E merkure, 01.05.2024, 01:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Shaban Cakolli

E shtune, 25.01.2014, 05:11 PM


Pak fjalë për autorin

Shaban Cakolli u lind në Krilevë të Dardanës(ish-Kamenicë).Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës.Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës.Shkruan poezi, prozë dhe publicistikë. Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë.Jeton dhe krijon në Gladbek të Gjermanisë.

Ka botuar vëllimet poetike:"TOKË DARDANE","LOTI I ATDHEUT","DETI I QIELLIT" dhe"KRISMA E FJALËS", AGSHOLI "kurse ka në dorëshkrim edhe disa vëllime tjera.Disa shkrime të tij janë përkthyar në gjuhën gjermane,turke dhe kroate.Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe diasporë si dhe është në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve

shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).

 

ELDORADO

 

Aty sundon vetëm një stinë:

gjethet thahen

në bebëz

ku bën vapë tropikale

.Aty mbretëron vetëm një kohë:

Doruntina do t´mbetet pa u martuar

se treqind krushq

kanë humbur rrugën

deri te shtëpia e saj.

Çika potureshë këndon

balada

me një kurorë gjaku në kokë.

El Dorado është

ëndrra jonë shekullore

 

MALLËNGJIM

 

Motra kur u bë nuse

hapi portat e ngujuara

të një stine të re.

Qerrja e kuqe me katër rrota kohe

kaloi mbi fëmininë e saj.

Motra iku!

Ç´zog do të këndojë

në drurin e manit

mallin e saj

 

PËLLUMB I HUAJ

 

Ai nuk e njeh

qiellin tim

që e ruaj në bebëz.

Di të fluturojë

vetëm mes reve me tym

që na i ngulfasin

mushkëritë tona fshatare.

Më kot shikojmë nga qielli

ai asnjë lajm nuk do t´na e sjellë

nga shtëpitë tona mbuluar me mall.

Edhe gugatjen

e ka në gjuhë të huaj

As dreqi s´i merr vesh

figurat që bën

tek fluturon nëpër qiell.

Më mirë është t´ia vënë

një degë dafine në sqep

dhe të lutemi të na sjell paqe

në këtë globin tonë

gjysmë tokë

e gjysmë ujë loti

 

ARBËRIA

 

Më e moçme se Hëna është Arbëria,

rrënjët i shtrin

tek mitet ilire

ku^perëndesha Dea

qumësht i jep

gjarpërit të shtëpisë.

Ëndrrat arbërore

me Qerren e Diellit

udhëtojnë

për të pushuar

në svastikën

e djepave tanë.

Derisa flenë arbërorët

dy shqipe të pagjuma

ëndrrat na i ruajnë

netëve me hënë.

 

EMËR I NEMUR

 

Udhëtarë të territ

hyjnë dhe dalin

nga dera në derë

ecin për teh të thikës

duke u përpjekur

të kërcejnë në humnerë

hapur në anatemë

si fëmijë të humbur

thellë në pyll

lajkash e trishtimi

 

U lexohet në dritën e syve

mallkimi i territ

ngrysen e gdhihen

me një vel mërzie

 

Nuk kanë shteg as prag

s'dijnë kah nisen,

as ku ndalen

me këtë rrugë muge

emër të nemur

gurbet

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko profilin e anëtarit

 

LOT KOSOVE

 

Sllav e shkja

dhe djalli i zi

na lakmuan edhe gjelbrimin

e fushave tona

në sy

 

As me vetëveten s’ lanë

të flisnim njerëzisht

për njerëzimin

se njerëz s’ishin

 

Shkilnin tokën tonë të bukës

me thundrrat e tyre

me brirë therrnin

qiellin e kaltër

të bebëzave tona

 

Zjarrin që ka Kosova

për liri tund dheun

dhe shpërthen

deri në qiell

duke djegur e pjekur

mustakët e miu

në fytyrat satanike

 

Kur shiu i lotëve pushoi

rreze lëshoi liria

dhe me foshnje u mbush shtëpia.

 

PËR TY DRITË

 

Flakadan lirie

që n driconte nëpër zemrat tona

me shekuj

 

Shekull pagjumësie

është ky

c’ të bëjmë me ty

në cilin qerpik

si në shandan

të vëmë

në cilin qiell

të bebëzave tona

të grisura

 

Tokë e shenjtëe

e Kosovës

me këtë florë

të kuqe gjaku

me xixëllonja stralli

që dalë kanë

nga nga limfa jonë

 

KUR MA VRANË KËNGËN

 

Unë, rrapsodi i harruar

këngën e kam pëlcitur

në një kohë të perënduar

jehonën e saj e lashë peng

anë e kënd nëpër Dardanë

por, atë ditë që nga nëna më ndanë

shpirtin ma dogjën dhe këngën ma vranë

 

BETIM NË VETE

 

Nuk ndahem gjallë

prej teje

gjaku im je ti

nëpër dje

dhe vetëm për ty

vdekjes përballë i rri.

 

DARDANIA

 

Trupin në valë

emrin në flakë

Dardania plakë.

 

Në valë-nuk mbytet

në flakë-nuk kallet

jeton-nuk ndalet.

 

Në gjak -ujitur

plagosur në zemër

prap jeton-ka emër.

 

Erdhi nëpër furtunë

trupin-flori

emrin-LIRI.

 

POETI

 

Nuk e di

nëse trupi  i pikon gjak

por e di,brenda tij

kallet një oxhak

 

Në mes mallit e dhembjes

urnë që kallet

digjet në heshtje-bëhet prush

dhembjet e tij

s´i kupton askush!...

 

KITARA E FJALËS

 

Prej se jam lindur

jetën e ndjej dhe e

mbaj në mend mirë

 

ashtu si ishte

 

dhe kështu si është

e jo si desha unë

por s´i deshi ajo.

 

E IMJA ËSHTË KJO TOKË

 

Çka shohin sytë

Dhe shumë më përtej

Janë trojet e mia

Gjaku i diellit tim

 

Çka shohin sytë

Dhe shumë më përtej

Është qielli im

Është mhënë e atdheut.

 

Çka shohin sytë

Dhe shumë më përtej

Është fusha e rrafshët

Udha e dy Drinëve.

 

VENDI IM

 

Natë për natë shëtis

nëpër kosmosin me hënë

buzë lumit të atdheut

pranë arave dhe kopshteve

malli s´ikën nga unë

as kur hëna ikën

prapa gjelbërimeve

 

ORA JONË

 

Gjurmë pas gjurme

bjeshkë pas bjeshke

na ndoq sopata shpatën

nëpër shekuj

 

Këtu varrë e atje varrë

më bëhet shpirti mulli ere

në skëterrë pas skëterre

deri kur të bredh me bredh

kështu,o shpirti im?

nga të palarat

e botës pelim

 

Këtu s' jam

atje s’më lënë,

o nënë

 

qenia ime e ndarë në dysh

në udhëkryq



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora