E premte, 26.04.2024, 04:01 PM (GMT+1)

Mendime

Gjon Neçaj: Besimtari, kryetari dhe At Zef Pllumi

E marte, 01.10.2013, 08:34 PM


BESIMTARI, KRYETARI I KËSHILLIT DHE AT ZEF PLLUMI

Nga Gjon Neçaj

Në fillimin e viteve 60- të të shekullit të kaluar At Zef Plumi ka shërbyer si famulltar në kishën e Nikajve,  cili ende sot e kësaj dite mbahet mend nga banorët e asaj zone të thellë dhe të prapambetur ekonomikisht, por të papërkulur në mote. Ishin pikërisht bijtë e kësaj krahine të Tropojës, të vetmit në këtë regjion të veriut,  që sistemin komunist e pritën me grykën e pushkës. Ndërkohë ishin të virtytshëm dhe të vetëdijshëm për çka dëshironin të jetonin jetën në atë luginë të stërmadhe të eposit të keshnikëve.

At Zef Pllumin, të cilin edhe autori i këtij shkrimi e ka njohur dhe është rrëfyer prej tij, e respektonin të gjithë banorët. Bile edhe disa shtëpi muslimane çdo të diel shkonin në kishë për tu rrëfyer te At Zefi.

Ka mbetur si gojëdhënë, madje si epistolar i pazevendësueshëm për ta, një bisedë e At Zefit me një besimtar dhe kryetarin e këshillit të fshatit. E ja historia për At Zef Pllumin: Në një dasëm, në bisedë e sipër, ku ishte i pranishëm edhe At Zefi, një besimtar i  thotë  atij se dëshiron të rrëfehet, pasi mosha e vjetër ,  e nuk i dihet, çka lente të kuptonte se mund ti vijnë vdekja dhe nuk ishte rrëfyer para fratit Zef Pllumi. Por menjëherë ndërhyn kryetari i këshillit, bashkëfshatar rreth të dyzetave dhe i thotë se të rrëfyerit nuk të burrëri as as mend. E në cast, At Zefi që dëgjonte bisedën, pak i mrrolur, me vetulla të vrënta,  kthehet kryetarit të këshillit : Mos o Mhill,  he të faltë Zoti çka fole, se po flet si me kënë pi hardalli…Ti Mhill nga e ke marrë emnin ? Ndërkohë ai ishte skuqur në fytyrë meit dhe nuk fliste. Pra ti Mhill e ke marrë emnin nga Shën Mhilli,  e po të mos ekzistonte Shën Mhilli, i paçim ra në dorë, nuk do ekzistoje as ti, se nuk do thirrej Mhill. E pra çdo emën ka një prejardhje e çdo prejardhje ka një histori e çdo histori ka një të kalueme që duhet mësue ju dhe brezat e ardhshëm, se ndoca mbas 100 vjetësh kjo derzhavë asht e harrueme se nuk dihet përfundimi I askujt në këtë tokë…Lum ai që rrnon me shpirtin e tij, mbylli bisedën At Zef Pllumi një ditë vjeshte në fillimin e viteve 60-të të shekullit të kaluar.

Po lexuesi i shumtë i Shekullit me të drejtë do pyesin se çlidhje ka me shkrimin ky episode që cekëm më lart.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit të këtij viti,  shqiptarët demostruan një kulturë të lartë politike dhe një dëshirë të madhe për demokraci.  Ishim mësuar të shkonim në radhë për të marrë një biletë avioni,  për të kaluar në doganën e një vendi europian,  për të blerë bukë e ushqime, librat dhe fletoret e fëmijëve, për të legalizuar dokumente të ndryshme në  institucionet  shtetërore, por rrallë kishte qëlluar  të rrinim  me orë  në radhë për votuar, madje edhe të moshuar rrinin në radhë mbështetur mbi bastun. Kam dëgjuar sa e sa here, në cilësinë e vëzhguesirt ndërkombëtar, sa e sa here të rinj që shreheshin se do qëndrojmë deri në mëngjes po qe nevoja, në radhë për të votuar, se ky votim është e ardhmja e jonë.

Ndaj sa e sa here më është kujtuar gjatë këtyre muajve postzgjedhje, thënia e artë e At Zef Pllumit “ lum ai që rron me shpirtin e tij “.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora