të ONDSH-së, që
ndryshe u quajt “Procesi Gjyqësor i Hamdi Berishës”. Për shkak të veprimtarisë
së tyre patriotike në Anamoravë, para trupës gjykuese u vunë dhe u dënuan hiq
më pak se 37 patriotë shqiptarë.
Në këtë pjesë të Kosovës, nuk munguan as likuidimet makabre të shumë atdhetarëve. Kujtojmë me këtë rast Hasan Alinë-Remnikun nga Remniku, Agush Mehmetin me gruan Qibrie, Misine Alidemajn nga Pozharani, Mustaf Kokën me gruan Rabijen nga Kokajt e Pograxhës, të cilët u likuiduan me tradhti në Bistricën e Prizrenit. Për të futur tek popullata tmerr e frikë, pushteti i dhunshëm i asaj kohe vendosi që kufomat e të vrarëve të ekspozoheshin në qytetin e Prizrenit, të Ferizajt dhe në atë të Gjilanit. Ata, në një mënyrë, duke i ekspozuar kufomat e të vrarëve shqiptarë, deshën t’i përdhunojnë dhe njëherësh shqiptarët t’i frikësojnë për të mos u marrë me veprimtari politike patriotike. Por, shqiptarët, duke e ditur angazhimin e tyre për çështje të atdheut, dolën në mënyrë masovike për t’i nderuar dhe për t’ua dhënë lamtumirën e fundit.
Rasti i Hasan Alisë-Remnikut, fatkeqësisht nuk ishte i vetmi. Pushteti i asaj kohe njësoj veproi edhe në Kaçanik, me Avdyl Durrën me shokë, kaçakun e fundit të kësaj ane të likuiduar tinëzisht. Gjilani, si qendër rajonale e Anamoravës, në periudha të ndryshme kohore, ishte i përfshirë në të gjitha ngjarjet historike. Për shkak të së kaluarës me plot luftëra e pabesi me serbët, shqiptarët popull shumicë, kurrë nuk u ndien të sigurt. Prandaj ata shpesh u shtrënguan të organizohen për të rezistuar në mënyra të ndryshme, varësisht prej shkallës së presionit dhe dhunës që ushtrohej ndaj tyre. Në periudha të caktuara rezistenca e shqiptarëve ndaj pushtetarëve serbë u karakterizua me konfrontime të hapura dhe me formimin e grupeve të ndryshme ilegale, të cilat e mbajtën të gjallë aspiratën e lirisë dhe t? drejtës për bashkim kombëtar.
Burgosjet politike të veprimtarëve shqiptarë në hapësirën e Anamoravës nuk u ndalën, pothuaj, gjatë tërë periudhës së pasluftës. Numër më të madh të të burgosurve politikë pati në katër vitet e para të pasluftës (36 % të numrit të përgjithshëm të të burgosurve, ose 221 veta).
Periudha e pasluftës solli pakënaqësi të shumta në mesin e popullatës shqiptare të kësaj ane, prandaj edhe revoltat e masës së gjerë ishin të shumëllojshme dhe gjithnjë të arsyeshme. Për rrjedhojë te kësaj ishte formua edhe Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, të cilën e udhëhoqën Hamdi Berisha, Halim Orana, Rexhep Bunjaku e të tjerë. Në këtë rajon kishte gjetur mbështetje edhe prof. Gjon Serreqi. Pas zbulimit të rrjetit organizativ të kësaj organizate, pasuan burgosjet masive të anëtarëve të saj. U bë i njohur sidomos procesi ndaj anëtarëve të NDSH-së, ose “Grupit të Hamdi Berishës “, grupit prej 37 shqiptarëve, dy prej të cilëve u dënuan me pushkatim (Hamdi Berishës dhe Rexhep Bunjakut), ndërsa të tjerëve nga 5-20 vjet burg. Në periudhën që kishte pasua, pas viteve të pesëdhjeta, filluan të akuzoheshin dhe të dënoheshin personalitete dhe intelektualë të shquar të asaj ane, prijës dhe organizatorë të lëvizjeve të shumta ilegale. N? k?t? monografi ?sht? ndriçuar edhe kontributi atdhetar e organizativ i mësuesit, Metush Krasniqit, nga fshati Dajkoc, komuna e Dardanës (ish Kamenicës). Ai, duke i vërejtur padrejtësitë e shumta, më 1950, në Shipashnicë të Epërme, kishte formuar organizatën politike ilegale me emrin “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë“.Pasi zbulohet, më 1958, ai burgoset për herë të parë dhe dënohet me 9 vjet burg, për t’u dënuar dhe burgosur edhe disa herë të tjera. Metush Krasniqi vdiq më 15 tetor të vitit 1986 nga pasojat e torturave t? burgjeve serbe.
