Mendime
Hilmi Saraçi: Ligji për amnesti dhe “Vetëvendosja”
E enjte, 11.07.2013, 08:08 PM
Ligji për amnesti dhe “Vetëvendosja”
Nga Hilmi Saraçi
Ligji për amnesti me të drejtë ka krijuar mjaft paqartësi dhe probleme gjatë miratimit të tij në Parlamentin e Kosovës. Kjo edhe nuk ka qenë e lehtë të kalohet pa një shqyrëtim më të hollësishëm dhe të lodhshëm. Prandaj ai (ligji për amnesti) në seancën e parë në parlament nuk ia doli të miratohet me dy të tretat e nevojshme të deputetëve . “Hallakama” që ndodhi në parlament si rrjedhojë e protestave dhe angazhimeve të deputetëve të “Vetvendosjes” , acaroi dhe iritoi të pranishmit, jo vetëm në parlament. por edhe më gjerë. Fatbardhësisht kësaj radhe (11 korrik 2013) nuk pati “Hallakamë” në parlament, pasi që tani si duket deputetët e “Vetëvendosjes” kishin kuptuar se me dhunë nuk zgjidhen problemet, por me maturi dhe pjekuri demokratike. Kjo edhe ishte e pranishme kësaj radhe . Mendoj se vetëm në këtë mënyrë “Vetëvendosja “ do të përfitojë besimin e qytetarëve si subjekt politik opozitar.
Kërkesa për përmirësim ishte e nevojshme
Deputetët
e opozitës por edhe të tjerë nga opozita
kishin kërkuar që të
përmirësohen disa nene që nuk ishin sa
duhet të favorshme në pikëpamje të formulimit , sidomos neni tre i ligjit për
amnesti që parashef amnestimin e shumë
personave që kanë ra ndesh me ligjin (kriminelëve), prandaj komisioni
legjislativ kishte ndërhyrë në përmirësimin e tyre.Mirëpo kësaj radhe sikur
deputetët ishin më të përmbajtur më të përgatitur dhe më të vetëdijshëm për
aprovimin (kundërshtimin) e tij, sidomos
deputetët e “Vetëvendosjes”, anipse ata edhe kësaj radhe ishin kundër miratimit
të këtij ligji për amnesti. Edhe kësaj radhe Hajredin Kuçi dhe disa
deputetë sqaruan shumë çështje që kishin të banin me këtë amnesti ligjore, sepse dukej qartë se kësaj radhe e kishin
lexuar (përpunuar me vemendje) këtë draft ligj për amnesti dhe e kishin kuptuar
se përveç të këqijave (dëmeve) kishte
edhe të mira edhe në favor të vendit, sidomos kur është fjala për terësinë
teritoriale të vendit dhe pajtimit të komunitetit serb me institucionet e
vendit. Për këto Bashkësia Ndërkombëtare
(BE-ja) e ka edhe fjalën kryesore në bisedime me Serbinë. Prandaj nuk do të
ishte e mençur të kundërshtohet.
Deputetët e “Vetëvendosjes” kësaj
radhe gjatë diskutimit dhe qëndrimit në parlament ishin më të përmbajtur dhe më konstruktiv
gjatë diskutimit (kundërshtimit), megjithse pati disa ferkime dhe etiketime që
nuk është dashur të reflektohen në parlament, sidomos para opinionit më të
gjerë . Mirëpo tani kjo sikur është bërë praktikë në parlament që të flitet pa
maturi dhe pa një mbështetje kushtetuese. Rada Trajkoviq shpesherë gjatë fjalës së saj thekson me mburrje “Kosova i Metohija”. Në këtë rast ajo u përpoq që të
bëjë disa krahasime në Maqedoni dhe në
Serbi duke përmendur në veçanti,Albin Kurtin dhe Flora Brovinen që
“
“Vetëvendosja “ka merita pë luftimin e dukurive negative
Ky
subjekt politik (“Vetëvendosja”)
duhet të ndryshojë ecurin e angazhimeve
të mëhershme, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përkrahet edhe në të ardhshmen.
“Vetëvendosja” si opozitë ka kontribua
shumë gjatë përpjekjeve për të
luftuar krimin e organizuar, kontrabandën, nepotizmin dhe pasurimin e
paligjshëm. E terë kjo është e pranishme
që 13 vite sidomos në veri të vendit ku