Kulturë
Ramiz Lushaj: Doruntina moderne, Drande Jakja
E hene, 20.01.2014, 09:06 PM
DORUNTINA MODERNE, DRANDE JAKJA, QË DO T’I JEPTE KADARESË ÇMIMIN NOBEL APO HOLLIVUDIT AMERIKAN NJË FILM TË RRALLË
- ...sfida e Dorunintinës së sotme, Drande Jakes, në monografinë e autorit Pjetër Meta është e denjë për një film të rrallë në Hollivudin amerikan-
EKSKLUZIVE NGA RAMIZ LUSHAJ
1.
Pena
mjeshtërore e Ismail Kadaresë e nektari baladën shqiptare “Konstandini e
Doruntina” tue e mjaltë romanin “
E dyta
pas Doruntinës të baladës së lashtë ilire është legjenda e re dhe reale,
Nanëmadhja Drande Jakja. Përndryshe: Doruntina moderne. Çikë bregdrinase nga
dera e fisme e Jak Gjonit në Fierzën e dritës të Përtejdrinit. Nuse e martirit
të pakthyeshëm Vuksan Prek Ndou i Nikaj-Mërturit, djalë i derës së patriotit
luftëtar e dijetarit pasanik, Zeqir Dema i Btoshës. Prej disa dekadash jeton në
Bukovë të Lugut të Malësisë së Gjakovës. Ndër kohna i ka tejkalue me sfidë
mbijetese kryelartësore gjashtë sisteme rregjimi.
Doruntina
moderne Drande Jakja vjen me bohemën e jashtëzakonshme e qëndresën mbinjerëzore
në monografinë 137 faqe nga vepra “Gruaja që sfidoi fatin” (Tiranë, Kristalina-
KH, 2013) e autorit nikajmërturas, Pjetër Meta (Përpalaj), i cili e shkroi këtë
vepër në moshën që kishte Kadare kur e ribotoi romanin “
2.
Konstandini
i dha Besën nanës së tij se motrën e vetme, Doruntinën, të cilën e martuan
shtatë male larg do e sillnin në tpanë në kullen e vet të lindjes, me e pa me
sytë e saj. Nana e truen të birin për Besën e lanë udhës, ndaj ai ngrihet nga
varri e merr kalin erë të legjendës dhe e sjellë Doruntinën në derën e
prindërve. Besa u krye. Pas kësaj, nanë e bijë vdesin sëbashku, në trollin e
vet.
Doruntina e sotme, Drande Jakja e Btoshës, në fundnëntor 1948, kur Perdja e Hekurt e Lindjes ra si gurë mes dy syve në mes Shqipërisë Londineze e Kosovës Dardane, u falmeshëndet përjetë me burrin e saj kaçak, Vuksanin, që ia ktheu pushkën komunizmit prej se kur hyni me brigada partizane në nëntor 1944 në Qafë të Kolçit për me e zotërue Nikaj-Mërturin. Drandja ia dha besën Vuksanit (fq. 137) se ka me i rritë djemtë burra në trollin e vet dhe ka me i përcjellë çikat nuse në dyer të mira. Kësokohe, ma i vogli ndër katër fëmijët e tyne, Zefi, ishte veçse dhjetë ditësh.
Në vitin 1949, pa i ikë dimni tokës, policia e sigurimi i shtetit e shpërngulën Drande Jaken me katër fëmijë në kalvarin e shtatë internimeve: tri vendqëndrime në krahinën e Nikaj-Mërturit, në Tropojë (Astë, qendër e rrethit) për gjashtë javë e, prej këndejna, në kambë me djep në shpinë e fëmijë përdore deri në Kukës e, mbasandejna, me makinë në Kalanë e Beratit, ku ndejtën tre muaj e, në fund, në dy kampet famëzeza, në Turan e në Tepelenë.
Në kampin çnjerëzor të Turanit, me disa tragjedi në ditë, ku edhe brenda 24 orëve kanë vdek 33 fëmijë, ia rrëmbeu vdekja edhe djalin e saj të vogël, Zefin dyvjeçar. Drande Jakja me tepër vështirësi ia bani një vorr të sigurtë me thellësi e dërrasa tek varrezat e ushtarëve italianë të luftës, sepse nuk donte me iu ndodh si disa të internuarëve të tjerë, që ua merrnin erozioni i malit apo ujrat e Vjosës eshtrat e të vdekunve të tyne të pafajshëm.
Doruntina reale, Drande Jakja, tamam si në legjenda, pasi kapërceu shtatë lumenj të mëdhenj nga Vjosa tek Drini, pasi kapërceu shtatë vargmale nga Tepelena në Nikaj-Mërtur, pas shtatë ditëve rrugëtim me makinë e në kambë nga kampi i internimit në Fierzë e në Btoshë, e varrosi Zefin e vogël dyvjeçar pranë gjyshit të tij, Prekë Ndout, në trollin e Zeqir Demës, në fshatin e tij të lindjes. Kahmos, nga dy anët e Drinit, nga Malësia e Gjakovës e Malësia e Madhe, erdhën në këtë rivarrim mortor të papamë e të pandiemë, me e krye me nderime traditore këtë përcjellje e t’pame.
