E shtune, 27.04.2024, 05:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Xhavit Gasa

E shtune, 09.11.2013, 05:04 PM


Xhavit Gasa

 

 

TESTAMENT

 

Po shkruaj,

këtë testament,

vargun tim poetik,

t'ja lej bletës amanet,

 

Në krahë e saj,

ti marrë vargjet e mia,

t'i përziej me nektarin,

e luleve nëpër lëndina.

 

Ku ka më të sigurtë,

se tek bleta vargjet e mia,

me të sajin thumb,

i mbron nga padrejtësia.

 

Me ëmbëlsinë e mjaltit,

nëpër hojet e bletëve,

le të përzihen vargjet,

e nënshkrova testamentin...

 

 

TOKA DHE BUJKU

 

Një nga një,

kokrat e grurit,

në tokën vlagëngrohtë,

hedh dora e bujkut....

 

Dhe toka ëmbëlsisht,

hap kraharorin e saj,

uron bujkut miqësisht,

t'u mbushëshin plot hambarët...

 

Kallzat e grurit,

tokën mbuluan,

toka dhe bujku,

bashkë festuan...

*********************

************************

Nga bujku dhe toka,

plot me të mira mbushet sofra!!!

 

 

DO NA MALLKOJNË

 

Sa ujqër,

të uritur,

na u sulën,

nga trupi,

copa të majme,

pa mëshirë na shkulën.

 

E tash,

këtë copë

që na ka mbetë,

çdo ditë,

pa mëshirë,

po e kafshojmë vetë....

 

Ska

ma turp,

për besë,

do na mallkojnë,

të parët tanë,

që për këtë tokë,

luftuan e u vranë...

 

Zoti,

na ruajt,

nga zullumqarët!!!

 

 

REBELIMIN

 

Veten s'e bëra

kurrë qaraman,

as me pamje servile

e fjalë lajkatare...

Rebelimin

në heshtje drynova,

nëpër vitet

e kohës "rebele"

 

Sot,

më thonë,

të hesht,

nuk ke moshë,

të bëhesh poet,

se vargu yt,

na bën me "qesh".

 

Nuk është,

absurd kur,

çdo poet,

shpreh atë që ndjen,

në gjithë botën,

nuk gjen shkollë,

për poezi,

poezia është dhunti..,

 

Lermëni të qetë,

ju lutem miqësisht,

mos ma vrisni ndjenjën,

për herë të dytë.....

 

 

BASHKË-UDHËTARË

 

Që kur shkrova poezinë e parë,

asnjë herë nuk jam ndierë vetëm,

me poezinë jam bashkë-udhëtarë,

gjithmonë bashkë në çdo hap ecim.

 

Dhe në ato kohët e trishta,

kur  ishim mollë e ndaluar,

kur na zunë pusi dhe prita,

njeri-tjetrin nuk e tradhëtuam.

 

Sot i thinjur si borë e bardhë,

në fytyrë më shtohen brazdat,

me poezinë jam bashkë-udhëtarë,

bashkë në të mira dhe halle.

 

Ju këshilloj ta doni poezinë,

të gjithë ju brezat e ardhshëm,

se është bashkë-udhëtare e mirë,

besnike që nuk ju le në baltë!!!

 

 

NJË LIS

 

Në degët,

e fuqishme,

të lisit,

bredhin ketrat,

si artistë cirku,

të ëmblat këngë,

këndon bilbili,

 

Trup

të fuqishëm,

ka lisi,

i bën ballë,

të gjitha stuhive.

 

Rënjët,

e lisit,

janë të forta,

ku janë,

rrënjët e tij,

nuk shembet toka.

 

Lisi,

dhe kur thahet,

drutë e tij,

të fuqishëm.

e bëjnë zjarrin,

që flakëron nga gjacat!!!

 

 

NDOSHTA

 

Seç paskam,

një sekëlldim,

dua të shkruaj,

e fjalët më ikin.

 

Mbi tavolinë,

e bardhë,

mbetet letra,

fjalët shpërndahen,

......................... si era.

 

 

Të gjithë flasim,

shkruajmë lexojmë,

pa pushim.

gjoksim rrahim,

se kemi thënë,

fjalën më të mirë...

 

Seç paskam,

një sekëlldim,

më duket,

sikur të gjitha fjalët,

kanë marrë  arratinë.

 

Ndoshta,

një ditë,

do ti arrijmë

 

 

MOS U ZEMRO

 

Ti që

dje kishe frikë

t'më flisje

dhe drejt

sytë nuk më hidhje

asnjë herë, s'të urrejta

urrejtjen s'e pranoj zemra

 

Sepse

atë urrejtje

as unë

as ti

nuk e donim

as unë

as ti

nuk e sollëm.....

 

Atë

e sollën

barbarët

që mbollën

përçarjen

urrejtjen

përbaltjen

 

Miku im

i mirë

të lutem

mos u zemro

nëse ndonjë herë

rebelim

në vargun tim,

............do të ketë.....

 

 

BURRI DHE GURI

 

Të gjithë,

lindin meshkuj,

vetëm ata,

që përballen,

me sfidat e jetës

bëhen burra,

as gurët,

e mineralit,

nuk bëhen metal,

nëse nuk shkrihen,

...............nëpër furra,

 

Sa të ngjashëm,

burri,

...dhe guri....



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora