Kulturë
Drita Lushi: Një ''shëtitje'' në poezinë e dashurisë të autorit Zeqir Lushaj
E diele, 07.07.2013, 02:58 PM
-NJË “SHËTITJE” NË POEZITË E DASHURISË TË AUTORIT –ZEQIR LUSHAJ
“…do të vdes duke dashuruar!”
Nga Drita Lushi
Si
një lejtmotiv dashurie të origjinalitetit poetik të Zeqir Lushajt do ishte një
strofë e shkëputur nga poezia “Këngët e çikave” ku edhe pastërtia e Valbonës e
oshëtima e saj janë veçse një “keqeshkronjë” siç thotë autori, “e
këngëve e çikave tona!”
E ai, i do aq shumë
“çikat” sa një ditë do e pranojë se nga dashuria edhe ka “gabuar”…por shpejt na
bind se, më tepër se gabim, ky është fetishizim i dashurisë.
“Gabova, në të gjitha dashuritë,
dashuritë me vajzat dhe gratë,
Ato ikën, si retë nga murlani,
shpirti i dashuruar mbeti thatë!”
Dhe një “shëtitje”
në vargun dashuror të redaktorit të revistës
së mirënjohur Zemra Shqiptare, poetit e publicistit shqiptaro-amerikan
Zeqir Lushaj, “penda e artë e kaltërsive të Valbonës”, siç e kane
vlerësuar lexuesit, bashkëpunëtorët,e kolegët, të vjen natyrshëm e të zgjon
kuriozitetin.
Dekada më parë,
autori na vjen me këto vargje, e sikur
do të na thotë se ç’do të ndodhë edhe më tej, në librin “HIJA E VENDLINDJES”
“…Kur rrjedh me ushtimë,
i pastër, lumi Valbona,
më duket, “keqeshkronjë”,
e kangëve dhe e çikave tona “
Zeqiri është i drejtëpërdrejtë, ndoshta
nganjëherë edhe më shumë se sa duhet.
Ja si shprehet ai ne poezinë “ “SONTE JE, BAJRAK
NDËR ÇIKA…” kushtuar - një shoqeje në natën e martesës ;
“Shikimi yt,
rrezja e parë kur zbardhë dita,
“Sonte je bajrak ndër çika…”.
Aaah, medet,
Krajlica e Bacit ,
shkret po i len rrethet e Gashit!”
“Shoh jodin e detit,
në trupin e bronxët,
të vajzës krenare .
Shoh brezat ,
në ecjen e kujdesshme,
të nuses që do të bëhet nanë”
nga libri
“Lisi i shkruar”
E ndërsa kjo poezi është e viteve të rinisë, edhe
sot, mbas dekadash, kur autori punon e jeton në Amerikë ndeshim në të njëjtin
shtrat, motiv e ritëm vargu si në poezinë “E përbashkëta” të po ketij botimi.
“Ndoshta, krijuesit,
në të gjithë botën,
Tek frymëzohen, diçka për të thanë,
Kanë diçka të përbashkët
me këtë grua,
me këtë nuse,
që shpejt,
do të bahet nanë!”
Vargjet e poetit Lushaj ecin me kohën, me elementet
e tyre figurativë e realë.
Ballafaqimi i vargjeve, shpesh krijon hapësira
kohore shumëdimensionale. Ja psh, çfarë
mund të ndjejë lexuesi kur mbas vargut:
“sevdaja e bareshës në ortek të borës, a midis
ashtës,”
na merr me vete në dialogun në një park të Nju
Xhersit ku bisedon me:
“…një bjonde simpatike, mbi një xhip të ri…”.
E ndoshta-ndoshta, është kjo bareshë që deri dje
milte delet në “Shtyllë të Grisë”, ajo që e shoqëron poetin edhe në atë
anë të globit, por sot, një qytetare
edhe më aktive e saj.
Me emocion jepet ndarja në breg te Lanës, nga mikja
që detyrohet të marrë rrugët e kurbetit.
Autori e përjeton thellë këtë çast kur merr lajmin
se nesër, e adhuruara e tij largohet…
“
më ra mbi krye,
Lana, (e qelbur!),
Tiranën e përmbyti,
Një, (Kushedi –
ma lidhi gjuhën,
Pështyma e gojës,
u kallait për fyt”.
Dhe pastaj garancinë e dashurisë, që duket nuk do
të jetë më, e jep shumë sinqerisht, gati –gati, në naivitet por me shumë ide e moral:
Asnjë takim tjetër,
(i përfytyruar),
nuk mund ta ketë,
forcën e ndarjes së asaj dite.
Janë ca gjëra,
në jetë…
Që…
veç bjerren,
po i përsërite!”
Në poezinë “Rinia e pleqërisë” autori përmes
librave të tij që do të hyjnë në dhomën
e mikes “në mos nga dera, nga dritarja…”, e përjeton aq këndëshëm
momentin, kur i thotë asaj;
“E di se,
do të zverdhesh-limon,
në fytyrë!
Gishtat e duarve,
do të dridhen…
nga pak!
Ndonjë pikë-loti,
(pa kontrolluar!!),
“Tak-tak… ! “,
Do të rrëshqasi,
mbi kapak”
Për autorin dashuria është edhe dashuri por edhe
trishtim, edhe besë por edhe deziluzion,ndaj e pranon aq bukur se në këte rrugë
“dredharake-lozanjare” edhe ka gabuar…
TË MOS VARROSET DASHURIA
Gabova, në të gjitha dashuritë,
dashuritë, me vajzat dhe gratë,
Ato ikën, si retë nga murlani,
shpirti
i dashuruar mbeti thatë!
