Kulturë
Neki Lulaj: Dritë shekulli
E shtune, 19.10.2013, 03:08 PM
Neki Lulaj
DRITË SHEKULLI
(Për ditëlindje
Mark Krasniqit me rastin e 93 vetorit)
Fatos i lartë
dritë shekulli që bën shtegëtim triumfal
Me hekurat e
rëndë rreth qafe të ushtarakëve sadistë
Tringëllima të
kaliti nëpër mote si strallin në flakë
Mes Cikloneve
forcë fjala dhuratë hyjnore për ty o mik.
Litar i lidhur
nyje fort për tokën e shenjtë
Besë e
mbjellur që zemrën e ka zgafellë kudo në Dardani
Trungu i
dijës me 93 ashkla shkallë jete
93 vravashka
drite qe i dha krah fjalës mendimit të lirë
Fjala magjike si
ushtimë Bjeshke të vjen pas lavdia
Enciklopedi e
gjallë për sokolat dhe sokoleshat
shqiptare
Gurgullon kroi i
kristaltë nga Jenipazari e Mitrovica
Etjen e
bjeshkëve ta shuajnë në Tivarin e etur për plisat e bardhë
Të dehurit prej
etheve barbare të ushqyer nga paradigmat e vjetra
Vjen fjala e
Titanit të mendimit si Drini, Vardari e Buna
Me “Kujtime e
përjetime”sjell sihariqin e fitoreve të
reja
Për ditëlindje
uroi Skënderbeu nga Kruja N. Tereza nga
Kalkuta
Në krahët e
zogut në Koshare Bogdani flen në Velani në tokëm amtare
Përuruan
dëshmorët e herojt në permendore
Të urojnë
ditëlindjën banoret e të gjitha trojeve shqiptare
Me butësinë e shpirtit tënd paç jetë të gjatë sa Alpet me male