Kulturë
Gjon Keka: Arbënia e arbënve, jo e mbetjeve osmane
E merkure, 23.10.2013, 07:36 PM
Arbënia e lashtë është dhe do
të jetë e arbënve dhe jo e mbetjeve osmane
Nga Gjon KEKA
Populli ynë i
lashtë po përjeton ditët më sprovuese, është bërë mjet dhe jo qëllim, është
kullotë e secilit pushtues barbar. Kjo për faktin se pushtetin e kanë kap
mbetjet sulltaniste që nuk mbajnë gjak Kastrioti. Lidhja e vëllazërisë me
turqit përbën mëkatin më të madh si ndaj kombit ashtu edhe ndaj paraardhësve
dhe atyre që derdhën gjakun për liri dhe mbrojtjen e qenjes arbënore europiane.
Është e mjerueshme,
se si injoranca ka mbuluar tërë qiellin arbënor dhe nuk njeh asgjë, as të
kaluarën, as tanishmen dhe as testamentin e etërve të kombit, por shkel mbi to
për cdo ditë.
Politika që
aktualisht po udhëhiqet ka në vete një stomak të fortë dhe një zemër të keqe, kjo
jo vetëm se po i bën dëm kombit por edhe po e futë atë në një vëllazëri të
panatyrshme, në mes të armiqëve, në mes të atyre që punojnë nën dhe për të
zhdukur nga faqja e dheut kombit tonë të lashtë arbënor europian.
Ndërsa nuk ka
marrëzi më të madhe në botë, më politikë famkeqe, se "shpallja e vëllazërisë
me turqit", neve si komb nuk na lidh asgjë më të, ndërsa mbetjet osmane si
duket kanë harruar se Arbënia europiane është pronë e arbnëve të lashtë dhe jo
e tyre, prandaj ata nuk mund të shpallin "vëllazëri" me armiqtë
historik të kombit tonë. Paramendoni, Erdogani vjen në trojet arbënore pa u
gjunjëzuar për krimet qe ka bërë perandoria barbare osmane.
Me pak fjalë të
gjithë duhet ta dinë si mbetjet osmane ashtu edhe vellai i tyre Erdogan se ;
e para, ne të
kalurën nuk mund ta harrojmë, sepse pushtimi barbar osman ka bërë gjenocid, dhe
ende janë të hapura plagët e shpirtit dhe trupit të popullit tonë dhe është po
ajo që ka ndarë kombin tonë shpirtërisht dhe fizikisht,
e dyta Kosova është
Dardani e lashtë europiane, nuk është Turqi dhe nuk do të jetë kurrë dhe në
asnjë kohë,
e treta nuk mund
të flas për paqe dhe demokraci një diktator dhe vellau i mbetjeve të tij, sepse
Turqia është produkt i diktaturës dhe ideologjisë sulltaniste,
dhe e katerta Arbënia
e jonë e lashtëdo të jetë e arbëneve dhe e atyre që mbajnë gjakun e Kastriotit.
Një gjë duhet
ditur se pikërisht Arbënia që nga koha e pushtimit barbar osman shfaqet si një
problem etnografik për shkak të përzierjes së popullsisë me ato osmane dhe
sllave, pra kombi ynë ka pasë probleme dhe ende i ka për shkak të kësaj
periudhe të errët që e futi kombin tonë në mjerim, errësirë dhe e copëtoi së
bashku me aleatët e saj tashmë të njohur.
Hostoria jonë ka
zërin e saj, ka gjurmët e saj, ka gjakun që flet, ka vulën që nuk mund ta
shlyej asnjë pushtues dhe mbetje sulltaniste dhe bizantine, pra historia është
pashmangshmëri, domosdoshmëri, historia është shkencë e mencur që shembë
ndërtesat e iluzionistëve, ëndrrimtarëve dhe vëllazërimit me të keqen, është
fisnike që nuk gënjen, por qëndron në dritën e të vërtetës dhe shpirtit të
kohës.