E premte, 26.04.2024, 03:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Mesazhi i një nate pranvere

E shtune, 26.10.2013, 09:34 AM


Mesazhi i një nate pranvere 

-Skicë-

Nga Albert ZHOLI

Atë mbrëmje pranvere isha tepër i lodhur. Sa hyra në shtëpi mbylla celularin dhe u shtriva në krevat, pa komunikuar me njeri. Gjumi më zuri menjëherë si me magnet. Të nesërmen, kur u ngrita, koka më dukej e rëndë si vare. Hapa celularin. Menjëherë ndjeva sinjalin e mesazhit. Kërkova menjëherë rubrikën te leximi i mesazheve dhe lexova me një frymë: “Berti, të mora në telefon mbrëmë, por e kishe fikur. Takohemi në orën 08.00 te stacioni, Akademia (Athinë), te stacioni i autobusit 103. Afrimi”.

- Nuk më mbeteshin as 25 minuta kohë. Ishte ditë e diel Marsi, e diela e dytë. U bëra gati ngutshëm, ashtu si munda, dhe u nisa për te vendi i takimit...Kur mbërrita, Afrimi, me një paraqitje të jashtme të shkujdesur, (jashtë natyrës së tij), rrinte ulur te stoli i stacionit me bërryla të vendosur mbi gjunjë dhe mollëzat e duarve në nofulla. “Diçka i ka ndodhur”, thashë me vete. Sa zbrita nga autobusi ai u ngrit dhe më përqafoi me lot në sy.

-Ç’ke? Si është puna që je katandisur kështu?!,-i them i tronditur.

-Hajde të pimë një kafe afër, e të them se çfarë kam,- më tha. U ulëm në lokalin më të afërt dhe porositëm unë çaj dhe ai kafe.

-Hë, fol! Tregomë se s’duroj dot më,- i thashë.

-Ç’është kjo jetë,- tha dhe tundi kokën.- Flluskë sapuni është,- dhe psherëtiu. Tashmë lotët nga sytë nuk mundi t’i mbante. Më çoroditi fare. Ai e kuptoi ankthin tim dhe filloi të fliste sërishmi me një zë...

-Mbrëmë më vdiq gjyshja...

-Si, vdiq gjyshe Afërdita?!

S’mund ta besoja. Kisha vetëm një javë pa e parë. Ajo më donte njëlloj si Afrimin. Kështu më thoshte sa herë shkoja për vizitë dhe fillonte të më pyeste ç’farë kisha shkruar, si shkonin punët nga Shqipëria...

-Po, - dhe psherëtiu thellë sërishmi. – Vdiq, në orën 23.00, dha shpirt tak-fak. Po bisedonim për të shkuar për verë në Shqipëri. Kishte 8 vjet pa shkuar, ti e di mirë. Kur i thashë se tashmë që mora kartën jeshile e kishim të lehtë për të shkuar, kaloi në një gëzim të tejskajshëm. Lotoi nga gëzimi për lajmin. Duke folur për ikjen çehrja filloi ti ndryshonte....Pas pak, ngeli si pa frymë, ngeli si statujë. I hodha ujë, i fërkova ballin, supet dhe e shtriva në krevat. Ashtu e përhumbur fliste përçart nga gëzimi.

-Rrofsh, more djalë. Rrofsh. Behari erdhi. Është shumë afër, shumë...Duke parë gjendjen e saj, shkova të marr në telefon Artanin, doktorin, shokun tonë. Nëna dhe babi rrinin si të ngrirë. Pa arritur te telefoni dëgjova:

-Bir, vendosëm një kasetë me këngë polifonike.. Dua ato këngë që më shërojnë,- më tha me gjysmë zëri. Vura në magnetofon një nga kasetat me këngë të zgjedhura polifonike që i kishe sjellë ti në Janar (2000). Kur në dhomë u përhapën tingujt e parë të polifonisw , ajo buzëqeshi. Sa e bukur m’u duk ato çaste. Për disa sekonda buzëqeshja dhe shkëlqimi i syve i jepnin asaj fytyre një pamje engjëllore. Pastaj diçka belbëzoi dhe pas 5-6 sekondash mbylli sytë...

U afrova t’i dëgjoja frymëmarrjen. Fillova ta qëlloja në fytyrë por më kot... Kur erdhi Artani asaj ende nuk i i kishte ikur buzëqeshja dhe kënaqësia nga fytyra për lajmin e mirë se në verë do të shkonim në Shqipëri. Magnetofoni ende përhapte tingujt e një kënge polifonike... Ishte dëshira e saj të mbyllte sytë duke dëgjuar një këngë polifonike shqiptare. “Kënga polifonike është bashkimi i magjisë së tingullit me magjinë e fjalës”, më thoshte. Pa këto këngë populli do dukej si pa zë dhe pa fjalë. Kënga polifonike është memoria e gjallë e një kombi, ajo përbën themelin e historisë e transmetuar në shekuj. Ndërsa në emigracion, kënga polifonike është ruajtja dhe ndërgjegjësimi i identitetit kombëtar. Vallë a i dëgjonte ajo tani tingujt e atyre këngëve që vazhdonin ende të përhapeshin siç i donte ajo, në hapësirën e dhomës së një shtëpie të marrë me qira në Greqi, 700 km larg shtëpisë së saj në Tiranë? Ajo mbylli sytë nën tingujt e këngës polifonike që i donte dhe i barazonte me atdheun dhe me ëndrrën se së shpejti do të shkonte në Shqipëri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora