| E marte, 01.10.2013, 08:34 PM |
BESIMTARI, KRYETARI I KËSHILLIT DHE AT ZEF PLLUMI
Nga
Gjon Neçaj
Në
fillimin e viteve 60- të të shekullit të kaluar At Zef Plumi ka shërbyer si
famulltar në kishën e Nikajve, cili ende
sot e kësaj dite mbahet mend nga banorët e asaj zone të thellë dhe të
prapambetur ekonomikisht, por të papërkulur në mote. Ishin pikërisht bijtë e
kësaj krahine të Tropojës, të vetmit në këtë regjion të veriut, që sistemin komunist e pritën me grykën e
pushkës. Ndërkohë ishin të virtytshëm dhe të vetëdijshëm për çka dëshironin të
jetonin jetën në atë luginë të stërmadhe të eposit të keshnikëve.
At
Zef Pllumin, të cilin edhe autori i këtij shkrimi e ka njohur dhe është rrëfyer
prej tij, e respektonin të gjithë banorët. Bile edhe disa shtëpi muslimane çdo
të diel shkonin në kishë për tu rrëfyer te At Zefi.
Ka
mbetur si gojëdhënë, madje si epistolar i pazevendësueshëm për ta, një bisedë e
At Zefit me një besimtar dhe kryetarin e këshillit të fshatit. E ja historia
për At Zef Pllumin: Në një dasëm, në bisedë e sipër, ku ishte i pranishëm edhe
At Zefi, një besimtar i thotë atij se dëshiron të rrëfehet, pasi mosha e
vjetër , e nuk i dihet, çka lente të
kuptonte se mund ti vijnë vdekja dhe nuk ishte rrëfyer para fratit Zef Pllumi. Por
menjëherë ndërhyn kryetari i këshillit, bashkëfshatar rreth të dyzetave dhe i
thotë se të rrëfyerit nuk të burrëri as as mend. E në cast, At Zefi që dëgjonte
bisedën, pak i mrrolur, me vetulla të vrënta, kthehet kryetarit të këshillit : Mos o Mhill, he të faltë Zoti çka fole, se po flet si me
kënë pi hardalli…Ti Mhill nga e ke marrë emnin ? Ndërkohë ai ishte skuqur në
fytyrë meit dhe nuk fliste. Pra ti Mhill e ke marrë emnin nga Shën Mhilli, e po të mos ekzistonte Shën Mhilli, i paçim ra
në dorë, nuk do ekzistoje as ti, se nuk do thirrej Mhill. E pra çdo emën ka një
prejardhje e çdo prejardhje ka një histori e çdo histori ka një të kalueme që
duhet mësue ju dhe brezat e ardhshëm, se ndoca mbas 100 vjetësh kjo derzhavë
asht e harrueme se nuk dihet përfundimi I askujt në këtë tokë…Lum ai që rrnon
me shpirtin e tij, mbylli bisedën At Zef Pllumi një ditë vjeshte në fillimin e
viteve 60-të të shekullit të kaluar.
Po
lexuesi i shumtë i Shekullit me të drejtë do pyesin se çlidhje ka me shkrimin
ky episode që cekëm më lart.
Në
zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit të këtij viti, shqiptarët demostruan një kulturë të lartë
politike dhe një dëshirë të madhe për demokraci. Ishim mësuar të shkonim në radhë për të marrë
një biletë avioni, për të kaluar në
doganën e një vendi europian, për të
blerë bukë e ushqime, librat dhe fletoret e fëmijëve, për të legalizuar
dokumente të ndryshme në
institucionet shtetërore, por
rrallë kishte qëlluar të rrinim me orë
në radhë për votuar, madje edhe të moshuar rrinin në radhë mbështetur
mbi bastun. Kam dëgjuar sa e sa here, në cilësinë e vëzhguesirt ndërkombëtar, sa
e sa here të rinj që shreheshin se do qëndrojmë deri në mëngjes po qe nevoja, në
radhë për të votuar, se ky votim është e ardhmja e jonë.
Ndaj sa e sa here më është kujtuar gjatë këtyre muajve postzgjedhje, thënia e artë e At Zef Pllumit “ lum ai që rron me shpirtin e tij “.