Gjithashtu n? k?t? studim analizohet struktura e të burgosurve politikë sipas moshës, gjinisë dhe profesionit. K?tu del se, si edhe në të kaluarën, barra binte mbi supet e rinisë dhe të intelektualëve. Por nuk kishin mbetur anash as bujqit, punëtorët, zejtarët etj. Në këto organizime shum? prej veprimtarëve e kishin pësuar edhe me pushkatim. Kjo dukuri nuk mund të quhet e rastit. Dënime të kësaj natyre ishin shqiptuar edhe ndaj disa hoxhallarëve, në mesin e të cilëve duhet veçuar hoxhën dhe veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Mulla Idriz Gjilanin, të cilin UDB-ja e dogji me benzinë në lokalet e burgut. “Fat” t? ngjashëm kishte përjetuar edhe hoxha dhe intelektuali, Haki Ef. Sermaxha nga Hogoshti i Dardanës i dënuar me 20 vjet burg, por që nuk i vuajti të gjitha, sepse nga torturat e mëdha vdiq në burgun e Mitrovicë të Sremit. Pushteti komunist jugosllav, në këtë rajon, nuk kurseu nga burgosjet as gratë shqiptare, të cilat kur ishte në pyetje çështja e atdheut, gjatë gjithë kohës u treguan shumë aktive dhe të vendosura. N? k?t? monografi b?het fjal? edhe p?r vuajtët, dënimet me burg t?: Katarina Josipi; t? gruas t? Mulla Idrizit Gjilanit, gratë nga familja Durraj, të cilat qëndruan tri vite në burg, e shumë e shumë gra të tjera të devotshme të kombit tonë.
Kaptinë e veçantë e këtij libri janë përveç të dënuarit politikë, edhe jatakët e tyre. Sipas vlerësimeve t? pushtetit, në Kosovë jatakët ishin të shumtë dhe ndaj tyre u organizuan shumë procese gjyqësore, atyre iu shqiptuan dënime marramendëse. Ata u dënuan thjeshtë, vetëm e vetëm pse kishin strehuar apo fshehur të arratisurit shqiptarë që ndiqeshin prej pushtetit. Kështu p. sh., për jatakët që e strehuan dhe e ndihmuan me ushqime Hasan Remnikun me shokë, u dënuan më shumë se 35 persona, dy prej të cilëve me pushkatim. Atyre, Gjykata e Qarkut në Gjilan ua shqiptoi dënimet prej 1 deri në 101 vjet burg, gjithsej 474 vjet burg.
Prurjet e
reja shkencore n? librin e saj “Veprimtaria atdhetare ilegale ne Anamorave
1945-1968”, Pjesa e par?, autorja Prof. Dr. Sabile Kecmezi-Basha, i ka mbështet
n? të dhëna nga materiale relevante t? cilat i ka hulumtuar ne fonde t?
ndryshme të arkivave t? Kosovës, n? arkivat e shumta personale t? akterëve të
ngjarjeve ose të familjarëve të tyre. Gjithashtu ajo, ka hulumtuar shumë edhe
në Arkivin Shtetëror të Tiranës dhe në Arkivin e Institutit Historik pranë
Akademisë së Shkencave në Tiranë.
N? përfundim duhet t? cekim se kjo monografi e r?ndsish?me n? brendinë e saj, përveç Parathënies, ka edhe Hyrjen dhe dy pjesët kryesore t? lindës: Pjesën e parë t? titulluar: “Veprimtaria ilegale atdhetare në Anamoravë (1945- 1947)”. Ne këtë pjes? me fakte e argumente trajtohet veprimtaria ilegale n? Anamoravë, vetëm në dy vitet e para të pas LBD-s?, në vitet më dramatike për popullin shqiptar të mbetur jashtë kufijve te shtetit amë, kurse në pjesën e dytë trajtohet vazhdimësia veprimtarisë ilegale në Anamoravë pas zbulimit të anëtarëve të NDSH-së, më 1947 dhe titullohet: “Vazhdimësia e veprimtarisë ilegale në Anamoravë”.
Dhe krejt n? fund mund t? konstatojmë se libri monografik “Veprimtaria atdhetare ilegale ne Anamorave 1945-1968”, pjesa e parë, e autores Prof. Dr. Sabile Kecmezi-Basha, është një botim i kompletuar shkencore i cili me rezultatet qe ka arritur paraqet interes për opinionin shkencor shqiptar n? Kosovë e më gjerë.