Burrnesha
e maleve shqiptare,
3.
Doruntina
moderne, Drande Jakja, është një legjendë e gjallë, e cila ndryshe nga
Doruntina e lashtë që udhëtoi mbi kali shale me të vllanë e vdekun,
Konstandinin e ringjallur nga vorri, kjo malësore plot bukuri e forcë vitale,
ka rrugëtue në kambë përkrah burrit të saj, Vuksan Prekës, dy herë
vajtje-ardhje nga Btosha në Nikshiq të Malit të Zi, pasi përndiqeshin nga
rregjimi shtetëror i kohës së Zogut sepse nuk pranuan me i dorëzue armët, biles
me djelminë e Btoshës e të krahinës ua kthyen edhe pushkën të dërguarëve të
qeverisë së asaj kohe.
Prapë si në legjenda: i kanë kapërcye shtatë male deri në Nikshiq në këtë vend që asokohe ishte me shumicë sllavë e pakicë shqiptare. I kapërcyen shtatë lumenj deri në lumin Zeta, që bashkohet me Moraçën para derdhjes në detin Adriatik.
Prapë si
në legjenda: Kah ka mërgue për në Mal të Zi, si e kumton disa herë edhe autori
Pjetër
Drande Jakja e sotme nuk është Doruntina e hershme e baladës së vjetër e as e romanit të Kadaresë, që përcillet larg tek burri i saj dhe kthehet mbi kali shale në vendin e vet. Përkundrazi: kjo Doruntina e re ka qëllue me dalë kaçake maleve përkrah burrit të saj të pashëm e të fortë, Vuksan Preka, qyshse në vite të para të nusërisë, biles edhe kur ishte në muajt e parë të shtatëzanisë. Në këtë kohë nga ma të veçantat në jetën e një çifti të ri iu ra me pasë ndeje me çoje nga shtëpia në male të krahinës e Rrafshit të Dukagjinit, derisa emigruan përkohor.
Në kohën e Luftës së Dytë Botërore Vuksani e Drandja, çift nga ma të mirët edhe përtej krahinës së Nikaj-Mërturit, qëndruan pothuaj katër vjet paqësisht e lumturisht në trollin e tyne në Btoshë. Në fundvitin 1944, Vuksan Prek Ndou, përkrah btoshasve e bashkëkrahinarëve të tij, mori pjesë në Qëndresën Antikomuniste të Nikaj-Mërturit dhe derisa u mbyll kufini më 1948 qëndroi kaçak maleve me armë në dorë e shpesh e rrezikonte veten për me ndejt tek shtëpia në Btoshë, derisa në vitin 1952 e pushkatuan pa gjyq vet të tretin policia e sigurimi i Jugosllavisë së Dytë, në vise të Kosovës dardane.
Doruntina e lashtë veçse shkoi nuse larg e kur u kthye në trollin e vet ndrroi jetë, ndërsa Doruntinës moderne, Nanëmadhes Drande Jakja, ia nisi tri herë jetës nga e para në Btoshë: kur shkoi nuse, kur u kthye nga mërgimi në Nikshiq dhe nga internimi në Tepelenë. Ia nisi jetës shtatë herë nga e para: tri herë gjatë internimeve në Nikaj-Mërtur, një herë në Tropojë, kryeqëndren e atëhershme të rrethit, në kalanë e Beratit, në Turan dhe në Tepelenë. Ngulimi ma i fundit i saj, kur e filloi prapë nga e para, është Bukova në komunën e sotme të Llugajt në Lugun e Malësisë së Gjakovës, ku hapi tokë të re për truall e bukë, ngriti kullën e ndërtoi jetën e vet përmbi një gjysëm shekulli.
Sot,
Nanëmadhja Drande Jakja jeton në Bukovën e bukur, në afri të bigimit të
Bushtricës me Valbonën, në afri të Fierzës të Përtejdrinit, në afri të Btoshës.
Nganjëherë i dëgjon në televizione kangët e nipit të tij, Gëzim Nikës, kangët
hymn për lirinë e Kosovës “N’Dardani bjen ni tupan” apo kanga e mallit të
mërgimtarëve “Shqipëri, o Nana ime” e dhjetra të tjera. Kjo 98 vjeçare është e
lumtur që ia mbrrini kësaj dite, me i ardhë Shqipërisë Londineze Demokracia, me
e fitue Kosova Lirinë e Pavarësinë, me i këndue nipi në skena të Tiranës,
Prishtinës, Shkupit, Plavë-Gucisë e Tuzit dhe deri në Amerikë.
Me Doruntina të tilla si Doruntina e lashtësisë dhe deri tek kjo Doruntina moderne Drande Jakja ka jetue në histori e në troje të veta kombi shqiptar në shekujt e vet të vështirë.
Përndryshe, kisha me thanë edhe kështu: në koft se Kadare i madh do të shkruante një tjetër romanin për kit’ Doruntinën tjetër, atëherë me siguri kjo vepër do ta çonte atë drejt Çmimit Nobel, ashtu sikurse edhe bohema me tragjedi e sfida e Dorunintinës së sotme, Drande Jakes, në monografinë e autorit Pjetër Meta është e denjë për një film të rrallë në Hollivudin amerikan.