Kulturë
Faruk Tasholli: Piktori Shefqet Emini pushton botën
E merkure, 23.10.2013, 06:24 PM
PIKTORI NGA KOSOVA PUSHTON QENDRA BOTËRORE TË ARTIT
Nga Faruk
Tasholli
Vetëm për pak muaj, piktori kosovar
Shefqet Avdush Emini, me artin e tij, merr pjesë në tri qendra botërore të
artit, pa llogaritur pjesën tjetër të ekspozitave të mëparshme.
Piktori kosovar
me qëndrim në Holandë, Shefqet Avdush Emini, tashmë është bërë një krijues
lëvizëz nëpër botë, qoftë me pjesëmarrje në ekspozita të rëndësishmë, qoftë me
pjesëmarrje në juri profsionale apo edhe në qëndrime krijuese. Këtë funverë, ai
ishte pjesëmarrës i simpoziumit tradicional të pikturës në Penza të Rusisë, ku
nga 400 artistë konkurentë të 23 shtetevë, u pranuan 73 prej tyre. Pas kthimit
nga ky simpozium i rëndësishëm ku marrin pjesë edhe strukturat e ndryshme
politik e shtetërore, piktori ynë Shefqet Avdush Emini na deklaroi:
Une jam i ndarë
shumë i kënaqur me organizimin ,kushtet e qëndrimit ,pritjen e
tjera… Kam qene shum i lumtur, sepse puna ime artistike është vlerësuar
shumë nga të gjithë. Respekti ka qenë vërtet
në nivel të lartë… Kam pasur
fatin që jam takuar me shumë artistë të
mëdhenj dhe relacioni shoqëror e
kulturor ka qenë shumë i miër në mes nesh. Kam krijuar një urë të re me shumë vende të tjera të botës dhe me artistë shumë të rëndësishëm e me
struktura të ndryshme krijuese. Punën të cilën e kemi krijuar, ajo do të mbetet
në koleksionin e simpoziumit e nuk
proferohet të bëhet biznis me të ! Unë vertet jam ndarë shumë i kënaqur në
përgjithësi dhe do ë isha i lumtur po qe se me ftojnë prapë. Pas perfundimit të
këtij simpoziumi në jemi në kontakt të përhershëm me shumë artistë të vendeve të ndryshme të botës.Pas
përfundimit të simpoziumit të Rusisë, kam vazhduar direkt fluturimin në
Sarajevë, në Bosnje, në një simpozium tjetër. Aty jam takuar me disa shokë të
tjerë ku jam njohur në simpoziumet e tjera
nëpër botë, por edhe aty kam krijuar shokë të tjerë. Për disa ditë kemi
vizituar pjesë të ndryshme të Bosnjes. Po ashtu, sipas programit, kemi
pikturuar dhe në fund, piktura e ime dhe e tre piktorëve të tjerë nga Turqia
mbetën për ’’ Muzeun e Alija Izetbegoviqit’’. Ky ishte një satisfaksion për
mua, që puna ime, te mbetet edhe në atë
muze të rëndësishëm në Bosnje.
Tani pritet të marr pjesë sërish
në nëntor në festivalin e pikturës në Egjipt, ku kam marrë thirrje
para një kohë të gjatë. Jam shumë i sigurtë qe edhe këtu do të ndahem shumë i
kënaqur si herat e tjera… Egjipti tani më është bërë si shtëpi e dytë. Edhe
këtu si në shumë vende të botës kam krijuar një rreth të gjerë të shoqërisë,
dhe kujtimet e mia përherë janë shumë të mira
SH.A. Emini pranë pikturave të tij në simpoziumin në Rusi ,2013
Piktura që është dedikuar Muzeut “Alija
Izetbegovic’’, Sarajevë, 2013