Kulturë
Përparim Hysi: Poezi mikste
E hene, 21.10.2013, 09:34 AM
Poezi mikste
Nga Përparim Hysi
1.Shkuan vjete
Shkuan vjete,
shkuan vjete
Dhe ti mbete po
ajo
Unë të shoh e më
zënë "ethe"
Pse kështu?
Ndoshta... apo
Trupi fin dhe i
zhdërvjellët
Ashtu si vjete
më para
Si mund të jem
vërtet i "kthiellët?!!!"
Sado jam me
flokë të bardha.
Syri vezullues
si dritë
Sikur del për
"gjueti?!"
E kam puthur unë
një ditë
Pse e dua dhe
tani?!!!
Shkuan vjete...
ikën vite
Po unë s'mund që
të harroj
Se nuk janë
vjete-drite
E dëgjon, moj
mike? Moj!...
17 tetor 2013
2. Aktualitet
"Mokrrat"
që pata u prishën
Do ndërruar
"guri i mullirit"
Këto
"mokrra" më s'më sajdisën
Të tjera i duhen
Përparimit.
Dhëmbë e
dhëmballë i shkula
Më duket vetja
"lakuriq"
Sikur më ka humbur "vula"
Duket sikur jam eksiq.
S'kam më as
dhëmbë as dhëmballë
Në gojë do vë
një "pjesë të vdekur"
Ta dini se sa
jam në hall
"O i
vdekur, ngreu ha një pulë të
pjekur?!!!"
Mandej unë do vë
proteza
Dhe jam pak
alarmant
Si kandidat për
në varreza
Stazhin bëj si
"aspirant"
Sa do vazhdoj si
"aspirant?!!!"
Kësaj pune e
kush i vjen anës
Sa ta caktoi
Zoti lart
Thonë:"Është
caktuar në tre të natës"
17 tetor 2013
3.Sytë e tu
Sytë e tu më
kanë prangosur
A s'e sheh që
jam në burg?
Ah,kusure!
S'kanë të sosur
Të dalë dot? Nuk
mund.Nuk mund...
18 tetor 2013
4.Peligorka
Motiv nga
fëmijëria
Sa pashë
peligorkën që u fut në vrimë
Atje ngarenda,
sakaq, me një frymë.
Xhaketën time
mbi vrimë e vura
Dhe me njëqind
mundime të gjallë e zura.
Eh,çfarë gëzimi!
Eh, i madhi Zot!
A ka më të
gëzuar nga unë sot në botë?
- O nëne! O
gjyshe! Ku jini, moj, ku jini?
Pa shihni ç'mbaj në duar! E shihni a s'e shihni?
E mora
bukuroshen e futa në kuvli
- Do ta bëj
si"shelege", t'më shihni tani.
Një tas plot me
grurë, me qumësht plot një kupë
Por peligorka
asgjë nuk hante. Jo, jo. Nuk.
Ia mora me dorë
kokën dhe sqepin fut në tas
Prapë asgjë. U
mbusha me maraz.
Shiko, mor
evlat, kështu kot mos u lodh
Më thotë gjyshja
mua. Për dy ditë do ngordh.
Se peligorka nuk
është zog për në kuvli
Sado që t'i
mundohesh; as ha dhe as pi.
Ia hoqa grurin
dhe tasin me oriz
Por peligorka
shpalli "grevën e urisë"
Bëra si bëra, më
së fundi gjyshen dëgjova
Me lot në
sy,peligorkën e lëshova
Por në fund të
fundit, një gjë e di mirë
Nuk ka më bukur
se të jetosh i lirë.
Tiranë, 19 tetor
2013