Kulturë
Rezart Palluqi: Mafia e librit!
E hene, 21.10.2013, 05:43 PM
Mafia e librit!
Nga Rezart
Palluqi
“Nëse dje,
egzistonin 3 milion spiunë, sot duhet të egzistojnë 3 milion shkrimtarë ose
poetë”
“Sa më shumë
libra, aq më i famshëm dhe i talentuar shkrimtari”
Ky ishte vizioni
dhe motoja ime, përpara se të merresha me industrinë e librit shqiptar, të
cilën, unë së bashku me disa të tjerë, e kemi shndërruar në industri mafioze.
Mallin për
atdheun, dhimbjen e arratisë se miliona s...hqiptarëve, unë e tregtoj si mos më
mirë. Gjysma e bashkëatdhetarëve të mi jeton jasht kufijve. Ata duan t’i ruajnë
rrënjët në gjirin e tokës shqiptare. Këte e di edhe bufi, por si arrihet kjo?
Ha, ha! Duke e hedhur dhimbjen e tyre në letër të trashë sa lëkura e qafës,
gërma të mëdha sa një buburrec, dhe emrin e tyre të shkruar me shkronja të
mëdha dhe mbushura me shkëlqim floriri. Rëndësi ka që pakoja me euro të bjerë
mbi tavolinën time mafioze.
Botërisht,sot
njihem si një botues librash, por në fakt jam pronar i një shtypshkronje
super-moderne. Dikur, punoja si redaktor i shtëpisë botuese 8 Nëntori. Atëherë,
detyra ime ishte jo vetëm të operoja mjeshtërisht idetë e rrezikshme, por të
spastroja edhe gjuhën nga shprehjet e dykuptimshme si dhe fjalët e huaja. Sot,
këtë s’kam përse ta bëj më.
-Më falni pak se
po më tringëllin telefoni. Mund të them se ai, merr flakë në orët e mesditës.
-Eja, tek tri
kullat, zoti shkrimtar! Po ju pres atje me një filxhan kafe mbi tavolinë.
-Ishte një
emigrant nga Italia. Si gjithnjë, ata, të flasin me zë të dridhur, të vrarë dhe
të shpejtë. Nuk janë të pakta rastet kur unë i kërkoj atyre të flasin pak më
ngadalë për t’i kuptuar.
Emigranti Robert
Famozi, u paraqit me korrektesë për ta pasur zili në orën e marrëveshur.
-Do ma botosh,
marrësh përsipër librin?- më pyeti ai me zë gati përgjërues, fytyrë
mëshirëlypëse.
Për pak sa nuk
plasa në gaz. Doja të qeshja dhe zgërdhihesha si skile. E përse do ta refuzoja
unë ty shtypjen e librit? A refuzohet topi me euro?- doja t’i thoja shkrimtarit
të vuajtur emigrant.
Dëshira e
zjarrtë e shkrimtarit vjen ndoshta ngaqë unë kam ndërtuar një emër prestigjioz
në tregun e botimit të librave. Unë kam botuar dhe botoj shkrimtarë me emër të
madh artificial. Dhe, unë, punësoj ca redaktorë, që në fakt ata janë mësuese të
gjuhës shqipe, që i trajtojnë krijimet e shkrimtarëve, si mësuesja diktimet e
nxënësve. Çmorrisin sa gabime drejtshkrimore trashanike. Sa për strukturën e
romaneve,poezive, saktësinë matematikore të ngjarjeve, konceptin,
origjinalitetin, etjer, etjer, as që i kalojnë në sitë.
-Ë…- kruaj majën
e hundës dhe bëj si interesant para emigrantit. Krijoj një sferë policore, që
reflekton pasiguri. Emigranti nxihet në fytyrë. Pandeh se do ia refuzoj
shtypshkrimin.
-Hajde se po ta
marr përsipër edhe këtë vepër. E bëj këtë, meqë ke botuar më parë tek mua
trembëdhjetë libra. Përndryshe… Jam tepër i zënë këte muaj- e vë në dijeni.
Në vazhdim
diskutojmë rreth anëve teknike të librit.
-Qysh të dojë
zemra ty. Shëno këtu dëshirat tuaja. Llojin e letrës, trashësinë, madhësinë e
gërmës, sfondin e letrës, trashësinë e kopertinës. Një mijë kopje the?
-Po.
-U bë! E
përshëndes përzëmërisht dhe nuk harroj kurrën e kurrës të marr me vete zarfën
me kartmonedhat e eurove. I mjeri. Ka punuar si qeni andej nën qiellin italian,
për pak famë, njohje, erë atdheu. Dhe unë ia ofrova. Rezervova sallën më
luksoze të kryeqytetit. Thirra gjashtë profe-s-korë të nderuar(pjesë e skuadrës
time promocionale) dhe recituam si bilbila të dhimshëm vargjet e tij poetike.
Në fund,(sa i mirë që jam o zot) faturova edhe taksi me portbagazh të madh të
cilin e mbushëm me 900 kopjet e librit të tetëmbëdhjetë të shkrimtarit Robert
Famozi! Sepse me shpërndarjen e tyre s’ merrem unë. U çmenda unë të humb kohën
me punë të tilla të kota? Koha është flori, dhe shtypshkrimi i radhës më pret
me frymën e prerë.
Jam në fakt
pronari i një ndër shtypshkronjave më moderne dhe të fuqishme të Shqipërisë por
edhe ballkanit. Nuk shtyp vetëm krijime letrare të emigrantëve por edhe të
shqiptarëve të izoluar nga shoqëria dhe pushteti.
Duke e bërë
këtë, unë jo vetëm pasurohem gjithnjë e më shumë, por vras edhe shpirtin e një
revolucioni të mundshëm ndaj të keqes shqiptare. Urrejtja, mllefi, zemërimi i
qytetarëve të vendit tim duhet shkarkuar në faqe libri që jetojnë një javë. Ai
gdhendet në libra që nuk do të lexohen kurrë.
Librin e kam
shndërruar në një pllakë varri, që shqiptari i gjallë e mban të varur në
kurriz.
“Libri nuk
vritet vetëm duke ia hequr kirurgjikisht nervin, mbytur shqisat e kobrës, siç
bënte ish punëdhënesi im i dikurshëm, të 8 Nëntorit, por edhe duke e lënë atë
të lirë, si një qen rrugësh, pa ushqim, pa kolibe, si sot! Mund të them se
autori shqiptar ngjan sot me librat e tij: te dy, te braktisur, pa zinxhir,pa
kolibe...
Kjo punë, bie
era mafie. Unë jam i vetëdijshëm. Por çrëndësi ka kjo?
Emigrantët e
harruar dhe dëbuar tutje barbarisht nga miqtë e mi intimë, anijedrejtuesit, unë
i bëj të ndjehen edhe pse për dy javë Tolstoj, George Orwell. Kush vend tjetër
në botë, i ofron shkrimtarit kaq respekt dhe lavdi edhe pse për një javë? O
burra, shqiptarë, oj pena të mëdha, të frytshme dhe palodhura! Sa më shumë
libra, aq më shumë famë dhe lavdi letrare dhe përfitime stratosferike për mua.
Më falni, o
lexues të këtij rrëfimi sekret. Më falni se sapo më telefonoi një Pushkin i ri,
njëjavor. Jeton në Boston, dhe ka tre libra të gatshëm për t’i shtypur (ai
thotë botim, zavalli, ha ha) në shtypshkronjën time.
E thamë: nësë dikur kishim tre milion spiunë, sot duhet të kemi tre milion shkrimtarë, poetë, këngëtarë. Momentalisht kemi krijuar dy milion e tetëqind mijë të tillë. Brënda një trevjeçari do krijojmë edhe dyqind mijë Pushkinë ose George Orwellë të tillë. Rroftë sa malet libri shqiptar!