Kulturë
Rita Saliu: Profesor Mark Krasniqit
E marte, 22.10.2013, 07:01 PM
KALORS I BARDHËSIVE –
Profesor Mark
Krasniqit
Kur stuhitë
ballkanike
Me zjarr të kuq
e flakë të zeza
Binin mbi tokën
time të blertë...
Ai me diellin e
dashurisë për njeriun
Shtigje lirie
kërkonte për të mundur robërin...
Me bardhësi
shkruante historinë
Për të mundur
natën korb të zezë
Mjegullën për ta
përzënë horizonteve...
Me diellin e
dashurisë për njeriun
Ecte rrugëve të
atdheut të qëlluara nga rrufetë
Me dritën e
mendjes ta mundte errësirën e huaj
Që kishte
mbuluar gjithë ate që ruhej nën plis...
Gjithçka që
këndohej shqip e rënkonte shqip
I ishte bërë
plagë mbytëse që e thellonte kafshimi
Sa që gjithçka
timen kishte shndërruar në det gjaku
Emrin për t’ ma
përmbysur për t’ ma gllabëruar ardhmërinë...
Perëndi as
Sfinks nuk ishte faraon as perandor
Të Promteut e
kishte guximin qëndresën
Të Sizifit
durimin përpjekjen vazhdimësinë
Syrin të
shqiponjës të engjëllit shpirtin
Agronin atë nënë
Teutën kishte
Vëlla e ndjente
Kastriotin Prishtinën Rugovën
Vendlindje
Kosovën Shqipërinë atdhe
Rrënjët në Iliri
kërkonte pellazgjisht meditonte
Shqip dashuronte
dhe gjallëronte shqip
Dhe shpirt i
shqipes ishte në secilën stinë...
S’e përkulën
stuhitë as furtuna e kuqe se plandosi dot
Me një kryq të
thyer në gjoksin e djegur
Me një pëllumb
të bardhë në shpirtin e qëlluar
Fitimtar ngjitej
hendeqeve te hapura nga i huaj
Duke ua dhënë
dorën vëllait motrës mikut
Lumin e lotëve
kapërceu fushën e luleve për të kultivuar
Arsyen duke pas
prijës virtytin duke përjetësuar
Nën plisin e
bardhë u strehua në kullën e gurtë qëndroi
Duke ecur
vertikalisht erdhi deri te kjo kohë lirie
Që ka edhe syrin
e tij edhe hapërimin që dot s’ia ndalën...
Në asnjë shekull
nuk do të harrohet historia e lavdishme
Me emrin e tij
as për t’i kënduar s’do të pushojë...
Rita Saliu
DEGË E KËPUTUR
Rozhaja është
degë imja e këputur
E qëlluar nga
sëpatë e lakmisë
E ndarë nga
trungu më i moçëm në këtë dhe
I qëlluar nga
stuhitë dhe tufanet..
Është ende e
njomë
Se frymëton e
rritet me frymën e vet
Në tokën e vet
të lashtë...
Rozhaja është
lumë i gjallë
Që ecën, ecën
vertikalisht shpresës
Edhe pse ecë siç
ecën gjarpri nën gurë
Rrjedh e nuk
shteret kurrë
Edhe pse në çdo
stinë e qëllojnë rrufetë…
Rozhaja është
kullë e mbuluar me plis
Duke notuar
detit të gjakut të vet
Rrugë bënë drejt
brigjeve të triumfit
Shqip duke
kënduar mundë harresën
Duke treguar
shqip përrallën
Shqip ndërton
dashurinë
Që do të na
bashkojë....
Rozhaja nuk
është zë i harruar
As tokë e
braktisur e lënë në gojë të ujkut
Si sonte ia
dëgjoj kudo hapërimin
Tek i sfidon
muret që ia kanë ngritur në zemër
Diell bëhet
dritë u dhuron horizonteve
Kah do të vijë e ardhmja e ndritur dhe fitimtare....
Rita Saliu