Por
shpejt “autokritika” s’ka vend se ai nga
dështimet merr vetëm forcë dhe si per ”inat“ të dashurive të humbura, ngrihet
edhe me fuqishëm ;
“Një jetë në dashuri paskam gabuar
prap kam forca të dashuroj çdo ditë,
do të vdes duke dashuruar!”
E pra, humbjet nuk e
Zeqir Lushaj, ndoshta edhe nga ndikimi profesional
si gazetar, edhe ne temen e dashurise jo rrallë kalon ne nje fare moralizimi,
por te këndëshëm, te pranueshëm e jo thjesht propogandistik.
Ja nje poezi e tillë e vitit 1978. Sa çilter reagon
autori ndaj nje mikeje që e sheh të
mërzitur:
ALERGJIA !!
Heeej,
Tiii,
Vaaajzë!!
Pse,
të shoh,
të mërzitur ?!
…!
Dikush,
ka thanë hapur
qëëë, Tiii,
je mikesha e “x’-it ?
Mos u merzit,
Oooj
pëllumbeshë!
Ai,
nuk ka gjë,
as
me “X”-in,
as me Mua,
as me Ty .
Thjeshtë,
është alergjik,
ndaj fjalës:
DASHURI !
“HIJA E VENDLINDJES”
Ose e shohim këtë edhe në vargjet shumë miqësore
dhe këshilluese, shkruar po në ato vite disi shtrënguese edhe në këtë fushë..:
At’ natë në Restorant “Drini”,
rastësisht u gjendëm ballëpërball,
Ti s’bëre mirë kur dole pa na folur,
…sikur s’na kishe parë.
Ti ke diçka me vetveten,
të mundon opinion i sëmur,
megjithese mbahesh vajzë e zgjuar,
megjithëse je shkolluar per kulturë.
Shokëve të mirë,
që ju flet kur je vetëm,
të ju flasësh, zonjushe!
Kur je dhe me të tjerë!
1975
Nga poezia “Kritikë moralizuese”
Ne poezinë”BISEDË INTIME”edhe lexuesi më i pavëmendëshëm, e ndjen veten
bashke me çiftin në bisedën e tyre, të cilën e beson sinqerisht, aq reale na
vjen ajo.
“ A ke shkruar ndonjë vjershë për mua?
më pyeti ime shoqe, një ditë në plazh,
Hodha syte mbi rërën e nxehtë,
e, duke buzëqeshur lehtë, – i thashë:
– Në qoftëse më lejon t’i krahasoj,
me kokrriza rëre vjershat e mia,
Ti, je shkëmbi i tyre burimor,
nga më lind dhe më vjen poezia…
1978
Autori
natyrshëm dhe bindshëm ngre kult ndaj dashurisë e besnikërisë për gruan :”
Ti je shkëmbi i tyre burimor…”- thote ai.
Ai e krahason dashurinë me lirinë, pra
kulti i saj është i njëjtë me të qenit i lirë;
“do t’ju dua prore”-thekson ai në
një varg!
Ja si shprehet Ai:
PENGJET E MIA
- Ndjese, ndaj vajzave dhe lirise -
Kush lëvroi kaq thellë,
kush dremiti pa limit,
nëpër shpirtin tim?
Si vajzat e bukura,
…dhe Liria?
Kërkush si Ato,
ishin dhe mbetën:
PENGJET e mia!!
Tash 60 vjetë,
(si "pronar" mikroborgjez),
I pata dhe, (shpesh),
nuk i gëzova!
I papërgatitur,
për gjëra të bukura!
( primitivisht, jo rrallë),
i shpërdorova!!
…!
Ja nisi Qiellit këtë Ndjesë,
(ndaj vajzave dhe Lirisë),
binomit energjitik,
të jetës njerzore.
–Lutem për Ju, që kurr…,
kurr mos ngeleshi
PENG!
Tek Unë,
nuk do të shuheni,
bashkë me frymën!
– Do t'ju dua,
…PRORE!!
Zeqiri në
poezite kushtuar dashurise te botuara
deri tani, ka edhe si një “epitaf” dashuror…(jo mortor!), për femrat.
FEMRAT
Në rini,
gjithnjë,
– Frymëzim!
Në burrëri,
më tepër,
– Shoqërim!
Në pleqëri,
(ndoshta),
Thjeshtë,
– një kujtim!
Gjashte librat e Tij, jane botuar ne Tiranë 2009,
ç’ka tregon se ai ka “vendosur”- ti
mbajë dorëshkrime deri ne “pjekjen” e plote
artistike të tyre.
E kështu vepron rrallëkush.
Poeti Lushaj, ka gjithashtu disa libra gati për botim e shumë të tjera në
projekt për vitet e ardhshëm;
Por se ç’vënd do të zërë tema e dashurisë në ato
krijime, mbetet të shohim. Mendoj se me gjithëse vitet e Zeqirit ecin, (si të
gjithëkujt tjetër në këtë jetë), tema dhe vargjet e dashurise do të mbeten
gjithnjë prezente dhe interesante në origjinalitet,për sa kohë ai e ngjyen
penën e frymëzimit në vendlindje dhe aromën e kaltër të Valbonës!