Mendime
Sami Islami: Moda e kapuçave
E shtune, 13.07.2013, 05:58 PM
MODA E KAPUÇAVE…
Nga Sami Islami
Deri para
Luftës së Kosovës dhe para “demokracisë”
së Shqipërisë londineze, edhe pse
njerëzit magjistronin dhe doktoronin; këto ngjarje përfundonin
pa ndonjë publicitet të madh. Mjaftonte që një komision i caktuar i fakultetit etj. të jepte
vendimin se ky apo ai kandidat
ishte i denjë të merrte një titull akademik; që ishte diçka vërtetë meritore. Se për ata që kryenin thjesht një
fakultet a shkollë të lartë, ishte diçka aq e rëndomtë sa nuk çonte fare peshë.
Dhe ja,
kohë të reja dhe zakone të reja! Me “demokracinë”, u hap Shqipëria
londineze, u çlirua Kosova! Iku kush iku
dhe mbeti kush mbeti. Pas luftës në Kosovë erdhën ndërkombëtarët, për
t’u treguar shqiptarëve, përveç tjerash, edhe
“kulturën” dhe të arriturat
botërore! Në këto kontingjente (si
pjesëtarë të UNMIK-ut) nuk munguan as ndërkombëtarë nga Bangladeshi, Pakistani Afganistani, që kishin
sjellë edhe pasta për dhëmbë dhe
brusha për t’i “mësuar”
shqiptarët (të Kosovës) se si t’i lanin dhëmbët! Në vendin tonë hyri kuca dhe maca si thonë.
Sepse u hap dera…
Shqiptarët e të dy anëve të kufirit; njëra pjesë e
çliruar nga një sitem totalitar komunist , kurse pjesa tjetër nga sundimi
serb, të etshëm për demokraci dhe për liri, nisën të hapin biznese ndër më të ndryshmet. Privatizimi
filloi të lulëzonte më shumë se në asnjë vend tjetër!
Në mesin
e këtyre bizneseve, u hapën kolegje,
universitete private. U hapen aq, sa vetëm Kosova bëri më shumë universitete private se krejt
Për
dy-tri vitet e para të pas luftës Kosova
u mbush me “doktora” e
“magjistra” të shkencave! Së pari
“doktoruan”, siç thamë, ministrat (se atyre u duhej
t’i kishin këta tituj, për të
qenë të “denjë” të qëndronin në pozita më të larta shtetërore dhe, natyrisht,
të “dëshmonin” se ishin edhe më të diturit !).…Pastaj “doktoruan” ose “magjistruan” gratë e
disa ministrave dhe të deputetëve…
A, mos të
harrojmë të theksojmë , se qysh prej “përfundimit të studimeve” të gjeneratës së parë, në Kosovë hyri në “mode” edhe një lloj ceremonie, ku të gjithë
studentët që i përfundonin studimet
kurorëzoheshin me kapuça (traditë e ardhur nga perëndimi , sigurisht!). Dhe interesant se, që të gjithë që
regjistroheshin në këto universitete
private , të gjithë “i kryenin”
pothuaj përnjëherë studimet! Ajo çka nuk mund të anashkalohej ishte periudha kohore. Këtu së paku nuk shkelej ligji, se për cilësi u pa
puna! Nuk ka ngecje këtu, se Kosova po
përparon mirë! Sa hijeshi , kur i sheh
gjithë këta “doktorë”, e “doktoresha” , magjistër , e “magjistresha” me
kapuça ! Të lumtë ne që i kemi! Paçka se nuk dihet se ç’kanë nën ata kapuça!
Nejse.
Me
rëndësi është se ne po japim një “imazh”
shumë të mirë botës me numrin e
“intelektualëve”. Këta burra dhe gra pastaj , meqë janë “të kualifikuar”, mund
të hyjnë në punë, madje pa konkurencë në
poste më të larta të institucioneve shtetërore të Kosovës. Shpesh më ka rënë
t’i dëgjoj disa deputetë e ministra të
Kuvendit të Kosovës (në veçanti), të cilët
“doktoruan” pas luftës në universitetet
private ose edhe “shtërore”, që me gjuhën që flasin, e që sigurisht është edhe një lloj barometri i ngritjeve
intelektuale të këtyre
“akademikëve”, të bëjnë të
vjellësh. Kultura e shprehjes së tyre nuk e kalon nivelin e një personi me
shkollë të mesme! Dhe kjo është ana e vërtetë e medaljes!
Këta
studentë e studente, kur i sheh duke shkuar në
universitete, a kolegje fiton
përshtypjen se janë duke shkuar sa për
ta kaluar kohën. Më rastisi një herë të
jem para një kolegji në Prishtinë në
kohën kur “studentët” shkonin në mësim dhe u befasova , se nuk
pashë studentë me çanta. Pothuaj të
gjithë shkonin me duar në xhepa! Derisa
po qëndroja para kolegjit takoj një mik
timin nga koha e studimeve tona, shumë
vjet të para luftës. Dhe derisa po bisedonim për punën e studimeve, ai ma
priti: “E kam një kusheri timin në këtë kolegj. Një ditë e mora me veturë dhe e
solla deri këtu. Kur u ktheva vërejta se e kishte harruar një fletore me
shenime në veturën time, të cilën, s’erdhi me e marrë kurrë! Një ditë i shoh në
internet se e gjithë
gjenerata e kusheririt tim kishte dilplomuar! Të gjithë kishin vu kapuça në kokë (djem e vajza). Edhe kusheriri
im kishte vu kapuçin në kokë! Të gjithë
i kishin “përfunduar” studimet!” Ky është realiteti i studimeve private edhe
sot e gjithë ditën! Dhe më e keqja është
se ata nesër do të hyjnë
në vende të ndryshme të punës që kërkohet shumë përgjegjësi
profesionale! Cilësi se jo mahi!
Ky
“revolucioni” i kapuçave, në kohën e këtij tranzicioni të tejzgjatur, ka shumë
të ngjarë që shpejt, si dëshmi për përfundimin
edhe të matures, pra shkollës së
mesme, ( pse jo edhe të shkollës fillore!), të hyjnë në modë kapuçat. Askush
nuk mund të na ndalojë të kënaqemi me “sukseset” tona! Edhe në qoftë se, sot për sot, për nga
cilësia jemi në fund të pusit, bile me
kapuça jemi të parët!