E premte, 26.04.2024, 04:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: Lamtumirë Nju Jork

E enjte, 11.07.2013, 07:12 PM


LAMTUMIRË NJU JORK

 

Nga Pal Neçaj

 

Lamtumir' o Nju Jorku zëmadhi,

Po shkoj ne vendin tim, Shqiperi,

Jam i merguar, po digjem malli,

Kam nente vjet larguar prej atij.

 

Lamtumire vendi me demokratik,

Ne të cilin nuk gjeta perbuzje,

Njerzit ndihen te lire, sinqerisht,

N' vendin tim, po shkoi gjithe ngutje.

 

Ne Tirane, të zemra e Shqiperise,

Jane Tereza dhe Gjergj Kastrioti,

Dy shtyllat kombetare t' lavdise

Legjendare figura, bota njohu.

 

Elbasani si veshkla mes dhjami,

Qytetlidhes t'gegve dhe Toskerise,

Muziken e vendit tim  don xhani,

Qender kulture, djep i gjuhesise,

 

Shkoi ne Durrsin plak të bregdeti,

Adriatiku ka shume plazhe,

Rivjera shqiptare, turistet magjepsi,

Joni ujekthjellte si lot vajze.

 

Lamtumire, u pafshim ne gezime,

Keshtu nga zemra del deshira,

Jeta ngado qenka  gjithe mundime

Pa atdhe, je si ze ne shkretetire.

 

Po kthehem ne Lushnjen e Kongresit,

Vendimi Shqiperia të jete shtet,

Pije kafen n' Divjake, larg' stresit,

Nga Kongresi,Tirana kryeqytet.

 

Zbres ne qytetin muze te Beratit,

Mosha dy mije e katerqind vjet,

Nder e krenari e shqiptarit,

Kam shume deshire ta shoh sivjet.

 

Te Vlora, qyteti i Flamurit,

Ismaili plak, guximshem ngriti,

Mvetesi nga turqia shpalli burri

Kastriotin, se dyti perseriti.

 

Nga Pashalimani e Uji i ftohte,

Ngjitem ne Llogara gjithe freski,

Himara bukuroshe, lavdiplote,

Lahem n' plazhet e Jonit - kaltersi.

 

Gjirokastra mbi shkemb, qytet guri.

Sheshit Cercizit, shoh' lagjet muze,

Vizitoj Permetin, luleshumin,

Frashenllinjte e shuar per Atdhe.

 

Lamtumire, si Saranda nuk ka,

Butrinti i lashte turistet cudit,

Perla shqiptare eshte gjith' sevda,

Te bashkatdhetart' cmallem, jam merzite.

 

Pogradeci piktoresk, shume me terheq,

Te pushoj tek liqeni i Lasgushit,

Cmallem me mige e shoke, beje qef,

Agollin e madh takoj fundgushtit.

 

Korca si zonje e paster kristal,

Aty shkolla e Pare dyert hapi,

Njerez të punes, kenges, vitale,

Per  Atdheun, gjithenje gati.

 

Duhet pare Kruja e Kastriotit,

Gjithe emigrantet i merr  malli,

Keshtjella e lashte simbol i kombit,

Varri i ushtrive të Sulltanit.

 

Rruga të con n' Lezhen e kuvendi,

Ne vendin historik, te Beslidhja,

Shkodra e Rozafes, Fishtes, Migjenit,

Vater qytetrimi, krenaria.

 

Qyteti ku mbreteroi Teuta,

Njerez pune, qejfi dhe humori,

Rrethuar nga liqeni, Drini, Buna,

Mali Cukal, Kiri, Toroboshi.

 

Alpet me male deri ne qiell,

Bukurite udhtarin mahnitin,

Fushat e gjera nenuje e diell,

Bujari ngado gjene, mikpritjen.

 

Nga kultura ilire e Komanit,

Deri ne Fierzen qe jep drita,

Me target permes Iiqenit,

Fisniket malesore, plot tradita.

 

Qendroj disa kohe n' Bajram Curri,

Me bashekeqytetare cmallemi,

Nga Dragobia deri të del lumi,

Bjeshke të bukura, me gezon xhani.

 

Alpet, pamje te tilla nuk ka bota.

Qilim magjik ka shtrire natyra,

Rrjedhin lumejte:Shale,Curraj,Valbona,

Lahen troftat si vajzat virgjina.

 

Lumenj qe mjelin boren ne male,

Ujin si qumesht shperndajne ne zona,

Qindra kroje ku pine shtojzovalle,

Kush nuk i lakmon, pra, vendet tona?!

 

Çdo pellemb' e vendit tim, histori,

Njerzit' perballuan cdo dhunim,

S' iken, mbijetuan me nder e lavdi,

Ata kurre nuk pranuan nenshtrim.

 

Thirrje u bej prijsave lider,

Elites politike te partive,

Punoni mire! Ne do te kthehemi.

Fund, ilegal gjithe emigrantve.

./.

-Nju Jork, korrik 2001-

(Nga libri “Ëndërren e lashë atje”)



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora