Kulturë
Kosta Nake: Luan Kalana - "Devoll Albania"
E marte, 22.10.2013, 07:17 PM
Panorame letrare rreth librit "Devoll Albania" i Luan Kalana
Nga Kosta Nake
Në bar-restorant
“Panorama” u organizua promovimi i librit publicistik të Luan Kalanës “Devoll,
Albania – sprovë, panoramë” me mbështetjen e Forumit të Devollinjve të Penës
dhe degës së Shoqatës “Devolli”.
Merrnin pjesë
dhe pershendeten të afërm të familjes Kalana, shokë, miq, krijues dhe
dashamirës të artit nga Devolli si dhe artistë e krijues nga Korça: poeti dhe
studiuesi Vangjush Ziko, regjisori dhe artisti i madh i kombit Dhimitër
Orgocka, poeti Skënder Rusi, komediografi Skënder Demolli, kryetari i shoqatës
së shkrimtarëve “Bota e Re” Edmond Zaçe, etj.
Të gjithë
pjesëmarrësit vlerësuan Luanin njeri dhe Luanin krijues. Pas diskutimeve
bashkëshortja dhe inspiruesja e shkrimeve të Luanit Znj. Zhuljeta Kalana shtroi
një drekë për pjesëmarrësit, drekë që kaloi përmes recitimeve, këngëve
popullore dhe serenatave.
Moderator i
promovimit ishte Kosta Nake. Ja disa nga indiciet e paraqitura prej tij: Në
hapësirat e pafund të shpirtit njerëzor fle ose dallgëzon një oqean ndjesish.
Nganjëherë sonda e ngacmimeve të jashtme arrin të depërtojë deri atje dhe
atëherë shpërthejnë fontanat. Nga stërkalat që bien mbi tavolinën e punës
formësohen vepra shkencore ose artistike.
Kështu më duket
se ka ndodhur edhe me mësuesin Luan Kalana. Emigrimi në këtë rast ka luajtur
atë rolin e sondës. Ndoshta nuk do të kishim në dorë këtë libër të tij në se ai
nuk do të ishte larguar nga Shqipëria. Biseduam para pak kohe me profesor
Vangjush Zikon dhe ishim në një mendjeje me këtë dukuri. Po ja jap fjalën
profesorit për ta sqaruar vetë se si e ka përjetuar emigracionin e vet në
Kanada.
Luani ma besoi
mua redaktimin e librit dhe e falenderoj për këtë. Duke vlerësuar pasojat e
tërmetit në tregun e librit, vetëm gjysma e shkrimeve pa dritën e botimit, por
dhe për këto që u botuan, krasitjen nuk e bëra me gërshërë po me sharrë. Tamam
si reformat e thella që duhet t’i nënshtrohet shoqëria në moment kthesash. Ato
që e pësuan më tepër, ishin shkrimet kushtuar figurave të njerëzve të shquar të
Devollit që janë në Shqipëri ose në emigracion. Po ashtu u hoqën tërësisht
fotografitë.
Prandaj është
vendi ku mund të kërkoj falje publikisht, se krasitjet me sharrë mund të
kthehen nganjëherë në një masakër. Le te shpresojme ne botimin e librit te dyte,"Thesaret e
Devollit",i cili eshte ne projekt per botim,ku do te pasqyrohen shkrimet
e hequra e ato me te rejat.
Natyra e një
vepre përcaktohet në një farë mase nga ajo që shpesh e quajmë pika apo këndi i
vështrimit të autorit. Krijuesi me fantazinë e vet mund të vendosë të ngjitet
pranë diellit dhe ta shohë botën që atje. Po të jetë mot me vranësira, atëherë
mbi akullnajën e reve do të shohë vetëm pak maja malesh që e sfidojnë atë dhe
ngrenë kryet mbi re.
Po të jetë ditë
e kthjellët si kjo e sotmja, atëherë njerëzit dhe mjetet e komunikacionit do
t’i duken si miza e milingona. Luani, sipas meje, ka zgjedhur një pikë në
sipërfaqe të tokës dhe më duket si ai projektori që ndriçon një ndërtesë.
Ja pse ai arrin
të shohë bukurinë dhe madhështinë njerëzore jo vetëm tek sportisët, artistët e
shkencëtarët, por edhe tek njerëzit e zakonshëm: veterinerët, ndihmësmjekët,
traktoristët, ndërtuesit dhe amvisat shtëpiake. Ky “barazitizëm” i krijon
mundësi që të përjetësohen në letër të gjithë ata njerëz pa të cilët shoqëria
njerëzore jo vetëm s’do ishte e bukur, por dhe ekzistenca e saj do të ishte e
pamundur.
Me rastin e
80-vjetorit të lindjes së poetit dhe romancierit tonë të madh, Dritëro Agolli,
Nderi i Kombit, Luani ka një shkrim të përfshirë në këtë botim. Ky fakt mund të
përbëjë një ngacmim për profesor Orgockën që mund të na risjellë vargje prej
Agollit. Aty ka disa propozime për ta nderuar këtë figurë të madhe kombëtare.
Do të veçoja
vetëm njërin prej tyre, vendosjen e një përmendoreje tek rrethrrotullimi i
qytetit, ku poeti mund të vështrojë edhe Menkulasin, edhe Perëndimin. E veçova
këtë propozim sepse dje dëgjova kryetarin e bashkisë, Z.Valter Miza, të flasë
për vendosjen e një simboli tek ai vend.
Nuk e di në se
ka lidhje me propozimin e Luanit apo është përkim i rastit. Bilishti ka mjaft
vajza dhe gra inteligjente, por unë do të veçoja njërën, Valentina Dikon. Nuk
besoj se mund të ketë një të dytë të matet me të në leximin e librave
artistikë. Një filozof ka dhënë se leximi është i barabartë me të shkruarit.
Është si puna e
atyre ruspave të makinave të dëborës që jo vetëm e shtyjnë dëborën, jo vetëm e
hapin rrugën, por edhe shtyjnë tepricat në anë. Valentina jo vetëm lexon shumë,
por bën analiza të mprehta e të guximshme. Asaj i ra libri në dorë vetëm disa
orë më parë, prandaj nuk e di sa arriti ta njohë.
Ne kete sofer
letare vec nje panorame te shkurter te lbrit te autorit,u percollen,mesazhe e
pershendetje me vlerisme dhe urime per nje krijimtari cilesore te krijuesve
letrare,duke e bashkebiseduar,Dr.Sinan Agolli,Pellumb Pasholli,Genci Hysi,Xhoni
Keco,Maksi Toska,Muharem Bejleri ,Mico Palloj,Maksi Toska,Ahmet Hoxhalli,Sterjo
Kambo,Bedri Repa,Vebi Kanina,Fredi Starja e te tjere....
Me kete rast
eshte vendi t'i urojme Luani shendet e pene te pashtershme,krijimtari te
frutshme dhe me bereqet per Devollin e Shqiperine.